Author: tirana

Që prej datës së sotme, çdo shqiptar i cili do të iki në SHBA për turizëm apo biznes dhe aplikon për vizë, do ta marrë atë me një afat 10-vjeçar. Ky lajm i cili u dha para pak ditësh nga Ambasada amerikane në Tiranë, u pasua edhe me një reagim të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Rama ka ndarë një postim në “Facebook” ku tregon aplikanten e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet. “Lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës…

Read More

Në ambientet e jashtme të një biznesi në qytetin e Lezhës ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Mësohet se biznesi në fjalë ndodhet në lagjen Besëlidhja në Lezhë. Ndërsa, lënda plasëse e përdorur ka qenë një ndezës granate. Raportohet se nga ky shpërthim fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që “blutë” e Lezhës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë filluar hetimet për këtë rast.

Read More

Policia e Korçës ka bërë me dije se ka arrestuar një shtetas 61-vjeçar me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze të mitur. Sipas burimeve të policisë, i prangosuri është shtetasi me iniciale J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur.”

Read More

Këtë të premte, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje ku do të diskutohet lidhur me situatën e epidemisë dhe masat anti-COVID në vend. Duke marr137 parasysh rënien e ndjeshme të numrit të infektimeve gjatë muajve të fundit, pritet që Komiteti të lehtësojë edhe më tepër masat anti-COVID. Masat që janë aktualisht në fuqi: Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur në një takim ditën e sotme Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lóránt Balla. Balla e ka bërë të ditur këtë takim përmes një statusi në “Facebook”, ku thotë se Hungaria është një mike e mirë e Shqipërisë si dhe mes dy vendeve gjatë viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi ekonomik. Ndërkohë, edhe Ambasadori hungarez në Tiranë, Lóránt Balla, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe mbajtjen në Qershor të Tryezës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. “U takova me Ambasadorin e Hungarisë zotin Lóránt Balla. Hungaria është…

Read More

Rritja e çmimeve të energjisë e ka shtyrë inflacionin në Eurozonë në 7.5%, më i larti që nga krijimi i monedhës së përbashkët, sipas një vlerësimi të parë nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së. Kjo ishte një rritje e shpejtë nga 5.9% në shkurt, dhe shumë më e lartë se 6.6% e pritur nga ekonomistët. Është e njëjta histori në të gjithë Evropën sikurse në Mbretërinë e Bashkuar: rritja e çmimeve të energjisë po godet më shumë konsumatorët. Eurostat deklaroi se “duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në muajin…

Read More

Sot, Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm ku thekson se ka lehtësuar procedurat për caktimin e takimeve për marrjen e vizës sa i takon një sërë kategorish profesionesh. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada bën me dije se është vendosur të reduktohet koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune në profesione si mjek, kërkimin shkencor dhe për studime. Njoftimi i ambasadës gjermane: Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë MjekAu Pair (Babysitter/dado)Formim profesionalKarta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartëLigji i emigrimit për punonjës…

Read More

Ditën e nesërme, ish-deputeti socialist Alqi Bllako pritet që të dalë para Gjykatës së Posaçme në orën 11:00 për t’u njohur me masën e sigurisë. Në sqarimin e saj, SPAK njofton se arrestimi i ish-deputetit, Alqi Bllako u bë me 9 orë vonesë nga policia e shtetit, pa sqaruar arsyen e kësaj vonese. Po ashtu, në deklaratën e Prokurorisë së Posaçme thuhet se që nga marrja në hetim deri te arrestimi i Alqi Bllakos në orët e para të mëngjesit, policia është urdhëruar të mbante në vëzhgim deputetin që prej datës 30 mars. Ndëekohë që një ditë më pas, ekzaktësisht…

Read More

Tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare, Bruno Fernandes do të vazhdojë të qëndrojë tek Mançester Junajtidit edhe për 4 vite të tjera. Ylli portugez ka firmosur dje marrëveshjen dhe do të jetë pjese e djajve të kuq deri më 30 qershor 2026. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Mançesterit me anë të një komunikate në sajtin e tyre zyrtar si dhe me një postim në rrjetin social “Twitter”. Aktualisht gjatë këtij sezoni, 27-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 27 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 6 asist për shokët e skuadrës me fanellën e Junajtidit…

Read More

Një rast tjetër ngacmimi ka ndodhur në institucionet arsimore në vend ku drejtori i një shkolle në rrethin e Lushnjës ka rënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar një nxënëse 15-vjeçare. Drejtori është identifikuar si Rrahman Çela. Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.”

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se Franca ka lehtësuar ndjeshëm masat e pandemisë për gjithë qytetarët shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë në shtetin francez. Njoftimi i ministrisë së Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile. Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme: –Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28…

Read More