Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Astirit në Tiranë , ku u raportua për të shtëna me armë zjarri. Mësohet se efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për ‘Grabitje me armë”. Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin ML dhe personi/at që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë. Makina e cila është kontrolluar dhe ku dyshohej se ishte personi në kërkim ka mbetur në rrugë, ndërkohë që dyshohet se një prej xhamave të…
Author: tirana
Sot do të hidhet shorti për grupet e Botërorit, “Katar 2022”. Ceremonia e hedhjes së s shortit nga FIFA do të zhvillohet në Doha dhe do të nisë në orën 18:00 ku nga do tërheqja e goglave do të mësohen edhe 8 grupet që do të përbëhen nga 4 skuadra. 32 skuadrat e kualifikuara për në fazat finale të kompeticionit më të madh të futbollit botëror do të ndahen në 8 grupe ku secili do të kete 4 ekipe. Nërkohë, në çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane. Nuk mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me kombëtaret…
Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave? Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day). Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave. Ky shpjegim u…
Ditën e nesërme, më datë 2 prill, nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit i cili është shunë i shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një komunikimi, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar gjithë besimtarët në vigjilje të nisjes së Muajit të Bekuar të Ramazanit. “Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë. Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të…
Teksa jemi në pritje të mbledhjs së radhës të Bordit të Transperencës i cili në kushte normale duket të ishte mbledhur ditën e djeshme, çmimi i naftës në bursa ka rënë ndjeshëm nga vendimi i fundit i bordit. Kujtojmë që më datë 25 mars, çmimi i naftës për fuçi në bursa ishte 113.90 dollarë, teksa nafta në vend shitej me 245 lekë/litër. Me datë 29 mars çmimi për fuçi ra me 9.66 dollarë/fuçi. Bordi pas mbledhjes vendosi që nafta të ulej me 8 lekë/ litër, duke çuar në 237. Një ulje që nuk korrespondon totalisht me atë çfarë lëviz në…
Materniteti i ri i Kukësit është drejtë fundit dhe shumë shpejtë do të jetë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti. “MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës, Materniteti i Ri i Kukësit, i cili është drejt përfundimit e pritet të hapë dyert së shpejti, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj. Me ndërtimin…
Sot kanë lëvizur sërish çmimet e karburantit në treg. Këtë mëngjes, nga një vëzhgim në pikat e karburantit shihet se nafta ka pësuar rënie me 6 lekë duke shkuar në 231 lekë për litër, kurse benzina ka shënuar rritje të lehtë me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër. Lajmi në përditësim
Data e sotme, 1 prill 2022 shënon 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Një reagim për këtë datë të shënuar për historinë e shtetit shqiptar pati edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila theksoi se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor, si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni…
Shumë thashetheme kanë qarkulluar kohët e fundit ku thuhet se këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez është në një lidhje dashurie me biznesmenin shqiptar, Zen Matoshin. Aludimet e para u hodhën teksa dyshja u panë bashkë në një koncert të Dua Lipës dhe kaq duhej që kjo hipotezë të përhapej kudo. Mirëpo, ylli i muzikës botërore ka reaguar sot për herë të parë, duke treguar se është beqare. Selena ka publikuar një video në “Tiktok”, në të cilën sikronizon buzët me audion virale të King Nas. Një burrë thotë disa komplimente për të bindur një grua që t’i japë…
“Blutë” e Shkodrës kanë vënë në pranga 3 persona ndërsa 1 tjetër do të procedohet në gjendje të lirë pasi u konstatua se kryenin veprimtari kriminale të falsifikimit të dokumentave. Arrestimi i tyre u bë si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Alias” dhe u janë sekuestruar dokumente identifikimi dhe dokumente të tjera, të dyshuara të falsifikuara. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit…
Dy helikopterë ushtarake ukrainas kanë sulmuar depon e naftës në qytetin rus të Belogord, sipas zyrtarëve rusë. Gjithashtu, guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov deklaroi se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, pasi kaluan kufirin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët. Menjëherë zjarrfikësit erdhën në vendngjarje dhe filluan të venë situatën nën kontroll ndërsa banorët që ndodheshin aty pranë u evakuuan, tha guvernatori. Shpërthimi i depos në Rusi vjen vetëm 2 ditë pas një tjetër shpërthimi në një ndërtesë magazinimi armësh. Qyteti i Belgorodit ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën. Ndërkohë, kjo e fundit…
Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve. Subjektet e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël masa administrative do të jetë 2 mln lekë. Përsëritja e shkeljeve do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit. Në Fletoren Zyrtare është botuar akti normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të…