Dje, këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi festoi ditëlindjen e saj të 28-të. Ajo ndodhet aktualisht në New York pasi ka shkuar për shkak të punës së bashku me Ylli Limanin dhe partnerin e saj, Adis Patushi. Nën shoqërinë e tyre dhe të një personi tjetër të cilin Fifi e ka përmendur në “Instastory”, ylli i muzikës ka festuar këtë ditë të rëndësishme për të duke organizuar një “party” shumë të këndshëm. Si ç’tregon edhe videoja më poshtë, ajo shihet teksa argëtohet bashkë me Yllin ndërsa nuk ka kursyer dhe momentet romantike me Adisin. Kujtojmë që romanca e tyre nisi fill…
Author: tirana
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola do të zhvillojë sot një vizitë në Ukrainë. “Rrugës për në Kiev”, ka shkruar presidentja në një postim në rrjetin social “Twitter” të enjten. Detajet e udhëtimit të Metsola dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, sipas një zyrtari të parlamentit. Në fillim të kësaj jave, presidentja tha se ishte e rëndësishme që Parlamenti Europian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësimin në BE. On my way to Kyiv 🇺🇦На шляху до Києва 🇺🇦 #StandWithUkraine pic.twitter.com/8fz43BkapJ— Roberta Metsola (@EP_President) March…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako tashmë është i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë Policia e Shtetit, duke hedhur poshtë kështu të gjitha dyshimet se ai është arratisur, ashtu siç u raportua mbrëmjen e djeshme. Me anë të një njoftimi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 1 prill, policia sqaron se Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Astrologu Jorgo Pulla tregoi se si është parashikimi i yjeve për shenjat e horoskopit për muajin prill. Pulla thotë se Dashi, Peshorja, Peshqit nuk duhet të bëjnë gabim në asnjë mënyrë këtë muaj se do ta paguajnë shtrenjtë. Dashi ndikohet shumë në çështjet që lidhen me punën aktuale. Mund t’i bëhen disa padrejtësi, por ndonjëherë ndikojnë. Fokusohen më tepër tek çështjet ekonomike financiare. Nga ana shpirtërore, lidhjet me virgjereshën dhe ujorin kanë ndikim shumë të madh. Nga 15 ditëshi i dytë, priten dhe lajme të mira. Demi – Janë shumë të ndërlikuar sa i përket kësaj periudhe se lidhen shumë…
Debat i tensionuar dhe ofendime mes Petrit Vasilit dhe gazetarit Alban Dudushi, teksa ky i fundit e ka pyetur deputetin e LSI nëse ka përgjegjësi për të arrestuarit e çështjes së inceneratorëve që dikur ishin pjesë e kësaj force politike. Vasili është shprehur se dokumentet e denoncuara nga LSI, janë publikuar menjëherë pasi u kanë rënë në dorë. Ndërsa Dudushi ka insistuar se për inceneratorët po bëhet një gjyq i madh publik që është edhe në dëm të çështjes. Pjesë nga debati në “Syri Tv”: Alban Dudushi: Ju a keni përgjegjësi që këta kanë qenë ish-zyrtarët tuaj? A do i nxirrnit…
Redaktori i emisionit Top Story dhe televizioni Top Channel i kanë ndarë rrugët në mënyrë jo paqësore, pasi në faqen zyrtare të emisionit në facebook, Top Channel akuzohej se kishte censuruar disa emisione, i fundit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”. Sipas drejtuesve të emisionit, prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndërhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Top Channel, që në një artikull të…
Juventus-Napoli, ndeshja e luajtur më 6 janar mesa duket ende nuk ka përfunduar. Pas 3 muajsh Prokurori Publik i Federatës së Futbollit ka paditur klubin napolitan, presidentin De Laurentis dhe menaxherin e shëndetësisë të klubit “për moszbatim të rregullave për kontrollet shëndetësore, se kanë lejuar lojtarët Lobotka, Rrahmani dhe Zielinski të udhëtojnë në Torino së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Napolin rrezikon nga gjoba, deri tek përjashtimi nga kampionati përkatës ose nga çdo garë tjetër e detyrueshme.
Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference, njoftoi se do të bëhet lëshimi i një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së. Biden tha se do të shërbehen deri në 180 milionë fuçi nafte nga rezervat në përpjekje për të luftuar rritjen e çmimeve të gazit. Me këtë, ai shpreson që mund të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Biden theksoi se ndalimi i importeve të naftës ruse ishte gjëja e duhur që duhej bërë edhe pse dihej se kjo do të kishte një kosto të madhe nga pas. Ai tha…
Është ndarë ditën e sotme nga jeta profesori dhe albanologu i njohur, Peter Bart. Lajmin e ndau në faqen e tij në Facebook kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një homazh të Enver Robellit kushtuar albanologut Peter Bart. Rama shkruan se albanologu Bart meriton respekt dhe mirënjohje. Postimi i plotë i Ramës: “HOMAZH Një homazh prekës i Enver Robellit për të ndjerin Peter Bart, albanologu që meriton të gjithë respektin e mirënjohjen tonë, përshkruar mrekullisht në artikullin bashkëngjitur! Në moshën 84-vjeçare ka vdekur profesori i Universitetit të Münchenit, Peter Bartl. Ai është autor i veprave monumentale mbi historinë shqiptare,…
Naftësjellësi Adriatik JANAF ka njoftuar se do të pezullojë dërgesat e naftës për korporatën e hidrokarbureve në Serbi, Naftna Industrija Srbije (NIS). Përmes një deklarate për shtyp, JANAF tha se sanksionet kundër Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës përfshinin një kontratë që rregullonte dërgesat e naftës së papërpunuar në Serbi. “Nëse situata mbetet e pandryshuar, kontrata do të pezullohet nga mesi i majit të këtij viti dhe do të mbetet e tillë për sa kohë të jenë në fuqi sanksionet”, tha JANAF. Mediat lokale raportuan se sanksionet e BE-së kundër Rusisë përfshinin ndalimin e të gjitha transaksioneve me kompanitë…
Gjatë një takimi me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e Njësive Administrative të Matit kryebashkiaku Agron Malaj u ndal në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndalimin e zjarreve të qëllimshme, frenimin e dëmtimit të pyjeve dhe të ndalet shitja e shpendëve për shkak të gripit të pulave. “Ne, tha Malaj, duhet të bëjmë të pamundurën për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike në territorin e Matit. Objektivi ynë duhet të jetë që këtë vit të mos mbillet asnjë bimë as në mjedise të hapura apo të mbyllura. Kryetarët e fshatrave i kanë të gjitha mundësitë të menaxhojnë si duhet…
Arrestimi i Dumanit, Hajdarmataj tregon “çelësin” që mund të zbërthejë ngjarjen kriminale. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit njëherësh ekspert i Sigurisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për ngjarjen e fundit në Shqipëri, ku u arrestua i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Hajdarmataj tha se policia dhe grupi hetimor kanë disa prova në dorë për të zbërthyer ngjarjen, duke shtuar se ajo që bën diferencën është telefoni, i cili mund të zbulojë dhe ngjarje të tjera kriminale. I pyetur nga Xhokaxhi për arrestimin e dy mjekëve dhe infermierëve, Hajdarmataj tha se…