Një aksident i i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S. Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë.Shpërndarja e tyre është: 22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.Janë shëruar 63 qytetarë…
Presidenti i rajonit separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji, mund të marrë hapa konkretë për t’iu bashkuar Rusisë. Moska e ka njohur territorin bregdetar të Abkazisë si të pavarur pas luftës kundër Gjeorgjisë, në vitin 2008, dhe i ka ofruar vazhdimisht ndihmë financiare dhe shtetësi ruse për popullatën, teksa ka pozicionuar mijëra ushtarë në atë rajon. Anatoly Bibilov, President i Osetisë Jugore, u shpreh: “Synimi kryesor historik dhe strategjik për popullin e Osetisë, popullin e ndarë, është unifikimi në një shtet. Ky shtet është Federata Ruse. Unë besoj se bashkimi me Rusinë është synimi ynë strategjik, rruga jonë, aspirata e…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan kryediplomatja amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA “Po ashtu, hapa të tillë e bëjnë të qartë se…
Qeveria ka vendosur datat kur do të zëvendësohen ditët e pushimit shtesë të bëra gjatë marsit. Kështu, dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161,“Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën:02.04.2022 (e shtunë). Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat: 30.04.2022 (e shtunë)14.05.2022 (e shtunë)28.05.2022 (e shtunë)
Ukraina ka krijuar një kod në udhëzuesin për trupat ushtarake ruse që duan të dorëzohen dhe të lënë luftën. Ushtarët rusë thuhet se mund të marrin 5 milionë rubla (46,500 Paund) nëse dorëzohen në Ukrainë. Madje ushtarët rusë që do të dorëzohen në Ukrainë janë këshilluar që të përdorin fjalën e koduar “milion” si një referencë të dukshme për të marrë shpërblimin financiar që ofrohet për hedhjen e armëve. Udhëzuesi i hartuar nga Shoqata e Avokatëve të Ukrainës, i quajtur “Si të dorëzohesh saktë” u thotë forcave ruse se duhet “të hedhin armën, të rrinë drejt, të ngrenë duart lart…
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Vendimi i Gjykatës së Posaçme ju dha prokurorit të SPAK për ekzekutim. Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit. Kujtojmë që ditën e martë SPAK lëshoi urdhër-arrestin për Alqi Bllakon, ndërkohë që ditën e mërkurë ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit para se të mblidhej Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin. Ndërkohë ditën e enjte Bllako u shoqërua fillimisht në polici, ndërkohë që mbasditen e së enjtes gjykata vendosi masën e arrestit me burg.
Blogerja Armina Mevlani, teksa ishin duke folur për situatën e “Oscars 2022” dhe incidentit mes Will Smith dhe Chris Rock, ka treguar një histori, ku partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, i është dashur të ndërhyjë. Ajo ka rrëfyer se ka ngelur e habitur, duke thënë se ai e ruan shumë edukatën dhe mirësjelljen. “Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Sepse ideja është që edhe vetë partneri im edhe unë kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi. Sepse nëse ai do kishte heshtur një moment…
Një betejë e egër është duke u zhvilluar midis forcave ruse dhe ukrainase në Izyum, porta për në rajonin e Donbasit. Gjatë tre javëve e gjysmë qyteti lindor me 50,000 banorë është shkëputur nga bota dhe është bërë një fushë beteje urbane e ngjashme me portin e rrethuar të Mariupolit në jug ose me qytetin e rrethuar të Chernihiv në veri. Nënkryetari i bashkisë e ka përshkruar Izyum si “ferr”. Zyrtarët thonë se situata humanitare është e rëndë, pa ngrohje, ujë apo energji elektrike dhe civilët janë varrosur nëpër parqe. Valerii Marchenko, kryebashkiaku i Izyum, vlerëson se 20,000 njerëz kanë…
Inflacioni në Spanjë ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 37 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria spanjolle më 30 mars, inflacioni u rrit në 9.8 për qind në mars nga 7.6 sa ishte në shkurt. Ky është niveli më i lartë i inflacionit që prej majit të vitit 1985. “Kjo është një shifër e keqe që prek ekonominë tonë, veçmas grupet më të ndjeshme për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë”, tha Kryeministri spanjoll,…
Në Kuçovë janë regjistruar dy ngjarje aksidentale për shkak të motit të keq, i cili ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 26-vjeçar teksa ishte duke montuar panelin diellor ka rënë nga çatia si pasojë e erës së fortë. Mësohet se i lënduari është Majkëll Vrapi i cili menjëherë është dërguar në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu, si pasojë e stuhisë së fortë,një depozitë uji është shkëputur nga çatija dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçe që ishte duke kaluar në rrugë.Vajza me inicialet S.K,është ngritur nga kalimtarët…
“Mehmet Shehu ka mbajtur të fshehur planin për çlirimin e Kosovës. E ka fshehur në kasafortë dhe çelësin e mbante vet”. Mëngjesin e 22 tetorit 1982, Kadri Hazbiu është kujtuar për ngjarjen e pazakontë, kur ka marrë në dorëzim zyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe ka kërkuar ta vërë në vëmendje dy hetuesit. ”Pasi vrau veten Kryeministri, ka dëshmuar ai, u kujtova për këtë dokument dhe më shkoi mendja të verifikoja nëse ishte në vend apo e kishte marrë tradhtari Mehmet Shehu. Kur gjetëm çelësin sekret, e hapëm kasafortën, konstatuam se ishte aty”. Nga mënyra si zbardhet kjo histori në…