Author: tirana

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e tij të fundit në Instagram. Ai është shfaqur ndryshe nga çdo herë tjetër, duke habitur ndjekësit. Besi është shfaqur me flokë të gjatë, teksa ka pozuar i buzëqeshur dhe i veshur me një kostum. Ai e ka krahasuar veten me personazhin e njohur, Sandokan. “Ekstejshën. Sandokani”, ka shkruar Besi krahas fotos. Ky look i ri është pritur mirë nga ndjekësit të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë.

Read More

Masa ajrore të ftohta me orirgjinë polare së bashku me lagështinë e Atlantikut pritet të kushtëzojnë reshje shiu, por edhe bore në shumë pjesë të Kontinentit Evropian duke filluar që nga Britania e Madhe e deri në Gadishullin Iberik. Reshje bore gjatë ditëve të ardhshme priten në Francë, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni etj. Reshjet e borës përpos viseve kodrinore-malore pritet të përfshijnë edhe shumë ultësira në këto vende, por normalisht nuk duhet pritur borë në të gjitha ultësirat. Cikloni i fuqishëm pritet të ndikojë edhe në Gadishullin Ballkanik. Reshje bore gjatë ditëve të ardhshme priten edhe në gati të gjitha…

Read More

Me një dekret të firmosur sot, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëro pranimin në ushtri të 134 500 rekrutëve të rinj. Edhe pse vjen në një kohë kur Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë atë që e quan operacion special, Ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi se ky vendim nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të cilit i referohet Reuters, tha të martën se asnjë nga rekrutët e rinj nuk do të dërgohet në ndonjë “pikë të nxehtë”. Çështja e përfshirjes së rekrutëve në luftë është shumë e ndjeshme. Më 9 mars, Ministria e Mbrojtjes…

Read More

Shtatë deputetë që mbështesin Sali Berishën nuk i janë bindur urdhrit të kreut të Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, për të mos marrë pjesë në votimin për 2 kandidaturat e PS për anëtarin e ri të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Mesazhi i Alibeajt drejtuar deputetëve erdhi pasi Komisioni i EKonomisë rrëzoi propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës. Deputetët që morën pjesë në votim dhe nuk iu bindën udhëzimit të Alibeajt: Tritan ShehuLuan BaçiAgron ShehajIsuf ÇelajAlbana VokshiElda HotiBujar Leskaj Aleatët Agron Duka Dashamir Shehi Fatmir Mediu Vangjel Dule Mesila Doda Nusret Avdiu

Read More

Me një foto me Mian që pushon në prehërin e saj, Rudina Magjistari ka treguar se nuk ndahet asnjë moment nga vajza.“Kur të voglën time e zë gjumi në prehrin e mamit. Kishte dite të gjatë dje, por donte me patjetër të shihte Festivalin në sallë”, ka shkruar Rudina krah fotove ku duket vogëlushja në momentin më të ëmbël në sallën e Operas dhe Baletit, ku kanë ndjekur së bashku shfaqjen.

Read More

Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion ka vendosur ditën e hënë vazhdimin e masës arrest me burg për të të arrestuarit për inceneratorin e Elbasanit Pëllumb Abeshi, Serafin Papa dhe Bardhul Çabiri. Në vendin e GJKKO thuhet se për të 3 personat do të vijojë masa e arrestit me burg, pavarësisht se avokatët e tyre kanë kërkuar lehtësim të masës. Pëllumb Abeshi i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Mjedisit akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë për Serafin Papën i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim është dhënë masa arrest me burg, ndërkohë që më herët ishte dhënë…

Read More

Një 50-vjeçar është gjetur i varur në pemë pasditen e sotme në fshatin Nepravishtë të Libohovës. Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete nga banorët e fshatit dhe dyshohet se është vetëvarur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Njoftimi i policisë Më datë 31.03.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Nepravishtë, Libohovë, në një pemë, është gjetur nga banorët e fshatit, i vetëvarur shtetasi L. Dh., 50 vjeç, banues në Libohovë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po…

Read More

Bardh Spahia ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi. “Nisin sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, për besimin që ata më dhanë. Falenderimi im është për të gjithë, pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk më votuan. Kam bërë një premtim, do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e tyre në datën 6 mars. Ky mandat është i shkurtër, por ne do të bëjmë maksimumin,…

Read More

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ditën e sotme sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë duke ‘goditur’ sektorin e teknologjisë. SHBA bëri me dije se po vendos sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 individëve, duke përfshirë Mikron, prodhuesin më të madh të çipave në Rusi dhe prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të mikroelektronikës. Kjo masë ka për qëllim të synojë rrjetet e evazionit të sanksioneve”dhe kompanitë kryesore të teknologjisë ruse që po mundësojnë luftën e paligjshme të Putinit kundër Ukrainës. “Ne do të vazhdojmë të synojmë makinën e luftës të Putinit me sanksione nga çdo kënd, derisa…

Read More

Një shkrim nga ish-deputeti i PS, Ben Blushi i titulluar “Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria” ka sjellë një reagim të akademikut Rexhep Qosja. Ish-deputeti, kishte shkruar disa kohë më parë, se “Kosova ka qenë një koloni artistike e Shqipërisë”, ndërsa thumbonte kosovarët për mendimin kritik gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi. “Kosovarët nuk kishin kaq shumë talente”, shkruante ish-deputeti duke theksuar se si “muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë”. Në shkrimin e tij, të publikuar në Facebook, Qosja pa i përmendur emrin thotë se ai (Blushi) vuan nga…

Read More

Televizioni Top Channel ka mbyllur emisionin investigativ Top Story. Me një njoftim në faqen e facebook stafi i emisionit shpreh indinjatën në lidhje me këtë vendim të drejtuesve të TCH. Në fund ata lajmërojmë se do të jenë sërish në transmetim, por pa thënë se ku specifikisht. Njoftimi i plotë. Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel. Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që…

Read More

Pavarësisht se është shprehur se për të Lulzim Basha është deputet i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka shumë të vështirë t’ia largojë nofkën ‘brava’. Përpara mediave, sot Berishës ‘i rrëshqiti goja’ dhe e thirri Bashën në të njëjtën formë që ka bërë për muaj me radhë gjatë përplasjes mes tyre. “Se po të kishte bazë do të shkojë tek Gjykata, anëtarësia e partisë e gjykoi dhe i dha Bravës, Lul Bashës me falni, shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor,”- tha Berisha ndër të tjera.

Read More