Author: tirana

Nje nënë 33-vjeçare në Greqi e cila akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare është paraqitur në prokurori. Historia e familjes në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3.5 vjeç dhe 9 vjeç ka tronditur mbarë opinionin publik. Roula Pispirigou është shoqruar për tek ambientet e prokurorisë e veshur me jelek anti-plumb ndërsa një turmë e madhe njerëzish po priste për të parë transferimin e saj. Nga testet toksikologjike të 9-vjeçares e cila u shtrua në spital dhe ndërroi në Janar, Georgina kishte…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Autobuzi me përfaqësues të Partive Popullore Europiane erdhi në Tiranë për t’u sqaruar rreth situatës të turbullt që po kalon partia simotër prej një viti. Në bllokun e shënimit të kryetarit të delegacionit të zgjeruar ishte shënuar: “nga prilli në prill, 12 muaj luftë civile”Autobuzi u parkua në selinë e PD-së. Të ftuarit u bën kurioz rreth një pllakate xhami. “Kjo i kushtohet 300 themeluesve të Partisë Demokratike” – sqaroi ciceroni- ndërsa këtu në këtë shesh historik që do të kthehemi sërish pas dy orësh ka mbajtur fjalimin historik Lulzim Basha më 27 prill 2021, dy ditë…

Read More

Amerikanët do të lejohen të zgjedhin një X për gjininë në aplikimet e tyre për pasaportë duke filluar nga 11 Prilli, tha të enjten Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ndërsa administrata e Biden shënoi një “Ditë të Dukshmërisë Transgjinore” mes lëvizjeve të disa shteteve për të synuar personat transgjinorë. Departamenti i Shtetit në qershor tha se qytetarët amerikanë mund të zgjidhnin gjininë e tyre në aplikimet pa pasur nevojë të paraqesin dokumentacion mjekësor. Në tetor, ajo lëshoi ​​pasaportën e parë amerikane me një shënues gjinor “X”, i krijuar për t’u dhënë njerëzve jobinarë, interseksualë dhe jokonformë gjinor një shënues të…

Read More

Prej  fillimit të krizës energjetike mesin e vitit të shkuar,  ky ka qenë një qëndrim konstant i kryeministri Edi Rama për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike një mall që blihet dhe shitet nga shteti. Por nga salla e parlamentit këtë të enjte, kryeministri paralajmëroi se çmimi energjisë elektrike nuk do të paguhet njësoj prej atyre që ai i quajti si familje të pasura. Një ndryshim drastik nga pak javë më parë. “Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na…

Read More

Një moment humori ka qenë në seancën e sotme kur deputeti demokrat Tritan Shehu ndërhyri gjatë fjalës së deputetit socialist Taulant Balla. Nuk vonoi as reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.”Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti.Mundësisht pi birrë Korça e Tirana. Prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar, konsumoni mallra shqiptare nuk bën keq”, tha Balla.

Read More

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka patur debate të forta ku një prej tyre u zhvillua mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetit demokrat Sali Berisha lidhur me korrupsionin. Në fjalën e tij teksa i përgjgjej akuzave të Berishës, Balla ka theksuar se ai është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri. Socialisti vijoi më tej duke thënë se Berisha është i fundit që ka ngelur nga komunizmi, kështu që PD-ja nuk duhet që ta lejojë partinë të kthehet në një bunkier komunist. Balla tha se është…

Read More

Ka disa ditë tashmë që qarkullojnë zëra për një ribashkim të mundshëm mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Edhe pse shumë pak e besuan lajmin e para disa ditëve se Donaldi kishte shkuar në shtëpinë e moderatores, “faktet” e reja të dala në dritë zbulojnë më shumë mbi atë që përflitet ditët e fundit. Në fakt, ishte një ndjekës i blogerit Olti Curi i cili tregonte se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drejt Vjenës, kurse Bora në 14:30!”, çka ka shtuar ndjeshëm dyshimet se të dy mund të ndodhen bashkë në Austri. Madje, qarkulluan edhe…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashi” ku një furgon është përplasur me 2 kamionë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:00. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi D. L., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: “Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, një mjet furgon me drejtues shtetasin D. L. është përfshirë në aksident me 2 mjete (kamionë), me drejtues shtetasit E. Sh. dhe S.…

Read More

Teksa mbajti fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Ballukui ka kthyer përgjigje opozitës duke deklaruar se pavarësisht propagandës së tyre, kriza aktuale në të cilën ndodhemi është globale dhe vjen si pasojë e luftës në Ukrainë. Gjithashtu, Balluku theksoi se qeveria do të mbrojë qytetarët nëpërmjet paketës së rezistencës sociale,me qëllim që të ulë impaktin e rritjes së çmimeve. “Më shumë se 3400 km të tjerë mirëmbahen nga ARRSH, përsa i përket taksës së qarkullimit vitin e kaluar është 19 miliardë lekë ndërsa ajo për mirëmbajtjen është 34 miliardë lekë. Sot nuk provuan vetëm sektori…

Read More

Në rivlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi kërkesën e SPAK për 9 te akuzuarit për inceneratorin e Fierit.  Nga sa është mundur të mësohet, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 7 nga të akuzuarit, ndërsa për 2 të tjerët u vendos masa “arrest shtëpie”. Kujtojmë se para pak ditësh, SPAK lëshoi 9 urdhër-arreste në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atij të Elbasanit. Përveç ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, administratorit të kompanisë së “Integrated Technology Services”, Klodian Zoto, prokuroria kërkoi gjithashtu edhe arrestimin e ish-deputetit socialist…

Read More

Rreth 360 fermerë në zonën e Librazhdit do të trajnohen nga projekti i financuar nga BE “Jo drogë. Pikë Grumbullimi” për t’i mbështetur në rritjen e cilësisë dhe sasisë së produkteve të tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Elbasanit, thekson se njëkohësisht ka nisur puna për ndërtimin e një pike grumbullimi, duke adresuar shqetësimet e fermerëve në gjetjen e tregut për të shitur produktet e tyre. I zbatuar nga World Vision Albania, projekti do të rrisë ndërgjegjësimin tek rreth 1500 të rinj për rrezikun e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike…

Read More

Policia e Shtetit vijon punën për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Ditën e sotme, uniformat blu kanë ekzekutuar vendimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 2 milionë euro, në ngarkim të shtetasit S. A. alias G. K. alias S. K., 34 vjeç, banues në kryeqytet. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksionet”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës…

Read More