Author: tirana

Një shtyllë e tensionit të lartë që furnizon gjithë zonën e Pashalimanit me energji elektrike është rrëzuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme. Përveç asaj, janë rrëzuar gjithashtu edhe antenat e një kompanie telefonike. Ndërkohë, raportohet se OSHEE Fier dhe Vlorë po bëjnë ndërhyrjet e tyre për rregullimin e dëmeve në këto zona. Nga sa mësohet, në qytetin e Vlorës nuk ka linjë të tensionit të lartë aktualisht.

Read More

Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka përditësuar bilancin më të fundit të luftës. Nga sa raporton “Skynews”, në raportin e ministrisë thuhet se numri i ushtarëve rusë që kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit është rritur në rreth 17,500. Zyrtarët ukrainas thonë se 17,500 trupa ruse janë vrarë, 1,735 automjete të blinduara janë shkatërruar, të cilat përfshijnë 131 helikopterë, 614 tanke dhe 135 avionë. Po ashtu, NATO vlerësoi javën e kaluar se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt. Megjithatë, gjatë javës së kaluar, Rusia pohoi…

Read More

Ditën e mërkurë, ora 17.oo, PS do të mbledhë online Asamblenë Kombëtare të Partisë. Tirananews.al ka mundur të mësojë rendin e ditës, ku janë parashikuar 4 pika. ” Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim”, thuhet në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dërguar anëtarëve të asambleve të PS.

Read More

Sipas asaj që shkruan prestigjozja britanike “The Sun”, rezidenca luksoze miliona dollarëshe e David dhe Victoria Beckham në Londër u grabit ndërsa çifti i famshëm ndodheshin brenda. Besohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në mbrëmjen e 28 shkurtit, ndërsa ata ishin së bashku me vajzën e tyre 10-vjeçare ndodheshin në shtëpi. Si David, ashtu edhe Victoria dhe vajza e tyre nuk kishin kuptuar asgjë deri në momentin kur djali 17-vjeçar i çiftit, Cruz Beckham, u kthye në shtëpi dhe gjeti një dritare të thyer. Në momentin që e kuptuan, familja thuhet se ka kërkuar për hajdutin por ai ishte…

Read More

Punonjësit e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht një 36-vjeçar pasi ky i fundit tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin. Ai i ka ofruar policit 50 euro për ta lënë të kalonte pasi kishte mungesë dokumentacioni. Policia njofton: Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasi N. K., i cili kishte mangësi në dokumentacion. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit…

Read More

Prej disa kohësh, ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ecurinë e punimeve e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi para pak minutash në rrjetet e tij sociale shpërndau pamje nga zona ku do ndërtohet aeroporti. “Punë e paqme për krijimin e ‘dyshemesë’ së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve ”, shkroi Rama. Theksojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një projekt 10 km në veri të qytetit të Vlorës në Shqipëri. Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit…

Read More

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako. Ai është dorëzuar në Policinë e Tiranës. Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.

Read More

Për të disatën herë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka konfirmuar se është pro zgjetimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, rajon në të cilin përfshihet edhe vendi jonë. Sipas “Alsat Mk”, Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ku përshëndeti momentin e ri të dialogut me Bullgarinë dhe u shpreh se një zgjidhje për çështjen midis dy vendeve do të pasojë gjatë presidencës franceze të BE-së. Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se mbështetja e Uashingtonit buron nga përkushtimi i plotë i Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave të NATO-s, siç dëshmohet nga mbështetja…

Read More

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me zhvillimet e fundit përsa i përket të arrestuarve të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve mes të cilëve SPAK ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako ka kërkuar nga opozita që të lënë drejtësinë të bëjë punën. Ndër të tjera ai ka theksuar se taksa e përdorur nga qeveria është në favor të qytetarëve dhe kjo duhet qartë nga tatimi mbi të ardhurat që ato kanë. “Kushdo qoftë që ka histori interesante me burgjet, lëreni-drejtësinë të bëjë punën e vet dhe mos hajdeni këtu si prokurorë.…

Read More

Pak minuta më parë, ka mbërritur në ambientet e Kuvendit edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Duke folur para gazetarëve në oborrin e Kuvendit, ai sqaroi se pse nuk ishte në mbledhjen e grupit parlamentar dhe bëri një koment rreth situatës aktuale në PD. “Unë do punoj që PD të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë do të thotë të pounojë për njerëzit dhe të kalojë interesat personale. Unë nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Do punoj që një PD e bashkuar të kthehet në…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, USAID Albania dhe UNICEF Albania vizituan shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjinin, ku zhvillojnë mësim nxënësit afganë. Ministrja Kushi ka falënderuar ambasadoren Kim, USAID-in dhe UNICEF-in, të cilët së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe komunitetin e Shëngjinit, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për mikpritjen e afganëve të evakuar nga vendi i tyre. Ajo thekson se fëmijët afganë, prindërit dhe stafi mësimor i tyre janë integruar më së miri me komunitetin vendas. Ambasadorja e SHBA-së Kim u shpreh se,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri për situatën e çmimeve të cilat janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se kjo luftë ka prekur edhe Australinë e largët, ndërsa ka bërë një koment edhe për deklaratat e atyre personave që mendojnë se lufta nuk ka ndikuar tek çmimet, duke thënë se kjo është diçka e pandershme. “Prekemi nga një luftë që ka nisur mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe çdo dalje në ekrane nuk i bën nder askujt. Cdo përpjekje për të vazhduar luftën e vogël të katundit këtu dhe për të shpjeguar pasojat…

Read More