Author: tirana

Meksika, pas fitores së pastër 2-0 përballë El Salvador, dhe SHBA, pavarësisht humbjes 2-0 në sfidën kundër Kosta Rikës janë dy përfaqësueset e fundit që siguruan një biletë për në Botërorin e Katar. 29 janë konfiguruar, ndërsa mbeten në pritje të shortin që do të hidhet më 1 prill në Doha. Nga Evropa janë kualifikuar 10 përfaqësuese: Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Portugalia dhe Polonia. Bileta e fundit do të përcaktohet pas sfidës Skoci-Ukrainë, fituesi i tyre do të përballet me Uellsin në finalen e playoff, nga ku do të dalë përfaqësuesja e fundit nga…

Read More

Ka dalë në dritë dëshmia e dy mjekëve dhe e infermierit që u vunë në pranga nga policia pasi i dhanë ndihmë mjekësore Nuredin Dumanit dhe nuk njoftuan policinë për këtë fakt. Teksa dhanë deklaratat e tyre në polici, mjekët nga Fieri kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij kriminale dhe se kanë bërë detyrën e tyre, bazuar dhe në betimin e Hipokratit. “Kemi shkuar te banesa e personit të plagosur të shoqëruar nga një i njohur. Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Kemi bërë detyrën si mjekë për t’i ofruar ndihmën paraprake…

Read More

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 25-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mamasë dhe vëllai të tij.” Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka folur për mediat edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Ish-kreu i demokratëve deklaroi se ai do të jetë sërish pjesë e grupit dhe se vendimi për të cilin pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Sipas kreut të ish-kreut të PD, demokratët janë shprehur me votë për të, si më 11 dhjetor ashtu edhe me 6 mars. “Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar nëtë gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik.…

Read More

Teksa dha një intervistë, Miriam Cani zbuloi për publikun se do të vijë me një projekt shumë ndryshe nga më parë. Artistja e njohur shqiptare e dha këtë detaj ndërsa jepte një intervistë për “Top Albania Radio”, ku tregoi se bëhet fjalë për një ninullë dhe do të jetë një dedikim për fëmijët e tyre. “Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë.…

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj u shpreh se bashkimi nuk mund të ndodhë duke pushtuar selinë, ku kishte parasysh prezencën e Sali Berishës dhe të përjashtuarve të tjerë të cilët nuk ishin të ftuar të merrnin pjesë. “Të gjejmë spiralen e bashkimit, ajonis me palët që nisin të marrin frymë. Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e tyre sepse këto 6 muaj është zhvilluar një luftë e dhunshme. Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë e duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar ndërkohë…

Read More

Nga Sokol Dervishaj-Ekspert i çështjeve ndërkombëtare dhe sigurisë Lufta në Ukrainë është prova e përsosur se historia është kthyer dhe përplasja e qytetërimeve është më e fortë. Përpjekja e Rusisë për pushtimin në Ukrainë është një luftë tekstuale kundër një kombi sovran të nisur nga një fqinj ambicioz për motive të qarta politike. Justifikimet janë të rreme. Besimi, lakmia dhe mungesa e nevojës po dominojnë qëndrimin irracional të Rusisë që kërcënon paqen dhe rendin ndërkombëtar. Një komb i lirë po lufton me guxim për mbijetesën dhe zgjedhjet e veta. Zgjedhje të cilat përfshijnë rrugën e BE-së për vlerat e saj…

Read More

Që në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka patur debate mes të pranishmëve. Në momentin kur Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, në sallë është paraqitur edhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë moment, raportohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, përgjigjia e ish-kryeministrit ka qënë: Duhet të pranoni realitetin. Të pranishëm në mbledhje Luan Baçi Edmond Spaho Tritan Shehu Flamur Noka Bledian Nallbani Selaudin Jakupllari Kasteiot Piroli Belind Këlliçi Sorina Koti Ervin Salianji Dhurata Çupi Arbi Agalliu Luciano Boçi Edi Paloka Isuf Çela…

Read More

Ish-truproja i Sajmir Tahirit pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Paul Deda , ish-truprojës së Tahirit, i është refuzuar kërkesa për azil politik në shtetin francez ku ishte vendosur prej afro 3 vitesh me familjen. Deda pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë pasi është shpallur në kërkim nga SPAK, si i akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë në bashkëpunim me kolegun e tij dhe drejtues të tjerë të policisë. A rrezikohet më tepër Z.Tahiri nga ekstradimi i ish- truprojës së tij? Kujtojmë se ish-ministri i u dënua më 4…

Read More

Çmimet globale të vajit të lulediellit kanë njohur rritje në nivel rekord kohët e fundit si pasojë e luftës në Ukrainë. Sipas asaj që shkruan “Skynews”, Komuniteti mysliman është ai që po e përjeton më së shumti rritjen e çmimit të vajit. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon ditëne shtunë më 2 prill, vaji është përbërës kryesor për vaktet e njohura si “iftare”, që zakonisht përmbajnë pjata me oriz, mish dhe pasta të shijshme të skuqura në vaj. Shumë nga këto pjata kërkojnë sasi të bollshme vaji për t’u gatuar. Në Liban, një shishe vaj luledielli prej…

Read More

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ka treguar që vijojnë punimet në Tunelin e Llogarasë dhe ka dhënë informacion në lidhje me ecurinë e tyre ku njofton se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra.  Rama thekson se ritmi i punës ka qenë i lartë. “Dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. Kujtojmë se, më herët qeveria ka njoftuar se…

Read More

Edhe pas dorëheqjes së Bashës, Partia Demokratike nuk po arrin dot të bashkohet pasi palët nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për të gjitha pikat ku ndahen. Megjithatë, sot pritet të jetë hapi i parë konkret për unifikimin e PD-së pasi kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj, autorizoi dje sekretarin e grupit të PD-së, Arbi Agalliun, që të njoftojë deputetët që këtë të enjte, një orë para seancës plenare, në selinë e Partisë Demokratike, të mblidhet Grupi Parlamentar. Ky mesazh i Enkelejd Alibeajt u është dërguar edhe 9 deputetëve të PD-së të cilët pak muaj…

Read More