Author: tirana

Ruud van Nistelrooy do të jetë trajner i PSV Eindhoven nga sezoni i ardhshëm futbollistik. Klubi holandez ka dalë me deklaratë zyrtare. PSV bën me dije se Nistelrooy ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025, ndërkohë që ish-sulmuesi ëshët shprehur se është gati ta marrë këtë pozicion. 𝚅𝚊𝚗 𝚃̷𝚑̷𝚎̷ 𝙾𝚞𝚛 𝙼𝚊𝚗.𝐑𝐮𝐮𝐝 𝐯𝐚𝐧 𝐍𝐢𝐬𝐭𝐞𝐥𝐫𝐨𝐨𝐢𝐣 🔴⚪Our new head coach,starting next season. pic.twitter.com/cp80IbEtg7— PSV (@PSV) March 30, 2022

Read More

Kryeministri Edi Rama lë të nënkuptojë se nuk do të ketë një bashkëpunim me Sali Berishën për presidentin e ri. I pyetur nga mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Rama refuzoi të japë përgjigje të prerë me “Po” ose “Jo”, ndërkohë që gjykata ka certifikuar “Rithemelimin” në PD.“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”.

Read More

Sapo doli nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një sërë pyetjesh nga gazetarët. Ai u pyet për urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për deputetin e PS, Alqi Bllako, si dhe çështjen e inceneratorëve. Por Ramës, me sa duket nuk i pëlqeu fakti që një prej gazetareve i bëri shumë pyetje njëherësh. “Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhshme nuk ke të drejtën të më pyesësh. Unë fola një herë për këto, tani nuk mund të kalojmë në faza që s’më lini të flas, se pastaj kalohet në bullizëm dhe del që i…

Read More

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të ketë një bisedë telefonike pasditën e sotme me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili njofton se biseda mes tyre do të jetë në orën 17:45. Tema kryesore është për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja do i japë Ukrainës përballë agresionit rus. Kjo telefonatë mes tyre vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarët e tjerë amerikanë, shprehën kujdes maksimal ndaj deklaratave që bëri Rusia se do të zvogëlojë sulmet ushtarake pranë Kievit. “Jemi në pritje.Ne nuk besojmë asnjë gjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar se për çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. Por kur është pyetur për ndryshimet në qeveri, siç është aluduar në disa media gjatë ditëve të fundit, Rama ka thënë se nuk ka arsye për të patur ndryshime. Kreu i qeverisë tha se në mbledhje u diskutua për axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste, formën, statutin dhe për kandidaturën e Presidentit të Republikës. “Ndryshime në kabinet, s’ka arsye që të ketë. Kemi diskutuar axhendën e Kongresit, formën e re që do të ketë, statutin e Partisë Socialiste. Kemi folur edhe për…

Read More

Projektmarrëveshja që mund të sjellë paqen mes Kievit dhe Moskës ka nisur të marrë formë mes shumë dyshimesh dhe skepticizmit. Mediat bëjnë të ditur se pala ukrainase propozon 4 nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si garante të sovranitetit të vendit, në këmbim të mosanëtarësimit në NATO dhe demilitarizimit të vendit. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Kina mund të kryejnë rolin e garantuesit të sigurisë. Përjashtohet nga ky plan Rusia, si anëtar i pestë i Këshillit. Për këtë propozim ende nuk ka asnjë reagim nga delegacioni rus. Më herët, Moska pranoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako. Rama deklaroi se kjo është dëshmi për reformën në drejtësi të mbështetur në PS duke iu përgjigjur skeptikëve që sipas tij nuk besonin se njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë. Ai u shpreh se në nivelin personal është i keqardhur por në nivelin e detyrës theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës që është bërë për reformën. “Të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje. Gjithçka po…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një reagim në Twitter, Kim thotë se takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në zbatimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit. “U takova sot tek Policia e Shtetit me Gledis Nanon për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruajti Kim.

Read More

Z. D. duke drejtuar mjetin e tij në Bathore, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Qeveria ka dalë me një vendim lidhur me indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar Nga 1 prilli të gjitha kategoritë e pensioneve rriten me 3.3 %. Ky është vendimi i qeverisë lidhur me indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar. Vendimi për indeksimin e pensioneve është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve. Ministrja e Financave pas mbledhjes së qeverisë theksoi se, pavarësisht se norma mesatare e inflacionit në vitin 2021 ishte 2.4 %, normë e cila shërben në bazë të ligjit për indeksimin e pensioneve në vitin pasardhës, qeveria…

Read More

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për mediat ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Alibeaj thotë se është paraqitur një kërkesë për thirjen e mbledhjes së Këshillit. “Nga ana jonë 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë që ka objekt për thirrjen e mbledhjes së Këshillit. Kërkesa është firmosur nga deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greda Bardeli, Saimir Korreshi, Enkelejd Alibeaj. Këshilli i Mandatit mblidhet ose me kërkesë të kryetares së Kuvendit, në rast anulimi thirret nga anëtarët, sepse në orën 6 Prokuroria me të drejtë pret përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Në fokus të diskutimeve pritet që të jetë organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 9 Prill. Megjithatë nuk përjashtohen diskutimet për situatën në selinë rozë me Alqi Bllakon, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestim si pjesë e dosjes së inceneratorëve. Ditën e sotme Bllako ka dorëzuar mandatin në Kuvend. Ndërkohë mazhoranca ka përsëritur qëndrimin distancues nga çdo anëtar i saj që ka probleme me drejtësinë.

Read More