Uniformat blu kanë arrestuar 6 persona ndërsa 12 të tjerë janë shoqëruar në polici pas ngjarjes kriminale të ndodhur gjatë pasdites së të martës, në aksin e rrugës Elbasan-Cërrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur Nuredin Dumani i cili ishte i shumë kërkuar nga autoritetet e vendit. Ndërkohë, pas vënies në pranga të Dumanit dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në Fier, mbrëmjen e djeshme u arrestuan po në këtë qytet edhe dy mjekë dhe një infermier që i kishin mjekuar plagët Dumanit në një ambient privat. Po ashtu,…
Author: tirana
Artisti i shumë pëlqyer Butrint Imeri, ka pësuar një aksident nga i cili ka përfunduar më pas në spital. Ka qenë vetë këngëtari ai që e ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto në të cilën duket këmba e fashuar, teksa ka shkruar se i ka ndodhur një aksident. Fansat nuk e dinë akoma se për çfarë aksidenti bëhet fjalë konkretisht dhe mbeten të shqetësuar për shëndetin e këngëtarit.
“Ne jemi duke u përgatitur për një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore”, kjo ishte ajo çka tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë të dhënë vonë të enjten. “Ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në Donbas dhe ne po përgatitemi për këtë,” dëgjohet të theksojë Zelensky në deklaratën e tij. Presidenti ukrainas la gjithashtu të kuptohej se ishte skeptik ndaj deklaratës së Rusisë në negociatat për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth kryeqytetit, Kiev, dhe një tjetër qytet kryesor Chernihiv. “Ne nuk i besojmë askujt”, u shpreh Zelensky. Më tej, ai tha se…
Një zjarr ka rënë në ndërtesën e sanatoriumit të Korçës gjatë mesnatës së kaluar e cila ndodhet në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Zjarri ka rënë në një nga dhomat e spitalit ku për pasojë, ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë. Aktualisht, ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht, nuk ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe mendohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Grupet hetimore shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
Shqiptarët ishin gjithë sy e veshë nga SPAK, pas kërkesës që iu bë Kuvendit paraditen e së martës për të marrë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Allqi Bllako, si i dyshuar për korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve, kur në Elbasan u shënua një ngjarje, në dukej jo shumë e rëndësishme. Njoftimet e para flisnin se ishte qëlluar në drejtim të një automjeti tip “BMV X5”, që rezultoi të ishte e pajisur me targa të vjedhura në Durrës, në qershor të 2021. Automjeti kishte shenja plumbash. 13 gëzhoja u sekuestruan në vendin e ngjarjes. Orët në vijim do…
Në një raport të Institute Global Policy konstatohet se trafikantët shqiptarë, është struktura e krimit të organizuar e cila ka marrë në dorë kontrollin e trafikimit të kokainës dhe heroinës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raportit, grupet e krimit të organizuar që janë në gjendje të krijojnë zinxhirë furnizimi drejtpërdrejt nga vendi i origjinës deri në tregun e vendeve evropiane, po dominojnë grupet shqiptare. Këto grupe ulin ndjeshëm kostot dhe ofrojnë një furnizim të qëndrueshëm për shitësit me pakicë. Gjithashtu, raporti shpjegon se trafikantët shqiptarë kanë marrë kontrollin e kokainës në…
Ekziston një mundësi jashtëzakonisht e largët që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës 2022 nëse Irani përjashtohet për ndalimin e grave në stadium. Mediat sportive italiane shkruajnë se Irani mbylli 2,000 gra jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta .Irani fitoi ndeshjen 2-0, por ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019 që të mos ndalonte hyrjen e grave në tribuna. Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Twitter se kishte dëgjuar “lajme…
Një grua ukrainase, e cila u përdhunua në grup në mënyrë të përsëritur për orë të tëra nga ushtarë rusë të dehur, ndërsa djali i saj katërvjeçar fshihej duke qarë vetëm pak çaste pasi qëlluan për vdekje burrin e saj, ka folur për herë të parë për tmerrin që përjetoi. Natalya, 33-vjeçe, mes lotësh ka rrëfyer se si një komandant rus dhe një ushtar shkuan në familjen e tyrë më 9 mars dhe qëlluan për vdekje bashkëshortin e saj. Më pas komandati rus, Mikhail Romanov dhe ushtari tjetër u futën në dhomën ku Natalya dhe djali i saj ndodheshin. Gruaja…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar emisionin “Radari Informativ” është shprehur se nuk do t’i bashkohet Lulzim Bashës, nëse ky i fundit do të krijojë një forcë të re politike. Ina Zhupa tha se ajo do të vijojë të jetë pjesë e pandarë e PD, ndërsa shtoi se nuk beson që Basha të krijojë një forcë të re politike dhe se ai ka ende mundësi për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike. Pjesë nga Biseda: Xhokaxhi: A do t’i bashkoheni zotit Basha nëse krijon një parti politike? Zhupa: Unë jam tek PD. Por unë mendoj se Lulzim Basha…
Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar tregtarët e plehrave kimike se nesër do t’u përgjigjet me fakte e prova në kuvend pas kritikave të shpeshta nga ana e tij. Deputeti socialist ka deklaruar më herët se importuesit e plehrave kimike kanë abuzuar me rritjen e çmimeve, çka ndikon drejtpërdrejt tek fermerët. Postimi i plotë i Erion Braçes: QËNKAN NXEHUR FORT TREGTARËT E PLEHRAVE KIMIKE! Dje i dëgjova të lëvdonin ministrin e Bujqësisë që sipas tyre e paskan në krahë dhe që qënka më i informuari për tregun; Sot, sapo u ktheva nga puna në Lushnjë, atje ku është bujqësia, i dëgjova…
Një furgon është përfshirë nga flakët në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër- Tepelenë në ambientet e një biznesi. Sipas informacioneve të policisë, në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar, ndërsa dyshimet e para janë se kemi te bëjmë me një ngjarje aksidentale.
Një numër i madh figurash të PD-së u panë të largohen nga grupi zyrtar i PD-së, duke filluar që nga pjesë e stafit, por edhe deputetë që ishin pjesë e grupit që shpërndaheshin njoftimet. Ndërtimin e këtij grupi e ka marrë Floriana Garo, e cila është zyrtarisht drejtuese e zyrës së shtypit të PD-së. Por është parë edhe një tjetër lëvizje në këto grupet për gazetarët në Whatsapp, ku në grupin e LSI-së është shtuar Floriana Garo, për të qenë në dijeni të çdo njoftimi që shpërndan Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo tregon që LSI dhe Komisioni i Rithemelimit në…