Që prej 24 shkurtit kur Rusia nisi ofensivën e saj në Ukrainë, raportohet se 148 fëmijë janë vrarë dhe 232 janë plagosur. Ky lajm u bë me dije edhe nga prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova në një deklaratë të saj. Venediktova, e cila po heton rastet në rritje të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, tha gjithashtu se 797 institucione arsimore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës, ndërsa 76 janë shkatërruar. Sipas Venediktova, ajo dhe ekipi i saj kanë konstatuar 2,500 raste të mundshme të krimeve të luftës dhe kanë identifikuar qindra të dyshuar. More than…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të parlamentit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të nënkryetares së parlamentit Ermonela Felajt. “Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë…
Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Personi i rënë në prangat e policisë është identifikuar me inicialet F.K. Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.”
Para pak çastesh, SPAK ka depozituar në GJKKO kërkesën për arrestimin e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit. SPAK kërkon lejën e Irena Gjokës e cila do shqyrtojë vendimin për të arrestuarit e tjerë. Ajo do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë. Në rast pranimi, atëherë do lëshohet një urdhër ndalimi nga prokuroria i cili do ekzekutohet më pas nga policia. Ndërkohë, ende ska nisur seanca për personat e tjerë për arsye se disa nga sallat e gjykatës janë të zëna. Ndërsa për Alqi Bllakon seanca gjyqësore…
Boshtjan Lesjak, personi i ngarkuar me punë nga Sllovenia në Kiev, ka vendosur të heqë flamurin slloven nga ambasada e këtij shteti në Ukrainë, pasi ai dhe flamuri rus kanë ngjyra të njëjta, të bardhë, blu dhe të kuqe, ndërkohë që flamuri slloven ka edhe një logo shtesë brenda. “Me krenari e kemi ngritur flamurin slloven dhe atë evropian kur jemi rikthyer në Kiev”, u shpreh për mediat vendase Lesjak, i ngarkuari me punë në Kiev. “Megjithatë, në mëngjes më kanë vizituar përfaqësuesit e gardës nacionale të Ukrainës të shoqëruar nga përfaqësues të policisë, të cilët me mirësjellje më pyetën nëse…
Në seancën e sotme në Kuvend, Kryeministri Edi Rama ka folur në interpelancën me ministren e Bujqësisë. Kreu i qeverisë u ndal tek nafta për fermerët, e cila nga viti i shkuar është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve. “Skema e bën të pamundur devijimin. Ka ndodhur në të shkuarën. Kjo paketë e rezistencës sociale shton mbështetje për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plotë të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për naftën. Bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 milion dollarë. Është shumë domethënëse. Adreson…
Është mësuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një tjetër mbledhje e cila do të jetë e dyta brenda ditës së sotme. Mbledhja e parë e cila nisi pak me parë, u ndërpre pasi në sallë hyri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të përjashtuar të cilët nuk ishin thirrur të merrnin pjesë në të. Ndërkohë, mbledhja e dyte është programuar të mbahet pas përfundimit të seancës plenare. Kujtojmë se pas mbledhjes së parë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se pas vendimit të gjykatës, ajo që po ndodh në selinë blu është…
Në fshatin Torovicë të Lezhës janë raportuar vjedhje masive të bagëtive. Mësohet se gjatë natës së kaluar, në këtë fshat janë vjedhur bagëti të imta e të trasha. Sakaq, policia ka mbërritur në terren me forca te shtuara. Nga ana e tyre, banorët e fshatit kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë nga autoritetet përkatëse.
Edhe pse kohët e fundit Mario Balotelli nuk është më shumë protagonist në fushën e blertë, italiani nuk e humb instiktin e të shënuarit dhe kjo jo vetëm brenda fushës, por po ashtu edhe jashtë saj. Së fundmi, futbollisti i “azzur”-ëve ka bërë publike edhe të dashurën e tij të re, e cila quhet Francesca Monti. Ata kanë zgjedhur ta bëjnë publike lidhjen e tyre nëpërmjet “Instagram”-it. Bukuroshja 23-vjeçare dhe SuperMario janë njohur verën e shkuar, gjatë pushimeve, dhe që nga ajo kohë lidhja e tyre ka vijuar për ta bërë zyrtare vetëm tani.
Pas largimit të Alqi Bllakos i cili dorëzoi dje mandatin, Partia Socialiste do të ketë një tjetër deputet i cili do të plotësojë vakancën e krijuar. Ky lajmërim u dha sot zyrtarisht në seancën parlamentare që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj deklaroi se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së vetë këtij të fundit për ta lënë mandatin e për t’iu dorëzuar drejtësisë, duke theksuar se Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj. “Ju njoftoj që deputeti Alqi…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak teksa një 30-vjeçar ka humbur jetën në një fabrikë mermeri ndërkohë që ishte duke punuar me vinç. Mësohet se viktima ishte djali i administratorit të fabrikës në fjalë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Seanca plenare e ditës së sotne në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me diskutime mes deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që në rendin e ditës të shtohet edhe propozimi që PD-ja ka për bordin mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Propozimi u pranua nga kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili argumentoi se maxhoranca ka si qëllim për t’i dhënë sa më shumë hapësirë opozitës. Balla: Unë s’e dija që deri dje në orën 16:00 të jetë depozituar një kandidaturë tjetër mbështetur me firma. Dua të di ku është depozituar dhe…