I rrethuar nga importuesit ushqimorë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se masat e qeveris për të mbajtur krizën e çmimeve nën kontroll nuk do të jenë mjaft që t’i japin fund një krize që ka lindur jashtë kufijve dhe mundësive të Shqipërisë. Por deri atëherë mekanizmat ndërhyrës do jenë të ngjashëm me ato të paketës së krizës për pandeminë: Garancitë sovrane. Por skepticizmi i shoqërisë mbetet i lartë, sidomos mbi transparencën e këtyre vendimmarrjeve, të cilat ndikojnë direkt në kuletën dhe jetën e konsumatorit. Në distancë, shqetësimin se këto vendimmarrje ndihmojnë më shumë grupet e biznesit sesa njerëzit e thjeshtë, e…
Author: tirana
160 pula të tjera kanë ngordhur në fshatin Babicë në Vlorë. Lajmin e bënë të ditur banorët e fshatit dhe dyshimet janë se pulat kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve që duket se po përhapet gjithandej, ku kulmin e kishte në Durrës me rreth 200 mijë pula të ngordhura. Groposja është bërë nga vetë banorët e fshatit. Lajmi nuk është konfirmuar nga drejtoria e Bujqësisë ende. Nuk dihet ende e saktë nëse ka qene grip i shpendëve apo ndonje sëmundje tjetër.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘Neës24’ Hoxha tha se; “Kjo mund të jetë çështja e një presioni, maskot nga media, por edhe opozita. për këtë çështje ka pasur prova, kallëzime. Nisi me Nismën Thurrje, me LSI, PD, Më troç se kaq s’ka më. Kaq mund të bëjë media se nuk arreston dot. Ajo që bëri opozita ishte e drejtë. Kjo është një lëvizje, kur i ke kapur ‘torrën’ kundërshtarit…
Autoriteti i Konkurrencës ka zbardhur vendimin për blerjen indirekte të operatorit të telefonisë lëvizëse “ONE” nga kompania hungareze “4iG”. Kjo e fundit ka arritur marrëveshjen për blerjen e 100% të aksioneve të “Albania Telecom Invest AD”, kompanisë që zotëron rreth 99% të aksioneve të “ONE”. Ndër të tjera, kompania “4iG” ka blerë edhe rreth 80% të kuotave të “Albtelecom”. Pas analizës së tregut dhe kushteve teknike të transaksionit, si dhe dëgjimin edhe të operatorit tjetër në treg, “Vodafone”, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur ta miratojë transaksionin, por me disa kushte, nga ku më i rëndësishmi i referohet detyrimit ndaj “4iG”…
Turjan Hysko feston ditën e sotme ditëlindjen. E dini sa vjeç bën? Ai feston sot 37 vjetorin. Producenti i “Klanifornia” duket se po jeton vitet më të bukura të jetës siç thotë dhe partnerja e tij prej vitesh, Orinda huta. Orinda i ka bërë Turjanit ditën e sotme një urim i cili ka dhe një premtim mjaft të mëbl brenda. “A nuk ishte ky viti më i bukur o dashuri? Gëzuar ditëlindjen babi Turjaniiiii! Më e mira nuk ka ardhur akoma..”, shkruan këngëtarja ku ka shpërndarë edhe momentet e tyre më speciale, sidmos ato me vajzën e tyre Atarën. View…
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit sot dhe nesër si pasojë e motit të keq. Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje në datën 30 Mars 2022 deri më datën 1 Prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrushëm. APD njofton se kushtet e motit përmirësohen në datën 1 Prill 2022, pas orës 22:00. Njoftimi: Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit, sot dhe nesër (dt. 30. 03. 2022-31. 03. 2022),…
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi ka komentuar sot zhvillimet më të fundit në vend politike në vend. I pyetur nëse PS do të ulet në tryezë me Berishën për reformat, Pëllumbi tha: “Nuk e zgjedhim kundërshtarin, bëjmë marrëveshje me atë kundërshtar që na vihet përballë”.
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maja ka treguar se në cdo dasëm që shkon, vendos paraprakisht një cmim për pagesën që kërkon. Ajo zbuloi në “Shqipëria Live” se çfarë i ka ndodhur në një dasëm, kur vendosën që paratë që do ia hidhnin asaj, ishin për të ndërsa paratë e çiftit nuk do i prekte orkestra. Në fakt, i ndodhi që të gjitha paratë vinin i merrnin fëmijët për t’ia çuar çiftin dhe vendosi të mos bëjë asnjëherë marrëveshje të këtij lloji. “Në një dasëm thonë ato që do të hedhin ty, do i marrësh ti. Ato tjerët i…
Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë. Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari. Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën. Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i…
Komisioni i Rithemelimit do të mblidhet ditën e sotme për të marrë një vendim në lidhje me vijueshmërinë në parlament në seancën e nesërme. Ky takim vjen ndërkohë që kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka dërguar një mesazh për mbledhjen e grupit parlamentar të PD ditën e nesërme në orën 09:00. Deputetët janë njoftuar përmes një mesazhi që ka mbërritur në grupin e PD. Pas vendimit të Gjykatës e cila ka njohur ndryshimet në statut të propozuara nga Kuvendi i Berishës, Komisioni i Rithemelimit është kthyer në seli.
Një 21-vjeçar me iniciale S.B është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe fishekë që përdoren për këtë lloj arme. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte. Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme…
Një 52-vjeçar është ndaluar dhe po merret në pyetje në policinë e Këlcyrës lidhur me një denoncim ndaj tij për ngacmim seksual. Dyshohet se A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Ka qenë 16-vjeçarja që ka bërë denoncimin dhe po hetohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.