Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ku ka dhënë disa detaje të rëndësishme sa i përket gjendjes së rezervave të naftës në vendin tonë. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se qeveria është duke punuar fort që të sigurojë sasinë që i duhet vendit për të shmangur çdo kolaps që mund të pësojë nga një mungesë e tillë. Po ashtu, ai tregoi se është në kontakt edhe me disa mbështetës për të siguruar rezervat që duhen në rast të mungesës së naftës. “Ne nuk…
Author: tirana
Një tjetër person i pajetë është gjendur edhe në qytetin e Tiranës, ndërkohë që një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Pogradec. Policia njofton se viktima është një 65-vjeçar, i cili është gjetur nga banorët e zonës pranë lumit Lana në rrugën “Dhimitër Xhuvani në kryeqytet. Nga konstatimet e para, nuk raportohet për shenja dhune. Njoftimi i policisë: Tiranë-Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…
Një person është gjendur i pajetë ditën e sotme i hedhur në një kanal në Pogradec. Viktima është i moshës 50 vjeç dhe policia njofton se nga konstatimet paraprake, nuk janë parë shenja dhune në trupin e tij. Njoftimi i policisë: Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.
Teksa dha një deklartë për mediat, kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri një pasqyrim të gjendjes në të cilën ndodhet Arkivi i Kadastrës së Durrësit. Lame u shpreh se regjistrat në këtë arkiv janë në një gjendje që kalon kufijtë e çdo imagjinate duke theksuar se ka shumë mangësi. Gjithashtu, Artan Lame njoftoi se është hartuar një raport me 600 faqe i cili pritet t’i dorëzohet dy institucioneve, ministrisë së Drejtësisë dhe kryeministrisë. Në lidhje me këtë, ai kërkoi që të mos ndërhyhet nga askush pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar, ndërsa tha me ironi se “kush ka fuqi…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur rreth krizës energjetike ku u shpreh se situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. “Gjërat janë gjithmonë e më keq. Aq e vërtetë është kjo sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë. Problemi themelor nuk është thjesht rritja e kostove dhe e çmimit por është mundësia e mungesës së energjisë që të mos dalësh në treg dhe ta gjesh”, tha Rama. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se një zgjidhje është që “Bizneset e mëdha të mendojnë të vetë…
Kampionati shqiptar i futbollit do të rikthehet sërish këtë fundjavë, pas një pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. “Abissnet Superiore” ka hyrë në javën e 27-të, sfidat e së cilës do të luhen në 3 ditë të ndryshme. Gjithçka do të nisë me supersfidën e kësaj jave e cila do të jetë ajo mes Kukësit dhe Tiranës, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:45. Edhe këtë herë verilindorët do të “shtegtojnë” në Rrogozhinë për të zhvilluar ndeshjen e tyre si pritës pasi ende nuk është gati stadiumi i tyre, ku sigurisht do të kërkojnë 3…
Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka programuar një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, në orën 09:00. Mësohet se deputetët janë njoftuar përmes një mesazhi që ka mbërritur në grupin e Partisë Demokratike. Ende nuk dihet se për çfarë arsyeje është thirrur kjo mbledhje dhe se çfarë pritet të diskutohet gjatë saj.
Miliarderi i njohur, Elon Musk ka deklaruar së fundmi se po mendon seriozisht për të krijuar një platformë të re sociale. CEO i Tesla dhe SpaceX nuk dha ndonjë detaj konkret se si do të dukej apo si do të funksiononte platforma që ai po planifikon të krijojë. Por, ai po synon një gjë të tillë pasi pretendon se Twitter nuk lejon fjalën e lirë. Në një postim në “Twitter”, Musk shkroi se: “Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik de facto i qytetit, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet…
Pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të nisjes së ofensivës në Ukrainë nga kjo e fundit, Gjermania ka filluar të ndërtojë një plan emergjence për një mungesë të mundshme gazi. Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot, Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Politikës Klimatike, Robert Habeck u shpreh se Gjermania është furur në fazën e paralajmërimit të planit të emergjencës për një mungesë të mundshme të gazit natyror. Habeck theksoi se aktualisht nuk ka asnjë problem me furnizimin me gaz natyror. “Megjithatë, ne duhet të rrisim masat paraprake në mënyrë që të jemi të përgatitur…
Në fakt, marrëdhëniet në kohët e sotme janë diçka shumë e vështirë dhe mendoj se logjikisht do të jeni dakord me këtë. Sidomos tani me mediat sociale, aplikacionet e takimeve dhe bollëkun e zgjedhjeve mes njerëzve, duhet dëshirë dhe përpjekje e vërtetë për të krijuar dhe mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme. Por a e dini se kush janë të parët që i dorëzohen emocioneve kur gjejnë gjysmën tjetër? Burra apo gra? Çfarë ka për të thënë shkenca për këtë? Sipas ekspertëve, gjithçka ka të bëjë me hormonet dhe reaksionet kimike në mendjen dhe trupin tonë. Duket se ata që dashurohen…
Donald Veshaj është padyshim një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë. Ai po e shfrytëzon në maksimum gjithë vëmendjen e madhe që mori nga Big Brother VIP pasi theksojmë se ishte një ndër konkurrentët më të komentuar për shkak të ngjarjeve brenda shtëpisë së famshme. Por, së fundmi mësohet se ai është angazhuar me koncerte bashkë me vëllain e tij, Romeon dhe artistin Elgit Doda. Vetëm pak kohë më parë, Donaldi publikoi këngën me titull “Nuk je”, për të cilën pati shumë aludime se i është dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemani. Ndërkohë, si duket, aktori…
Mbrëmjen e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku i plagosur rëndë ka mbetur Nuredin Dumani. Fqinjët e të plagosurit kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në lagjen “Apollonia”, aty ku zbarkoi RENEA për të shumëkërkuarin. Një ditë pas pasi Dumani u vu në pranga e tashmë ndodhet tek Spitali i Traumës, fqinjët janë shprehur se janë tmerruar nga zhurmat që kanë dëgjuar, por që nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Për Dumanin ata kanë shtuar se ai kishte vetëm një javë që e kishte marrë atë shtëpi me qira dhe se ata janë ndjerë të…