Author: tirana

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca,ka marrë një dhuratë tepër të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.Sigurisht nuk bëhet fjalë për “Çelësin e Tiranës” të cilin e mori pak ditë më parë zyrtarisht, por për një dajre tironse.Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, në një ambient festiv ku nuk munguan as ambasadorë të tjerë, Veliaj ka përzgjedhur që ambasadorit Soreca t’i japë një instrument muzikor që lidhet drejtpërdrejt dhe me kulturën tonë.“Faleminderit për punën e vyer në Shqipëri, i dashur Luigi. Suksese në detyrën…

Read More

Socialistja Luljeta Bozo thotë se qytetarët shqiptarë duhet të solidarizohen me krizën, të cilën edhe vendi ynë po e kalon për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë. Sipas saj, jemi në një situatë të jashtëzakonshme. “Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, u shpreh Bozo. E pyetur nëse heqja e TVSH-së është e nevojshme për të sjellë uljen e çmimeve për produktet e shportës dhe të hidrokarbureve, deputetja tha “Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë…

Read More

“Këto aparatura kanë ardhur nga Ukraina në vitin 1969. Mua m’i ka dhuruar Fronti Demokratik 33 vite më parë. Kam shfaqur mbi 15 mijë filma në rrethin e Matit, kryesisht në zonën e Derjanit, Macukullit, Rukajve, Lisit dhe në qytetin e Burrelit”, thotë për Tirananews.al kino-operatori Ramazan Toçi. Është lindur në fshatin Urxallë dhe aktualisht ka pasion bletarinë. Në banesë ruan si gjë me shumë vlerë aparaturat me të cilat ka punuar duke shfaqur filmat e kohës për nxënësit e shkollave, kooperativistët, aksionistët, të moshuarit, etj. Teksa i monton gjithë dëshirë pajisjet e kohës thotë se janë në gjendje mjaft…

Read More

Është mbyllur me një barazim pa gola miqësorja e luajtur pasditen e sotme në Air Albania Stadium mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë krijuar disa raste të rrezikshme, por nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë. Gjakrat janë ndezur në minutën e 71-të, për shkak të futjes në fushë të trajneri Reja. Tekniku i Shqipërisë ka reaguar ndaj një simulimit të kundërshtarëve, duke e ftuar lojtarin të ngrihej në këmbë. Ky gjest i trajnerit nuk është pritur mirë nga gjeorgjianët, të cilët kanë patur një përplasje me lojtarët kuqezi para stolit të Shqipërisë.

Read More

Si sot një vit më parë ndërroi jetë politikani Bashkim Fino. Këtë vjetor të ndarjes së tij nga jeta e ka përkujtuar Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë dy foto nga ceremonia mortore e Finos. “Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino! I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama në Facebook. Bashkim Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. Në nder të tij, qeveria e shpalli 29 Marsin ditë zie, ku flamujt në të gjitha institucionet u ulën në gjysmështizë. Fino lindi më 12…

Read More

Sot një nga këngëtaret e njohura, Juli Çenko bashkë me grupin polifonik të Gjirokastrës, në moshën 10-vjeçare do të performonte përpara ish diktatorit Enver Hoxha. Ajo tha se të këndoje përpara atij udhëheqësi ishte privilegj, duke e mbajtur atë si ngjarje të jetës së saj. “Lë ta marrin si të duan dhe ta komentojnë si të duan. Ne do këndojmë për popullin shqiptar. Hoxha e këndonte edhe vetë, duhet të sqarojmë aty ishte ceremoniali i lindjes së djalit në shtëpinë gjirokatstrite, prandaj themi “Ç’emër t’i vëmë djalit o, moj nëno”. Dhe meqë udhëheqësi i atëhershëm ka qenë djal gjirokastrit normale…

Read More

Aktori Florian Binaj prej disa kohësh po shfaqet në mes të protestuesve përpara Kryeministrisë. Skena e njohur e disa ditëve më parë është përsëritur sërish pas rritjes rishtaz të çmimeve që ka shkaktuar shqetësimin e qytetarëve. Siç dihet, në këtë protestë qytetarët kanë refuzuar pjesëmarrjen e figurave politike, gjë që siç konfirmon Binaj, do të vazhdojë. Më tej, aktori ironizon deklaratat e disa ditëve më parë të qeverisë lidhur me çmimet duke i quajtur “mungesë tokëzimi” sepse nuk përkojnë me realitetin e qytetarëve. Rudina Magjistari: Si është pjesëmarrja nga ana e qytetarëve? A ka personazhe të politikës sepse keni refuzuar…

Read More

Gazetarja 25-vjeçare, Irina Sushkov mbeti e ve pasi bashkëshorti i saj u vra nga sulmet ruse. Ajo e mori vesh lajmin për vdekjen e të shoqin, ndërsa ishte në krye të detyrës në qytetin Obozrevatel. Bashkëshorti i Irinës, 30-vjeçari Victor Sushkov u vra teksa shërbente në Forcat Ajrore të Ukrainës. Në postimin më emocionues të jetës së saj ajo shkroi : Unë jam ulur pranë burrit tim të vdekur, jeta ime qëndron pranë meje në një arkivol të mbyllur. Jeta ime që më fshiu lotët dhe më tha se nuk do të largohej kurrë… Është sikur nuk ekzistoj më. Ai…

Read More

Ish-kreu i CIA-s, gjenerali David Petraeus, thotë se lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë shumë të paparashikueshme. “Ka shumë skenarë të mundshëm, varësisht se cili nga dy kampet do të jetë në gjendje të furnizohet me karburant, të riarmatoset, të zëvendësojë humbjet dhe të shtojë kapacitete të reja. Një sërë skenarësh që variojnë nga ngërçi i gjatë dhe i përgjakshëm (përparime të ngadalta dhe të lodhshme nga rusët në juglindje, ndërsa ukrainasit vazhdojnë kundërsulmet e kufizuara rreth Kievit, Kharkiv në lindje, Mykolaiv në jugperëndim dhe gjetkë) deri në një skenar në të cilin njëri ose tjetri e merr përsipër…

Read More

Çdo nëpunës i administratës publike, që nuk jep informacionin, në zbatim të ligjit “Për informimin publik” do të penalizohet me masë administrative, që shkon nga 50 – 300 mijë lekë. Gjithçka përcaktohet në një projektligj të përgatitur nga zyra e Komisionerit për Të drejtën e Informimit, duke synuar rritjen e transparencës ndaj publikut. Sipas legjislacionit, aktual, me gjobë dënohej vetëm koordinatori për të drejtën e informimit, por praktika ka treguar se shkak për refuzimin e dhënies së informacionit ka qenë punonjësi i administratës. Ndërkaq, krahas këtij drafti, 4 organizata të shoqërisë civile kanë përgatitur një sërë propozimesh shtesë, me qëllim…

Read More

Gazatari i njohur, Blendi Fevziu, si rrallë herë ditën e sotme ka publikuar një foto me vajzën e tij të madhe, Mishel. Ndjekësit nuk ngurojnë ta komplimentojnë gazetarin për vajzën e tij mjaft simpatike dhe një pjesë e mirë i ve në dukje ngjashmërin e madhe që bie në sy. Fevizu është tepër diskret në lidhje me jetën e tij private dhe fotot me familjarët e tij mund të kemi “privilegjin” ti shohim vetëm në ditë më të veçanta, si ajo e ditëlindjes apo dhe ndonjë feste. View this post on Instagram A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Read More

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021. Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Read More