Një sherr është filmuar ditën e sotme në Durrës. Një vajzë e re, shofere në një automjet dyshohet se është acaruar, kur një djalë e ka parakaluar gabim me mjetin e tij. Ajo është nxehur dhe ka dalë nga makina për të thyer xhamat e mjetit që e parakaloi. Aty është përleshur me disa djem të cilët nuk e lejonin ta bënte një gjë të tillë. Mirëpo, djemtë, nuk donin që të tregonin forcë ndaj vajzës dhe e lanë atë të lirë. E reja nuk ngurroi dhe goditi me shkop bejsbolli xhamat e makinës së djalit.
Author: tirana
Mbërrin prova e parë e pranisë së mikroplastikave në gjak. Kërkimi është kryer në Vendet e Ulëta dhe është koordinuar nga Universiteti Vrije i Amsterdamit. Autorët shpjegojnë se janë mbledhur analizat e gjakut të 22 vullnetarëve, ku janë kërkuar gjurmët e 5 polimereve që janë molekulat bazë që ndërtohet plastika. Pas matjeve, rezultoi se në ¾ e kampioneve të ekzaminuara, materiali më i hasur është PET, me të cilin përbëhen shishet e plasitkës që janë më përdorim të përditshëm mbarëbotëror. Sasia e gjetur është 1.6 mikrogram për mililitër, e thënë ndryshe një lugë çaji në një mijë litra ujë. Gjithashtu…
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., në aksidentit është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
DASHI Me ndikimin e Saturnit ju do mundoheni të rregulloni atmosferën që është krijuar në çift. Situata financiare jo vetëm që do jetë e mirë por do mund edhe ta përmirësoni më shumë atë. DEMI Nëse keni gjetur shokun tuaj të jetës, planetët do iu bëjnë të ndiheni më të sigurt për zgjedhjen që keni bërë. Duhet të ruani një disipline strikte në planin financiar që të mos keni probleme. BINJAKËT Nën ndikimin e madh të Venusit, dashuritë e beqarëve do jenë më të favorizuarat. Nëse doni të bini në sy dhe të pëlqeheni kjo do jetë dita më e…
Vendimi për të dhënë dorëheqjen nga kryetari i Partisë Demokratike, ishte një vendim që nuk u komentua publikisht nga bashkëshortja e Lulzim Bashës. Ajo zgjodhi si gjithmonë që të mos përfshihej në çështjet politike. Por ditën e sotme, për herë të parë pas këtyre zhvillimeve ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram. Aurela Basha shihet duke shëtitur përdore me njërën prej vajzave të tyre, duke e shoqëruara foton me ikonën e një dielli.
Gjenerali Tod Wolters, komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, tha se “mund të ketë” një boshllëk të inteligjencës në së SHBA-së që bëri që të mbivlerësonte aftësinë e Rusisë dhe të nënvlerësonte aftësinë mbrojtëse të Ukrainës. Wolters i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të martën. Kur senatori Roger Wicker, një republikan nga Misisipi, pyeti nëse kishte një boshllëk të inteligjencës që bëri që SHBA të mbivlerësonte Rusinë dhe të nënvlerësonte Ukrainën, Wolters tha se “mund të ketë”. “Mund të ketë dhe siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën, kur kjo krizë…
Miliona jetë mund të shpëtohen me një antibiotik që mund të trajtojë superbakteret rezistente ndaj ilaçeve, pas një zbulimi nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit thanë se kishin zhvilluar versione të reja të një molekule që mendohet se është e aftë të vrasë bakteret pa dëmtuar indin e gjitarëve.Teixobactin u zbulua në vitin 2015 , por projekti i ri ka zhvilluar klasa “sintetike” të antibiotikut që mund të shkatërrojë një gamë të gjerë mikrobesh të marra nga pacientët njerëzorë, thanë shkencëtarët.Ata gjithashtu zhdukën me sukses Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA), i cili është rezistent ndaj disa antibiotikëve të…
Një grup qytetarësh janë mbledhur rreth orës 17:00 në ambientet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ndërsa pak minuta më pas iu është bashkuar dhe një tjetër grup studentësh. Gjithsesi, pjesëmarrja mbetet e vogël krahasuar me ditët e para të protestave të ngjashme. Vetëm disa qindra metra më larg, pritet të nisë ndeshja miqësore e kombëtares shqiptare me Gjeorgjinë, që ka arritur të shesë një numër të lartë prej 10 mijë biletash.
Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 1,147 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Në raportin ditor thuhet se fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete dhe 140 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Në “Air Albania” ora 18:00, vëmendja do të jetë e gjitha te miqësorja e dytë që Shqipëria do të luajë me Gjeorgjinë, një përballje e cila vjen pas paraqitjes pozitive të kuqezinjve në përballjen me Spanjën, takim që u mposhtëm 2-1. Siç është bërë e ditur tashmë, Ivan Balliu, Keidi Bare, Myrto Uzuni janë lojtarët të cilët nuk kanë udhëtuar për në Shqipëri me pjesë tjetër të skuadrës, teksa kanë qëndruar në Spanjë me skuadrat e tyre me Strakoshën që pritet ta nisë si titullar. Qendra e mbrojtjes nuk ka ndryshime. Në mesfushë krahët do të plotësohen me Roshin nga…
SHBA njoftoi se ka zgjatur në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shqiptarët. Gjatë një emisioni televiziv, zv.konsullja e SHBA-ve në Shqipëri, Crystal Overmyer tha se procesi i aplikimit për një vizë amerikane mbetet i njëjtë siç ka qenë edhe më parë. Por ajo tha se me vlefshmërinë e vizës në 10 vjet, një person nuk mund të qendrojë 10 vite në Amerikë, por brenda 10 viteve mund të lëvizë pa asnjë problem për biznes apo qëllime turistike. Kohë pas kohe SHBA vlerësojnë vlefshmërinë e vizave dhe kjo ka të bëjë me reciprocitetin e marrëdhënieve që vendet e tjera vendosin…
Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje. Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek qindra miliona njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se të paktën 60 për qind e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e…