Shpejtësia e tingullit në planetin Mars është ndryshe nga ajo në Tokë. Për herë të parë NASA konfirmon se nga matjet e kryera nga mikrofoni në bordin e roverit Perseverance, shpejtësia e zërit është 240 m/s. Megjithatë frekuenca të ndryshme kanë shpejtësi të ndryshme, pasi mbi 240 Hertz, shpejtësia rritet me 10 m/s. Ky zbulim, sipas shkencëtarëve, tregon se nëse do të ishte e mundur, gjatë një bisede në planetin e kuq, disa pjesë të dialogut do të arrinin të ngatërruara në veshin e dëgjuesit. Meqenëse shpjetësia e tingullit ndikohet edhe nga temperatura, ekspertët po përpiqen të matin vlerat e…
Author: tirana
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Identiteti i të riut nuk është bërë ende publik, ndërsa është arrestuar nga efektivët e Policisë së Prokurorisë së Sigurimit të Doganave të Atikës, raporton Kathimerini. Paraprakisht dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte sasi të mëdha heroine në zonën e qendrës së Athinës. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 63 pako me sasi heroine me peshë totale 30 kilogramë e 463.2 gram, një sasi që do të shpërndahej me urdhër të anëtarëve…
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla bëri me dije se Kuvendi do i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, kur tha se “për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar”. Balla në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku ishte takuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, bëri me dije se të mërkurën në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren Mandatet e Imunitetet. “Natyrshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë”, theksoi Balla. Pyetje: A…
Në një deklaratë të dhënë për mediat, këtë të martë, zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci bëri një pasqyrim të gjendjes në të cilën ndodhet vendi ynë pas zbulimit të vatrave të infeksionit me gripin e shpendëve. Në fjalën e saj, Gjeci theksoi se në orët e fundit nuk është shënuar asnjë vatër tjetër e re dhe se autoritetet përkatëse janë aktualisht në terren për verifikimin e rasteve dhe cilësisë së mishit. “Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë…
Këngëtarja e njohur, Katy Perry pësoi një incident në episodin e ri të “American Idol” pasi iu grisën pantallonat. Teksa po interpretonte këngën e saj hit “Teenage Dream”, Perry u përkul dhe grisi pjesën e pasme të pantallonave të saj të kuqe prej lëkure. Anëtarët e stafit i erdhën në ndihmë për të ngjitur zonën e grisur me një shirit ngjitës në ngjyrë të verdhë. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me një situatë të tillë. Në vitin 2018, këngëtares iu gris veshja gjatë transmetimit live.
Autoritetet në Danimarkë vendosën të heqin sot edhe kufizimin e fundit që ishte vendosur për të penguar përhapjen e koronavirusit. Duke filluar që nga dita e sotme, qytetarët në Danimarkë nuk duhet të testohen më brenda 24 orëve nga hyrja në vend. Më parë, kjo kërkesë zbatohej vetëm për personat që nuk ishin vaksinuar ose nuk ishin shëruar nga një infeksion i mëparshëm dhe që dëshironin të hynin në vend nga jashtë BE-së dhe zonës Schengen. Në fakt, që prej 1 shkurtit Danimarka e ka lehtësuar tejmase jetën e qytetarëve të saj pasi qeveria vendosi të heqë shumicën e kufizimeve…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim vizitoi kampin e Programit të Udhëheqjes dhe Gjuhës Angleze (LEAP) për të rinjtë afganë në Tiranë, i nisur fillimisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul, në bashkëpunim me Këshillat Amerikanë. Ky program tre-javor udhëheqjeje u zhvendos në Shqipëri për të vazhduar t’u ofrojë të rinjve afganë aftësi të gjuhës angleze dhe ndërkulturore. Ambasadorja Kim vizitoi klasat e programit LEAP dhe u takua me pjesëmarrësit afganë, të cilët ajo i nxiti të mendonin se si do të jenë udhëheqës në të ardhmen, se si mund të përdorin përvojat dhe talentet…
“Blutë” e Tiranës kanë finalizuar me sukses dy operacione të koduara ‘District 3’ dhe ‘District 4’ të cilat kishin për qëllim goditjen e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Personat e arrestuar janë identifikuar si Veli Kaloshi dhe Armando Elezaj. Po ashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 12 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohen gjatë orëve të fundit, dy operacione policore të koduara “District 3″ dhe District 4”, për goditjen e…
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, një pjesë e mirë e ushtrisë do të zhvendoset nga rajonet veriore të Ukrainës. Agjencia shtetërore ruse “Ria” bën me dije se ministria do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi i Moskës zyrtare përqëndrohet në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit. Më herët, autoritetet ruse u shprehën se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë janë duke vijuar me fazën tjetër. Vlen të theksohet fakti se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të…
Sot, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion i kërkoi Kuvendit autorizimin për të arrestuar deputetin Alqi Bllako, i konsideruar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Pritet që Këshillit i Legjislacionit dhe Mandateve të shqyrtojë këtë kërkesë të SPAK gjatë mbledhjes që do të zhvillojë nesër. Ndërkohë, nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi zyrtar që do të mbajë PS-ja për dhënien ose jo të autorizimit për lejimin e arrestimit. Megjithatë, nëse kjo ndodh, edhe përbërja në Parlament e maxhorancës do të pësojë ndryshime në emra, por jo në numra. Kujtojmë se, Alqi Bllako u zgjodh deputet në…
Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një 25-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një të moshuar 86-vjeçare. Autori ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kolono të Athinës, kur pa dy të moshuara që ishin duke ecur në këmbë, njëra 86 vjeç, tjetra 93 vjeç. Në atë moment, autori ndaloi biçikletën dhe filloi të sulmojë dy motrat e moshuara, ndërsa tentoi të përdhunojë 86-vjeçaren, shkruan “protothema.gr” Por fatmirësisht, 86-vjeçarja shpëtoi nga abuzimi seksual sepse motra e saj 93-vjeçare nisi të bërtiste në rrugë. Aty, 25-vjeçari u tremb duke marrë menjëherë bicikletën biçikletën dhe ia mbathi. Mësohet se…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat në Vilën qeveritare 30. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren Erneta Shevroja. Mësohet se kreu i qeverisë ka një taim pune me disa nga ministrat. Sakaq, në orën 17:00 është njoftuar se do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste.