Ditën e sotme, Komisioni i Ekonomisë i ka kaluar Kuvendit të SHqipërisë dy kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat e kandisaturave të propozuara nga komisioni janë Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj e cila ne rast se votohet, do të siguronte një mandat të dytë si anëtare. Theksojmë se, Komisioni i Ekonomisë dëgjoi më herët 17 kandidaturat e vetë-ofruara dhe me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilën kandidaturë, Komisioni i kaloi seancës së ardhshme plenare emrat për anëtarë të këshillit mbikëqyrës të Anastas Angjelit dhe Natasha Ahmetajt. Gjatë zhvillimit të seancës në komision, deputeti…
Author: tirana
Në fakt, sfida ndaj Gjeorgjisë nuk duket shumë e vështirë në letër për kombëtaren shqiptare. Përfaqësuesja jonë e drejtuar nga italiani Edy Reja konsiderohet si favorite kryesore për të dalë fituese nga kjo miqësore në “Air Albania”, pavarësisht se tekniku i kuqezinjëve paralajmëroi ndryshime të mëdha në formacion. Megjithatë, as kompanitë e basteve nuk i besojnë këtyre ndryshimeve dhe kuotojnë një fitore të mundshme të Shqipërisë me koeficientin 1.85. Një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me koeficientin 3.60, ndërsa një barazim i mundshëm me koeficientin 3.40. Ndërkohë, ekipi gjeorgjian i drejtuar nga legjenda franceze, Sagnol po kalon një moment…
Anëtarë e bordit së Shoqatës AFADA, në të cilën bëjnë pjesë përfaqësuesit e firmave të importit të plehrave kimike reaguan publikisht sot ndaj vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, institucioni që i gjobiti disa ditë më parë,me pretendimin se kompanitë që operojnë në fushëi kanë rritur çmimet e mallrave që importojnë. Kjo shoqatë e cilëson këtë vendim si të pabazuar në fakte dhe në dokumente nga ana e këtij Autoriteti. “Sikurse jeni në dijeni, kohët e fundit po zhvillohet një fushatë akuzash të padrejta kundër nesh, ku më e pakta që mund të themi vjen nga mosnjohja e zinxhirit të burimit…
Një ngjarje vërtet makabre ka ndodhur në Borno, Bresciano në Itali. Një pornostare 25-vjeçare është vrarë brutalisht nga një shtetas 43-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia afro 9 ditë pas ngjarjes makabre. Mbi 43-vjeçarin tashmë rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” si dhe “Shkatërrim dhe fshehje të kufomës”. Sipas mediaave italiane, pjesët e trupit të pornostares u gjetën në 4 qese të zeza plehrash. 43-vjeçari vendosi trupin e të resë në frigorifer në shtëpinë e saj. Më pas e bëri copë-copë, e futi në qeset e plehrave për ta hedhur nga një shkëmb ku u gjet më vonë. 25-vjeçarja ishte…
Disa gjimnazistë në qytetin e Korçës janë përfshirë në një sherr mes tyre i cili ka përfunduar keq. Nga sa raportohet, në këtë zënkë janë përfshirë në total tre nxënës, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Korçës ndërsa i tjetri ndodhet në rajonin e policisë. Nga të dhënat, dyshohet se ka qenë pikërisht nxënësi i cili aktualisht është në policia, ai që ka nisur sherrin dhe ka dëmtuar fizikisht dy të tjerët. Njoftimi i policisë: Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një…
Në fakt, mishi i pulës konsiderohet një nga format më të mira për të konsumuar sa më shumë proteina dhe për këtë arsye gjendet zakonisht në kaq shumë receta. Duke filluar që nga pjekja në furrë ose në skarë dhe deri tek vendosja e tij në krye të një sallate ose në një sanduiçi, ngrënia e mishit të pulës mund të jetë një zgjedhje praktike dhe e shëndetshme. Megjithatë, shumë studiues thonë se konsumi i këtij mishi mund të ketë disa efekte anësore që ju mund të mos i kuptoni. Më poshtë i kemi renditur në mënyre më të detajuar…
Grupi i Rithemelimit ku bën pjesë Sali Berisha ka nisur sulm të hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e kontrollit të selisë, Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit të besuar të Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi. Në vend të tyre u fut menjëherë Floriana Garo dhe ish fotografi dhe kameramani i Berishës si administratorë.Ka qenë pikërisht Floriana Garo, zëdhënësja e Berishës e cila ka shpërndarë zyrtarisht në grupin e PD një shkrim kundër Sekretarit Amerikan Blinken.Tirananews…
SPAK ka sekuestruar edhe disa nga pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe deputetit socialist Alqi Bllako. Më saktësisht, mësohet se Prokuroria e Psaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej mbi 146 mln lekësh të cilat dyshohet se janë përfituar nga koncesionari i Fierit, të ish ministrit Koka. Ndërsa nga ana tjetër, deputetit Bllako i është sekuestruar një apartament. Bëhet me dije se sekuestro është vendosur edhe ndaj shoqërive koncesionare. “Gjithashtu, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur: Caktimi i masës së…
Zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike, Patrik Sadikaj, ka reaguar për situatën e krijuar dje ku si pasojë numri i tij i telefonit dhe i kolegëve të tij është hequr nga grupi i Watsapp. Pjesë e këtrij grupi ishin anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në reagimin e tij në Facebook, Sadikaj vë në dukje se e kanë hequr jo vetëm nga grupi i Watsapp por edhe nga puna. Gjithashtu ka një thirrje për të gjithë ata persona të cilët në PD nuk kanë punuar për partinë por për interesat e tyre personale.…
Bazuar në atë çfarë raporton “The Telegraph”, Ukraina ka demaskuar 620 spiunë rusë, duke përfshirë një që duket se e sheh veten si James Bond dhe përdor dorezën e Skype “jamesbond007”. Nga burime zyrtare ukrainase nuk është bërë me dije se si u arrit deri te marrja e listës, por grupi i gazetarisë investigative “Bellingcat” thotë se duket sikur disa nga informacionet bazohen në rrjedhjet e mëparshme të të dhënave. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë akuzuar të përmendurit se kanë marrë pjesë në aktivitete “kriminale” në të gjithë Evropën dhe se disa prej të identifikuarve vepronin në Britani. Gazeta thotë se…
Për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve janë groposur edhe 25 pula në fshatin Aliban të Vlorës. Mësohet se asgjësimi i tyre u bë pas shfaqjes së rastit të gripit të shpendëve në një fermë oborri në Aliban. Groposja është kryer në fshat por sigurisht, larg zonave të banuara. Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmoi vatrën e re të gripit të shpendëve në Vlorë.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka njoftuar ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë se caktimin e masës “arrest me burg”, për deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Bllako pas ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, ndërkohë që pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve AKUM. Alqi Bllako së…