Sipas asaj që shkruan “skynews”, përfaqësuesit e Ukrainës dhe ata të Rusisë ndodhen aktualisht në Stambolll për të zhvilluar raundin e radhës së bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes. Disa burime zyrtare të “Finnacial Times”, bëjnë me dije se katër persona të mirë informuar për bisedimet e paqes mes palëve, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n. Po ashtu, referuar disa burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë…
Author: tirana
Fill pas miqësores së 26 marsit përballë Spanjës, ku përfaqësuesja jonë humbi në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-1, kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e radhës ditën e sotme kundër Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00. Siç edhe u njoftua dje, tranjeri Reja do të duhet të bëjë llogaritë në këtë ndeshje pa mesfushorin Keidi Bare i cili shfaqi probleme fizike, mbrojtësin Balliu me të cilin ishte rënë në dakord që do të luante vetëm një ndeshje dhe po ashtu pa Uzunin, i cili i është bashkuar Granadas pas një marrëveshjeje me klubin pasi Granada ka…
Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me projektligjin e LSI-së për heqjen e taksave të naftës duke deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë ka 3 javë qzë po e bllokon atë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se është i indinjuar që qeveria nuk ka marrë masa konkrete për uljen e çmimeve në një periudhë të vështirë ekonomike, me çmimet e produkteve dhe karburanteve që rriten dita ditës. “Turp dhe faqe e zezë që Rama vazhdon me pazarin e ndyrë të Bordit te Trasparencës dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për…
Ngjarja e rëndë e para 3 ditëve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku për pasojë humbi jetën një prej të arrestuarëve si pasojë e zjarrit të rëndë, ka marrë vëmendjen mediatike. Bazuar në dosjen e dëshmivë e cila është siguruar nga “BalkanWeb”, bëhet me dije se disa nga zyrtarët kanë pohuar se i kanë kontrolluar dhomat e të arrestuarve një ditë më parë dhe nuk kanë konstatuar asgjë. Në dëshminë e tij shefi i seksionit të policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr.5 Kamëz, ka treguar se një ditë para ngjarjes ka kryer kontrolle në dhomat ku qëndroni …
Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje lidhur me lëvizjen më të fundit të bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka lëshuar ditën e sotme 13 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve. Pas Ariola Kodrës, Administratore e Inceneratorit të Tiranës, mdel në dritë një tjetër emër që ka rënë në rrjetat e SPAK. Ai është Florian Muça, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë “Albpetrol”. Aktualisht operacioni i policisë në terren vijon, për ekzekutimin e të tjerë urdhër arresteve. Kujtojmë se lidhur me çështjen e inceneratorëve u ngrit një Komision Hetimor,…
Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka lëshuar 13 urdhër arresti në kuadër të hetimeve për aferën korruptive të Inceneratorëve. Kështu, mësohet se një nga urdhër arrestet është prerë për Ariola Kodra, e cila është Administratore e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV”. Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës, edhe pse në fakt, u thirr disa herë në Komisionin Hetimor, nuk është paraqitur në disa seanca. Pavarësisht se u paralajmërua nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku se ajo do sillej forcërisht në Komision, sërish zonja Kodra nuk u paraqit në të. Akoma nuk dihet nëse policia ka…
Kryeministri Edi Rama ka menduar ta nisë këtë të martë me një urim për shqiptarët. Rama ka zgjedhur të postojë një kartolinë nga Kisha e “Shën Ndout” duke i uruar njerëzve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të bukur të së martës së shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotos.
Sot u raportua se gjatë natës së djeshme, një automjet i markës “audi” është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur diku rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”. Makina në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe dhe në momentin e djegies ka qenë në brendësi të oborrit të shtëpisë. Paraprakisht, nuk përjashtohen dyshimet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Blutë” e Durrësit kanë mundur të vënë në pranga një 27 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik narkotikësh. Sipas policisë, arrestimi i shtetasit M.B. 27 vjeç, u bë në sajë të operacionit të koduar “Antwerp”. Ky person rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg. Njoftimi i plotë i policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Antwerp”. Operacioni, i zhvilluar…
Ditën e sotme, mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër arrestet për disa persona të përfshirë në çështjen e Inceneratorëve. Ky reagim vjen si rezultat i hetimit që SPAK po bën për këtë aferë. Nga sa kemi mundur të mësojmë, SPAK ka firmosur urdhër arrestet për 13 persona, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit ekzekutimin e tyre. Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryehen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që…
hoqata malazeze e prodhuesve të qumështit kërkon rritje të çmimit të qumështit për shkak të rritjes së çmimit të foragjereve. Negociatat me blerësit dhe ministrinë përkatëse nuk sollën rezultate deri më sot, prandaj shoqata ka paralajmëruar se do të pezullohet furnizimi me qumësht në vend. “Negociatat janë shtyrë sepse ministrat po udhëtojnë në vendet e rajonit, për shkak të importit të miellit dhe foragjereve të koncentruara. Vendosëm të presim takimin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi vendosur që nga nesër të pezullojmë dërgesën e qumështit në qumështoret dhe fabrikat e djathit për t’ia vënë në dukje…
Deputeti Xhelal Mziu ka folur mbi situatën politike në PD, por dhe për gjyqin që i dha të drejtë Grupit të Rithemelimit. I pyetur përse doli kundër Sali Berishës, Mziu tha se nuk ka dalë kundër askujt, dhe se punon çdo ditë për një PD të bashkuar. Pjesë nga diskutimi Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës? Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së. Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës? Mziu: Absolutisht…