Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuar nga SPAK për disa të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Ajo i ka përshëndetur arrestimet nga SPAK megjithatë, Tabaku thekson se kjo nuk është e mjaftueshme. Gjatë një konference të dhënë për mediat nga Kuvendi, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tha se SPAK duhet të tregojë guxim edhe për njerëzit me pushtet. “Është një ditë e mirë për tu përshëndetur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i…
Author: tirana
Sipas prestigjozes italiane “la repubblica”, përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan sot në Stamboll për të zhvilluar raundin e radhës të bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes. Burime të afërta me negociatorët bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar takimi mes krerëve të Moskës dhe Kievit, ku nga këta t fundit ishin përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial. Takimi kokë më kokë ndërmjet delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë…
Policia e ELbasanit arrestoi sot një 21-vjeçar me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente. Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan ku i riu me iniciale K.T, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe. Policia njofton: “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase…
Helmimi me çokollatë i miliarderit rus, Roman Abramovich i cili njëherësh është edhe pjesë e palës negociatore ruse bëri bujë të madhe në mbarë botën. Por, hetuesi i cili eksploroi helmimin e manjatit të gazit ka thënë se sulmi kimik ndaj tij ishte një paralajmërim për miliarderin dhe të tjerët që të mos tradhtojnë Kremlinin. Christo Grozev, hetuesi kryesor i Rusisë për gazetën investigative “Bellingcat”, u shpreh se oligarku miliarder nuk supozohej të vdiste në helmimin që preku gjithashtu dy negociatorë ukrainas. Grozev deklaroi për “Times Radio”: “Doza nuk ishte aq e lartë sa për të vrarë asnjë nga të…
Këtë të martë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Kavajë ku edhe ka dorëzuar çelësat për banesat e reja të ndërtuar në kuadër të programit të Rindërtimit. Rama në fjalën e tij nuk i ka kursyer ironitë për palën kundërshtare, ku u ka thënë qytetarëve që të kenë kujdes me bravat që të mos jua bllokojnë, se ato janë nga Kavaja dhe ngatërrohen me dy gishtat. “Bravat i keni të sigurta dhe bëni kujdes mos vijnë tjerët dhe jua bllokojnë sërish, se jeni nga Kavaja ju dhe mund të ngatërroheni me ato dy gishta. Ne nuk kemi…
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Kërkesa e SPAK i është dorëzuar Kuvendit, “për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”. NJOFTIMI I SPAK “Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.
Këtë të martë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm shumë të gëzueshëm lidhur me dy binjakë të cilët kanë qëndruar për 45 ditë në gjendje të rëndë në terapinë intensive. Me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Manastirliu shkruan se binjakët Dion dhe Diaz e kanë fituar betejën për jetën. “Lajm i bukur, Pas 45 ditësh shumë të vështira në terapinë intensive, binjakët Dion dhe Diaz e kanë fituar betejën për jetën. Përgëzime të gjithë stafit të Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni” për punën dhe përkushtimin për fëmijët prematurë”, shkruan ministrja.
Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale të cilat po bëjnë xhiron e botës tregojnë tmerrin e ndodhur në një autostradë në SHBA, kur për shkak të stuhisë së borës ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Të paktën 50 automjeteve mendohet se janë përplasur duke shkaktuar tre persona të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur. Aksident automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme në verilindje të Pensilvanisë kur ora shënonte 10:30. Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë mjegulla dhe një stuhi dëbore që ka goditur zonën. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon përplasjet e automjeteve që…
Qyteti i Tepelenës është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 42 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32-vjeçare e cila është me aftësi të kufizuara. Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj dhe personi i ndaluar i cili dyshohet si autori i kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale D.K. 42 vjeç. Sipas uniformave blu, 42 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara. Policia njofton: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të…
Është regjistruar një tjetër padi nga GJKKO lidhur me ish-ministrin Lefter Koka përveç asaj të parës, për të cilën edhe është arrestuar dhe po qëndron në qeli. Kjo padi për Kokën është bërë nga SPAK-u. Bazuar në njoftimin e GJKKO-së, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka akuzohet sërish për Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës sëe firmosur nga prokurorin Dritan Prençi. Më parë, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej…
Në një mbledhje të ditës së sotme, 29 mars 2022, Bordi i Transparencës caktoi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Bëhet me dije se këto çmime të vendosura reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Për rrjedhojë, Bordi i Transparencës i cili është ngritur enkas me vendim qeverie për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi: Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion për të ekzekutuar 13 urdhër arreste të cilat janë lëshuar për biznesmenë dhe zyrtarë të cilët sipas hetimeve, kanë rezultuar të përfshirë në aferat korruptive të incneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Mësohet se policia ka nisur që në orët e para të mëngjesit të zbatojë vendimet e SPAK-ut duke kryer arrestimet e personave ndaj të cilëve është prerë një urdhër arrest. Mes personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër ndalimi në lidhje me aferën e inceneratorëve është Arjola Kodra,…