Author: tirana

Nga dita e premte, Komisioni i Rithemelimit ka marrë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës certifikoi Kuvendin e 11 Dhjetorit. I ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, deputet Belind Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara. Sipas tij, asnjë prej mbështetësve të Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli. “Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë: ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezent. As zoti Alibeaj – kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar – është…

Read More

Analisti Mustafa Nano thotë se dorëheqja e Bashës nuk e bind pasi motivi i tij ishte i paqartë, duke shtuar se ai do jetë kandidat për kreun e ri të partisë dhe se do të fitojë. “Apelimi nuk është bërë akoma dhe kjo do të thotë se ndoshta është e kot të vazhdojnë, aty ishte një kërkesë që është miratuar. Ata mund të jenë bindur se dhe po të apelosh mund të merret i njëjti vendim. Ajo që unë mendoj është se Basha do jetë kandidat dhe do fitojë sepse teksti dorëheqjes dhe motivi ishte i paqartë, fakti që ka…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar i cili nuk i është bindur policisë për të dorëzuar dokumentin e identifikimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili gjatë kontrollit fizik, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të…

Read More

“Vajza e fshehtë” e Vladimir Putin ka qenë në qendër të titujve këto javë. Elizaveta Krivonogikh, e njohur më shumë si Luiza Rozova, u bë e njohur si vajza jolegjitime e liderit të luftës nga një media ruse vitin e kaluar. 19-vjeçarja nga Shën Petersburgu mbylli llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, pasi u përmbyt nga komentet dhe ofendimet në internet. Mamaja e Luizës është Svetlana Krivonogikh, e cila ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me Putinin në fund të viteve ‘90 dhe në fillimet e viteve 2000. Svetlana punonte si pastruese përpara se të bëhej…

Read More

Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh detaje nga jeta e saj familjare e po ashtu edhe profesionale. Së fundmi në Instastory ajo ka treguar se sot ka shtruar një drekë për familjarët. Pjata kryesore duket se është bërë nga vjehrra e saj, të cilën Arbana nuk nguron ta falënderojë dhe ta quaj publikisht “si më e mira”. “Tava e Krapit nga gjyshja e Diellit, është më e mira në botë” shkruan Arbana.

Read More

Në parashikimin e saj të horoskopit javor në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu rendit disa shenja që do të favorizohen së tepërmi. Sigurisht e para që do të marrë vëmendjen mbi të tjerat është Dashi pasi tashmë ndodhemi në muajin e tij. Meri Shehu: Javë shumë impulsive, energjike, Mërkuri është në Dash dhe i paraprijmë një Hëne të re në Dash kështu që gjithë energjia do shkojë në shenjat e zjarrit: Dash, Luan e Shigjetar dhe në shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap. Dy ditët e para të javës duhet të jemi të kujdesshëm sepse Afërdita e Saturni janë…

Read More

Elisa Spiropali, pjesë e grupit të punës së përcaktuar nga Partia Socialiste për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, deklaron se ai që do të zgjidhet duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin. “Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurt. Sigurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim, të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të…

Read More

Flamur Noka thotë se Sali Berisha është shpallur non grata si rrjedhojë e lobimit të multimiliarderit George Soros. Noka theksoi se Sali Berisha është miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe armiku i Soros-it. Sipas deputetit Noka, koha do të vërtetojë gjithçka ndërsa shtoi se asgjë nuk e ndalon Berishën dhe Partinë Demokratike për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. “Berisha është non grata nga Geroge Soros. Një gjë nuk ndërron në leksikun tonë, për t’i bërë me dije shqiptarëve që Soros është ai që fshihet pas kësaj. Berisha është miku më i madh i Amerikës…

Read More

Maqedonia e Veriut ka shpallur ‘persona non grata’ pesë diplomatë rusë. Ministria e Jashtme njoftoi se i ka dorëzuar një notë ambasadorit rus në Shkup, Sergej Bazdnikin duke e njoftuar me vendimin. Ministria thekson në një komunikatë se punonjësit e ambasadës ruse kishin kryer aktivitete që bien ndeshë me Konventën e Vjenës dhe se ata do të duhet të largohen nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda një afati pesëditor. Por nuk jepen hollësi të tjera lidhur me veprimtarinë e pesë diplomatëve rusë. Në Nenin 9 të Konventës thuhet: “Shteti që jep akreditimin, në çdo kohë mund ta dëbojë shefin…

Read More

Valentina Turatti është 23 vjeçarja e cila do të përfaqësoj Shqipërinë në Miss Europe. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Valentina na rrëfeu më tepër për veten dhe këtë rrugëtim të ri që ajo do të nis. Një ndër ngjarjet që i ka ndryshuar jetën ka qenë edhe humbja e mamasë së saj. Valentina, në rrëfimin e saj emocional tregoi se pas një aksidenti të rëndë ku e ëma humbi jetën dhe ajo pësoi ndërlikime shëndetsore, u detyrua të lej edhe baletin që e konsideronte pasionin dhe dëshirën më të madhe në jetë. “Ka humbur jetën në një aksident ku…

Read More

Prej afro dy javësh, pikave të tregtimit me pakicë u ka shkuar një urdhër nga Ministria e Financave, i cili përcakton çmimet tavan për 4 produkte kryesore të shportës. Nga një vëzhgim i bërë me kamerën e Tv SCAN dhe informacioneve të marra nga manaxherët e marketeve, rezulton se këto njësi kanë si detyrim që të mos tejkalojnë çmimin tavan të shitjes të këtyre produkteve, i cili për Çmimi tavan për vajin është përcaktuar 305 lekë/kg, miellin e vendit 99 lekë për kg, orizin bazik kokërr gjatë 95 lekë për kg dhe sheqerin 99 lekë për kg. Po ashtu është…

Read More

Ushtria e Ukrainës ka rimarrë qytetin e Trostyanets në lindje të vendit. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. “Ukrainasit vijojnë përpjekjet për të rimarrë territorin nga forcat ruse“, u tha zyrtari gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti. Nëse lajmi rezulton të jetë i vërtetë, ky është një sukses i madh për forcat ukrainase, pasi gjatë ditës së sotme, ky është qyteti i dytë ku vendasit rimarrin kontrollin.

Read More