Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka rrëzuar kërkesën e PD-së “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Në argumentimin e saj Gjykata shprehet se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin e ¼-ës të deputetëve që kanë vënë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama bën me dije se më 31 Mars, mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar. Që prej muajit Janar 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit. Rama thotë se kush nuk e ka plotësuar ende pyetësorin, ka edhe disa ditë afat për t’iu bashkuar nismës për të dhënë opinionin e tij. “Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo…
Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit shprehu edhe njëherë nevojën për anëtarësim në BE jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë Ballkanit Perëndimor nisur edhe nga rreziku që i kanoset nga Putin. Xhaçka u shpreh se duhet që BE të përshpejtojë procesin për të stabilizuar rajonin. “Kemi ende shumë punë, për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim. Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e BP. Ballkani Perëndimor, ndoshta…
Me shprehjen e kryeministrit Edi Rama, ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca thotë se koha “për dasmën mes Shqipërisë dhe BE-së ka ardhur” dhe se “unazat janë gati”. “Kam udhëtuar në gjithë Shqipërinë, ndoshta disa prej jush ose unë mund të jem personi që kam udhëtuar më shumë, s’janë pak kilometra, gjithandej e kam kuptuar që njerëzit kërkojnë prioritetin kryeor, afrimin e Shqipërisë me BE. E di që ndonjëherë qoftë publikisht qoftë privatisht më kanë ngacmuar ‘dasma po vonohet’, por mendoj që koha për dasmën ka ardhur, unazat janë gati, janë bërë gati, xixëllojnë, janë gati për këtë…
Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.Teksa shpreh mbështetjen për kauzën, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se në këtë qytet të gjithë “biem e ngrihemi bashkë”.“Në këtë qytet biem e ngrihemi bashkë! Do jemi aty për gjithë bashkëqytetarët tanë për solidaritet e mbështetje”, shkruan Veliaj. Ne kete qytet biem e ngrihemi bashke! Do jemi aty per gjithe bashkeqytetaret…
“Kjo është koha më e vështirë për Vladimir Putin. Dhe vetëm mund të përkeqësohet”. Mark Galeotti, me origjinë italiane, është një nga ekspertët kryesorë për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar: profesor nderi në University College London, anëtar i institutit më të vjetër dhe prestigjioz britanik të mbrojtjes “Rusi”, drejtor i agjencisë së konsulencës Mayak Intelligence, Galeotti është gjithashtu autor i librave “Rusia e Putinit”, “Gorbaçovi dhe Revolucioni i tij” dhe “Axhenda e Kremlinit”. Profesor Galeotti, Biden thotë se Putini duhet të largohet. Sa pranë rrëzimit është në të vërtetë lideri rus? “Situata është e qëndrueshme, por e brishtë. Ka shenja…
Bashkë me Lulzim Bashën, nga selia e PD duket se janë “zhdukur” edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Anëtarët e komisionit të rithemelimit janë të vetmit që kanë qenë në seli gjatë ditës së sotme. Bie në sy se prej së premtes në PD nuk është paraqitur më, kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ndërkohë që Basha pas dorëheqjes e ka zhvendosur zyrën e tij në një ndërtesë pak metra larg selisë së PD, por ende është i paqartë aksioni i tij politik. Në këtë situatë, lideri historik Berisha ka propozuar mbledhjen e grupit…
Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur rreth krizës aktuale të Partisë Demokratike. Sula është shprehur se që në fillim ka qenë kundër Lulzim Bashës në krye të PD-së. Deputeti i PD-së ka shtuar se hija e Sali Berishës e ka ndjekur kudo Lulzim Bashën. “Basha nuk ka qenë vetvetja dhe ka gabuar shumë. Se një njeri i pavarur i merr vendimet në një trysni të madhe. Hija e Berishës ka qenë e madhe përgjatë periudhës që Basha ishte kryetar” tha Sula. Ndërkohë për Sulën, në krye të PD-së lider do të jetë gjithmonë Sali Berisha derisa ai të ndërrojë…
Tifozët italianë më në fund do të kenë mundësinë të rikthehen në stadiume dhe t’i mbushin ato në kapacitet të plotë teksa përkrahin skuadrat e tyre të zemrës. Lajmi bëhet me dije nga prestigjozja “Corriere dello Sport” , e cila njofton se Seria A më në fund mund të heqë dorë nga çdo kufizim në kapacitetin e stadiumit për tifozat e saj. Ky vendim i ri pritet që hyjë në fuqi që këtë të diel, në datë 3 prill ku në orën 20:45 do të luhet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit në Torino. Për rrjedhojë, kjo ndeshje pritet…
Rusia thotë se do të ndërpresë furnizim me gaz në Evropë pas zotimit të G7, kur grupi i shtatë ekonomive të mëdha ra dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës për të blerë gazin në monedhën ruse Rubla. Kërkesa për të bërë pagesat në Rubla u bë javën e kaluar nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se vendet jomiqësore të Rusisë duhet të paguajnë në monedhën ruse. Ai udhëzoi bankën qendrore të Rusisë që të hartojë një procedurë tjetër për blerësit që duhet të paguajnë në Rubla. Por ministri gjerman i Energjisë e konsideron një shkelje të njëanshme…
Ministri gjerman i Energjisë, tha se grupi i shtatë vendeve më të industrializuara është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Rusisë që të paguajë me rubla për energjinë ruse. Ministri Robert Habeck u tha gazetarëve të hënën se “të gjithë ministrat e G7-ës janë pajtuar se pranimi i kësaj kërkese do të ishte shkelje e kontratave ekzistuese”. Ai tha se pas një takimi online të ministrave të Energjisë të G7-ës, ata u pajtuan që “pagesa me rubla nuk është e pranueshme dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të prekura nga kërkesa [e presidentit rus, Vladimir] Putin të mos…
Ndërkohë që është shënuar më shumë se një muaj nga lufta në Ukrainë, Rusia ka kërcënuar edhe shtete të tjera gjatë javëve të fundit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë. Në fakt, shtetet që ka kërcënuar Rusia janë anëtare të Bashkimit Europian. Në vitin 2014, Putin i tha ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenkos: “Po të doja, mund të kisha trupa ruse jo vetëm në Kiev, por edhe në Riga, Vilnius, Talin, Varshavë dhe Bukuresht brenda dy ditësh”. Ndërkaq, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis u shpreh për “Politico”-s në fillim të këtij muaji se nëse Putin fiton në Ukrainë,…