Author: tirana

Kriza energjitike dhe shtrenjtimi i produkteve si pasojë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë janë dy çështjet më kryesore që po ndikojnë vendi tonë por jo vetëm. Për rrjedhojë, kryeministri Edi Rama është ndalur për të folur sërish për këtë krizë gjatë inagurimit të apartamenteve të reja në Durrës. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se kjo luftë ka ndikuar në të gjithë zinxhirin e ekonomisë duke mos lënë jashtë as Shqipërinë dhe vendet e rajonit. “Na ndikon edhe ne ndikon çmimet se lufta është nisur nga një forcë agresive. Janë shtrenjtëuar si nafta, gazi energjia e me radhë.…

Read More

Shkrim nga “The Conversation” Një tjetër gjeneral rus, Andrei Mordviçev, është vrarë nga forcat ukrainase në një konflikt që ka vetëm një muaj që ka nisur. Roli i një gjenerali në ushtri, është të komandojë dhe mbikëqyrë strategjinë, dhe jo të kryejë veprime taktike në terren. Prandaj viktimat në këtë hierarki priren të jenë të pakta. Duke e krahasuar shifrën e gjeneralëve të vdekur në një muaj, me numrin e përgjithshëm të gjeneralëve amerikanë të vrarë gjatë viteve 1965-1975 në Vietnam – vetëm 12, shumë mund të pyesin pse po vdesin kaq shumë gjeneralë rusë. Ka shumë të ngjarë që…

Read More

Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. Emërimi i juristit me eksperiencë 31-vjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT. Gjatë prezantimit të platformës përpara anëtarëve të KLP, Alfred Balla, i cili deri tani ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit, tha se disa nga karakteristikat dhe vlerat që gëzon, plotësojnë kriteret dhe…

Read More

Vazhdon të rritet ende numri i ukrainasve që largohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre si pasojë e frikës së luftës e cila nisi që prej 24 shkurtit. Sipas shifrave të përditësuara nga OKB-ja, rezulton se mbi 3.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, ndërkohë 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit për një strehë më të sigurt. Po ashtu, 13 milionë ukrainas të tjerë mbeten të bllokuar në zonat e bombardimeve duke e patur të pamundur të evakuohen. Bazuar në të shifrat që jep kryebashkiakut të Mariupolit, 160 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar në qytet, pa energji…

Read More

230 apartamente të reja janë tashmë të përfunduara dhe gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga Manëzi i Durrësit ku janë ndërtuar këto apartamente, të cilat janë vënë menjëherë në dispozicion të qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit, 2019. Rama i ka shpërndarë këto pamje në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku ai njofton se nga sot, 230 familje në Manëz të Durrësit do të jetojnë në shtëpi të re.

Read More

Në kampin socialist, Grupi Parlamentar i kësaj force politike ka filluar prej kohësh konsultimet për emrin e Presidentit të ri të Republikës. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së zhvilluar, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taluant Balla zbuloi një sërë detajesh lidhur me këtë çështje ku tha se deputetëve të PS u është kërkuar që të sjellin kandidaturat më të përshtatshme. Mes të tjerash, Balla deklaroi se ai së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin janë 3 të përzgjedhurit për të ngociuar me grupet e tjera parlamentare. “Çdo deputet i PS gjatë fundjavës duhet të jetë…

Read More

Gjatë javës së kaluar, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë për të ndëshkuar çdo drejtues mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Si duket, synimi i policisë kanë qenë veçanërisht makinat luksoze pasi shpesh ka ankesa se pre e ndëshkimeve dhe gjobave bien vetëm njerzit e thjeshtë. Vetëm gjatë javës së kaluar mësohet se janë hequr 115 patenta dhe u vendosën 6 932 gjoba, me një mesatare prej 990 gjobash në ditë. Ky nivel gjobash ëstë relativisht shumë i lartë dhe një reagiom i tillë i uniformave blu vjen në një moment kur policia ka vënë rregullin…

Read More

Paraditen e sotme, në kryesinë e Kuvendit u mbajt një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte dhe vetë kryeministri, Edi Rama. Nga sa është mundur të mësohet, në këtë mbledhje është diskutuar kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin edhe vendimet që merr bordi për të fiksuar çmimin e karburanteve. Më tej, pjesë e mbledhjes u bënë edhe diskutimet politike pasi kujtojmë se socialistët po përgatiten për Kongresin e 9 prillit.

Read More

Britania e Madhe është një destinacion shumë i dëshiruar për shqiptarët të cilët duan të emigrojnë jashtë. Deri më sot, shumë shtetas shqiptarë që jetojnë në Angli kanë përdorur metoda nga më të ndryshmet për të shkuar atje, që nga kamioni, gomonet apo forma të tjera te çuditshme e duke arritur madje deri tek avioni privat. Kjo mënyrë e re për të shkelur në tokën britanike është zbuluar së fundmi ku autoritetet kanë konstatuar një rast që shqiptarët po përdorin edhe avionët privatë. Mësohet se ata kalojnë kryesisht nga kalojnë brigjet e Francës për shtetin ishullor me avionë privatë. Katër…

Read More

Së fundmi, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka miratuar një ligj i cili kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, gjendje që aktualisht është në fuqi në Ukrainë për shkak të pushtimit rus. Sipas asaj që parashikon ky ligj, ai që e shkel atë mund të dënohet deri me 12 vjet burgim. Dokumenti në fjalë ndalon çdo incizim të lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake. Ky ligji, i cili është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, ndalon gjithashtu edhe publikimin e të dhënave…

Read More

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në gjendjen që ishte para protestës së 8 janarit duke u zhveshur dyer dhe dritare të blinduara të vëna me urdhër të ish-kryetarit të saj, Lulzim Basha. Puna për shndërrimin e selisë blu në gjendjen fillestare ka nisur që prej disa ditësh, ku është punuar me orë të zgjatura për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit. Heqja e “blindave” nga PD, ka ardhur pasi Gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD duke pranuar kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11…

Read More

Mëngjesin e së mërkurës së kaluar, një avion privat Hawker 800XP u ngrit nga aeroporti Ataturk, Stamboll, duke u nisur nga lindja mbi Detin e Zi dhe hyri në hapësirën ajrore ruse mbi Soçi. Ndërkohë, në afërsi të qytetit Mineralnye Vody, avioni fiku gjurmuesin e fluturimit. Atë mbrëmje, i njëjti aeroplan u nis nga aeroporti Vnukovo i Moskës dhe u kthye në Stamboll. Në bord ishte Roman Abramovich, oligarku dhe ish-pronar i FC Chelsea, i cili ka qenë i dërguari jozyrtar i Presidentit Putin në bisedimet me Ukrainën. Abramovich u takua me Putinin në Moskë, ndërsa thuhet se i ka…

Read More