Author: tirana

Mirela Ruko, vajza e cila u dhunua pak ditë më parë nga 30 vjeçari Denis Telo, ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se si ndodhi ngjarja. Ajo rrëfeu se kishte dalë bashkë me të motrën për pazar, kur ishin sulmuar nga 30-vjeçari, për të cilin tha se nuk e njihte më parë. “Nuk mund ta besoja se më ndodhi mua. Isha duke bërë pazaret kur dikush goditi Albinën. E ka hedhur përtokë dhe pas këtij momenti, na u vërsul me grushte derisa ndërhynë qytetarët. Më pas, kur u drejtuam drejt komisariatit, jemi sulmuar për të…

Read More

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve OSCAR mbrëmjen e së dielës është përfshirë nga një incident mes dy aktorëve të njohur hollivudianë, Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Ky i fundit, i ngjitur në skenë për të shpërndarë një çmim, nisi të bënte humor me bashkëshorten e aktorit Will Smith. “Jada, mezi pres për GI Jane 2”, tha ai duke iu referuar qartazi flokëve të bashkëshortes së aktorit, e cila ka humbur tërësisht flokët për shkak të sëmundjes alopecia. Shakaja e tij i referohej filmit të vitit 1997, GI Jane, në të cilin Demo Moore luajti rolin kryesor. E gjitha deri në…

Read More

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars. Eventi u drejtua nga Regina Hall, Amy Schumer dhe wanda Sykes, hera e parë që ceremonia pati kaq prezantues që kur Anne Hathaway dhe James Franco drejtuan edicionin e 83-të në 2011. “CODA” fitoi të 3 çmimet për të cilat ishte nominuar, përfshirë filmin më të mirë dhe një fitore historike për Troy Kotsur, i cili fitoi për aktorin më të mirë dytësor, duke u bërë njeriu i parë i shurdhër që fitoi një çmim Oscar për aktrim. Will Smith mori çmimin për aktorin më të mirë. Çmimi iu…

Read More

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në…

Read More

Në Komunën e Ulqinit, me shumicë shqiptare të dielën u mbajtën zgjedhjet vendore, në të cilat garuan 5 lista zgjedhore. 38 qendrat e votimit në zgjedhjet lokale të Ulqinit u mbyllën në orën 20:00 Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate. “Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazoviq në Facebook. “Omer Bajraktari i jonë do të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Përmeti se përballë rritjes së çmimeve demokratët duhet të dalin në protesta masive që të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim. Berisha u shpreh se kjo duhet të vijë pas bashkimit si një sakrificë për të shkuar drejt zgjidhjes. Duke folur për krizën në Partinë Demokratike, Berisha u shpreh se Basha dha dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi për këtë situatë si dhe humbjet e njëpasnjëshme. “Më informojnë nga Porti i Durrësit që fluksi i naftës kontrabandë nuk ka të sosur. Dhe kur del tani pas 10 vitesh konsumi i naftës 600 mijë ton ndërkohë që…

Read More

Presidenti i Francës Emmanuel MAcron ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, i cili e quajti Putinin “kasap”. Në një intervistë për Channel France 3, Macron tha se nuk do të përdorë terma të tillë pasi është ende në bisedime me Putin. “Nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron gjatë një interviste në Channel France 3. Kjo vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden lëshoi ​​kritika të forta kundër liderit rus gjatë një takimi me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën. Pasi fillimisht u përpoq të…

Read More

Nga Spanja vjen një lajm jo shumë për përshtatshëm për Dybala, një koment që me siguri do i “djeg” jo pak. Menjëherë sapo u mësua se argjentinasi nuk do të rinovojë me Juven, në skenë dolën shumë klube të interesuara për shërbimet e tij, mes tyre edhe Barcelona. Por sipas El Nazional, Dybala nuk bën pjesë në planet e Xavi, nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij: “Dybala është i mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin e tij taktik”, shkruan El Nazional. Pavarësisht këtij burimi, këtij lajmi, Dybala nuk duhet të shqetësohet pasi për të interesohen shumë klube…

Read More

Detaje te reja nga zjarri në komisariatin numër 5 ku humbi jetën një 26-vjeçar. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit. Mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor. Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi. Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre. Dyshohet se policët kanë qenë duke parë…

Read More

Apple Pay nuk do të mbështesë më sistemin rus të pagesave me karta “Mir”, duke mbyllur një boshllëk që i lejon rusët të vazhdojnë të përdorin shërbimin mes sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj vendit, sipas një raporti nga Reuters. “Apple ka informuar NSPK-në [Sistemi Kombëtar i Kartës së Pagesave të Rusisë] se po pezullon mbështetjen e kartave ‘Mir’ në shërbimin e pagesave Apple Pay”, thuhet në një njoftim në faqen e Mir. “Që nga 24 marsi, ngarkimi i kartave të reja ‘Mir’ në shërbim nuk është i disponueshëm.”. Kompania gjithashtu vëren se çdo kartë Mir e shtuar më parë në…

Read More

Një ushtar rus ia ka dorëzuar veten dhe tankun e tij trupave ukrainase për një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,500 £) dhe një shans për nënshtetësi ukrainase. Misha, një nga ushtarët pushtues të dyshuar të krimit të luftës Vladimir Putin, u dorëzua me një tank kryesor luftarak T-72B3 pasi dy shokët e tjerë të ekuipazhit ikën dhe oficeri i tij komandues e kërcënoi se do ta qëllonte. Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Victor Andrusiv tha se Misha kishte kontaktuar policinë kombëtare të Ukrainës me telefon dhe kishte rregulluar një vend për t’u takuar.Në këta telefona, ne dërgojmë rregullisht SMS…

Read More

Largimi i saj nga ‘Love Story’ disa javë më parë ishte një nga ngjarjet më të bujshme për fansat e këtij formati televiziv, ku në qendër është gjetja e dashurisë. Anxhi Kishta zbulon për herë të parë për ‘FitStation’ me moderatoren Çenkuela Hasa, të vërtetën e largimit nga ‘Love Story’ dhe Jonny, djali me të cilin për pak të gjithë e besuam në lindjen e një dashurie. “Ishte një vendim për të dy ne, në të mirën e të dyve. Unë po shikoja që Jonny nuk ishte më i përkushtuar tek unë më, interesi i tij kaloi te dikush tjetër…

Read More