Ushtria ruse konfirmoi të dielën sulme në depot e karburantit në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv dhe jashtë Kievit, duke thënë se kishte synuar furnizimet me karburant për trupat ukrainase. “Më 26 mars, armët me precizion të lartë të lëshuar nga ajri shkatërruan një bazë të madhe karburanti pranë qytetit të Lviv, e cila siguronte karburant për trupat ukrainase në rajonet perëndimore të Ukrainës, si dhe afër Kievit,” tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë të dielën. Konashenkov konfirmoi një sulm të veçantë në Lviv të shtunën, duke thënë se raketat e lundrimit kishin shënjestruar…
Author: tirana
Një hyrje e re është shënuar nga Kosova në “Përputhen”. Bëhet fjalë për bjonden bukuroshe Filloreta Pira. Filloreta, apo shkurt Leta e pranoi se është vetëm për një djalë në program dhe gjejeni pak për kë? I preferuari i saj i vetëm është Mevlani dhe neve na mbetet të shohim nëse gjërat do të evolojnë mes tyre në këtë aventurë televizive.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last minute”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Lezhë. Sekuestrohen 2 aparate celulare që shërbenin për vënien e basteve sportive online. Vihen në pranga 2 bashkëpronarët që kishin vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tyre, për organizimin e lojërave të fatit. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken të dielën pasi presidenti Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. “Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër,” tha Blinken gjatë një vizite në Jerusalem. “Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit…
Ronela Hajati, këto ditë ndodhet në Barcelonë. Këngëtarja ka shkuar në Spanjë bashkë me ekipin e Radio Televisionit Shqiptar, për të promovuar këngën e saj “Sekret”, me të cilën sivjet përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022. Sigurisht që nga të gjitha paraqitjet e fundit, në sy ka rënë edhe shtimi i dukshëm në peshë i këngëtares – gjë e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale. E kur jemi te komentet, Hajati duket se është nervozuar së fundmi me disa prej tyre, pasi ka parë se si në Barcelonë, njerëzit e kanë përgëzuar atë për muzikën e saj, ndërkohë që shumë…
Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Denis Telo, i kthyer në tmerr për qytetarët në zonën e “Myslym Shyrit” dhe i denoncuar për një sërë aktesh të dhunshme.Së fundmi, 30-vjeçari ka sulmuar dy vajza, të cilat kanë denoncuar në polici të riun dhe më pas specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të tij. Denis Telo, 30 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R.,…
Shkrimtarja e njohur britanike JK Rowling, autore e serisë së famshme të shtatë romaneve me personazh kryesor adoleshentin Harry Potter, i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit e citoi atë në një fjalim, ku kritikoi “kulturën e anulimit” nga ana e Perëndimit, sipas BBC. Në një takim televiziv, Putin i krahasoi kritikat e fundit ndaj autores së Harry Potter me atë me të cilën po përballen kompozitorët dhe shkrimtarët rusë. ”Çajkovski, Shostakoviçi apo Rahmaninov janë anuluar nga stinët koncertore”, deklaroi Putin, sipas ”La Repubblica”. Si kundërpërgjigje, Rowling denoncoi pushtimin e Ukrainës, në të cilin ajo tha…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo theksoi se Shqipëria ka patur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë. “Shqipëria do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në muajin qershor, çka është edhe momenti kulmor i punës sonë gjatë vitit të parë të mandatit, jo vetëm në terma prestigji, por edhe sepse vendi ynë do të marrë një rol akoma…
Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste mbrëmë në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Duke iu referuar largimit të Çiljetës nga programi, ajo ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas. Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite. Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë. “Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam…
Hunter Biden, djali i Presidentit Joe Biden, u akuzua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve biologjike në Ukrainë, (veçanërisht antraksin), së bashku me miliarderin George Soros. Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë. Sipas Daily Mail, akuzat e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa emaile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet që Daily Mail publikon në faqen e saj zbulojnë rolin e djalit të presidentit në sigurimin e…
Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu. I intervistuar në margjinat e Forumit të Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi. “Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai. “Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër”, theksoi Cavusoglu. Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich…
Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në Komisariatin e Policisë Kamëz, i cili u përfshi nga flakët e për pasojë humbi jetën një 26-vjeçar dhe u lënduan një i arrestuar dhe një efektiv policie. Dy policë janë arrestuar, teksa 3 të tjerë janë proceduar. Mësohet se dy të arrestuarit Arben Mici, 26 vjeç, i cili humbi jetën si Dilaver Idrizi, 62 vjeç i cili është arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë ishin lejuar me mjete ndezëse në qeli dhe janë ata që kanë shkaktuar zjarrin. NJOFTIMI I PLOTËMë datë 26.03.2022, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së…