Author: tirana

Një i ri ka humbur jetën dje në Komisariatin e Policisë numër 5 në Kamëz pas shpërthimit të një zjarri, teksa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, ndërroi jetë në spital për shkak të asfiksisq. Mici ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërkohë dy të ndaluarit e tjerë që ndodhen në spital janë shtetasit Dilaver Idrizi, 62 vjeç i cili është arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë si dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja. Të dy janë jashtë…

Read More

Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Evropë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara për shkak të pushtimit rus, tha të dielën konsulenca bujqësore (APK Inform). Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor global i drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi. Eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë para luftës. Tregtarët dhe zyrtarët e bujqësisë kanë thënë se Ukraina, e cila ende ka vëllime të konsiderueshme të drithit në magazinë, mund të fillojë të eksportojë me tren përmes…

Read More

Keqardhje dhe dyshime të forta, për golin e dytë të shënuar nga Spanja, në sfidën ndaj Shqipërisë, të zhvilluar në stadiumin e Espanjollit. Bëhet fjalë për minutën e 90-të, mesfushori i Barcelonës, Pedri, dhuroi një asistim fantastik për Zhordi Albën, i cili ka shumë gjasa, që në momentin që të ketë qenë në pozicion jashtë loje. Bëhet fjalë për një moment milimetrik, që vetëm VAR-i mund ta ndante. Gjithsesi për treshen e gjyqtarëve nga Malta, gjithçka u konsiderua e rregullt. Në vijim të aksionit, kapiteni Alba shërbeu për Dani Olmon, që me një perlë, e dërgoi topin në trekëndësh. Në…

Read More

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e naftës dhe magazinat ushqimore të Ukrainës, ka thënë një këshilltar i ministrit të brendshëm të vendit. Kjo do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt. Vadym Denysenko i tha gjithashtu televizionit lokal se Rusia po sjell më shumë forca në rotacion dhe mund të bëjë një përpjekje tjetër për të përcjellë përparimet.

Read More

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Sauk. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Gjenerali rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, i cili thuhet se vdiq të shtunën, është oficeri i rangut më të lartë për t’u vrarë, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës. Ekspertët thonë se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit. Korrespondenti i sigurisë i BBC Frank Gardner thotë se vdekjet e raportuara mund të jenë pjesërisht si rezultat i asaj që gjeneralët duhet t’i afrohen luftimeve për të larguar trupat e tyre nga bllokimi. Doktrina ushtarake ruse nuk lejon pothuajse asnjë iniciativë midis nëntetarëve dhe rreshterëve, me gradat e reja që…

Read More

Në librin “Orienti i Evropës”, autori i veprës asht suedezi Sven Aurén. Janë përshtypje udhëtimi nga Shqipëria nga mezi i viteve ‘30. Përjetimet e tije direkte pa asnjë retushim. Me një fjalë përkthimi i librit ka për të sjellë tek lexuesi shqiptar, vlera origjinale njohje të asaj historie që ne nuk e kemi njohur dhe jo pak vazhdojmë, ta njohim dhe tani të deformuar nga interesa të momentit. Tani pak për atë që ju adreson këta rreshta: Quhem Adil Biçaku. Kam punuar dhe jetoj mbi 50 vjet në Suedi, pa e shkëputur për asnjë moment, mendimin dhe ndjenjën nga Shqipëria…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri i rënë në komisariatin e Kamzës. Nga zjarri humbi jetën Arben Mici , 26 vjeç, banues në Cerkezë. Ndërkohë u asfiksuan i ndaluari Dilaver Idrizi 62 vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe Hajredin Boja punonjësi i policisë, jashtë rrezikut për jetën. Dilaver Idrizi dyshohet se i ka vendosur flakën qelisë. Pak ditë më parë Dilaver Idrizi u arrestua pasi hodhi nga kati i tretë i banesës bashkëjetuesen e tij.

Read More

Një i shoqëruar ka humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje kritike bashkë me një efektiv policie. Ky është bilanci tragjik i një zjarri të rënë mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.5 në qytetin e Kamzës. Dyshohet se dy të ndaluarit i kanë vënë flakën qelisë dhe më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë policia sqaron se viktimë ka mbetur A.M, 26-vjeç, i arrestuar për dhunë në familje.

Read More

Ka përfunduar në shifrat 2-1 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë, sfidë e cila u luajt në “RCDE Stadium” të Espanyol-it në Spanjë. Spanjollët arritën ta mbyllnin me fitore këtë takim në minutat e fundit, duke kënaqur një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm të cilët i mbështetën gjatë 90 minutave. Torres dhe Olmo do të shënonin për iberikët, ndërsa Uzuni do të shënonte për kuqezinjtë. Sidoqoftë, kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë kundër një ekipi të fortë si Spanja që edhe pse arriti të fitojë, e bëri këtë me një rezultat të ngushtë.

Read More

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje aspak e hijshme në rrugën e “Bogdanëve” në Tiranë. Një djalë 32-vjeç, i cili është identifikuar me emrin Denis ka sulmuar dy vajza të cilat kanë qenë duke ecur në trotuar. Në videon e siguruar nga “Opinion.al” e cila është xhiruar nga një kamera sigurie, shihet i riu teksa afrohet pranë tyre dhe fillon t’i godasë ato fort me grushte, por të dyja vajzat reagojnë menjëherë dhe mundohen të mbrohen. Fatmirësisht, në zonë ndodhen edhe kalimtarë të rastit të cilët ndërhyjnë për të përzënë agresorin ndërsa vajzat arrijnë t’i shpëtojnë nga duart. Mësohet…

Read More