Author: tirana

Nxënësi me aftësi të kufizuara u përjashtua, pezullohet drejtori i zyrës Arsimore Divjakë dhe drejtori i shkollës Njoftimi: Pas denoncimit nga emisioni “Stop” në TV Klan të rastit të nxënësit Emiliano Liçi, i cili nuk është lejuar të vazhdojë frekuentimin në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako” në Fierseman, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, pas verifikimeve paraprake, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të drejtoreshës së shkollës dhe drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore Divjakë. Ndërkohë, nxënësi Emiliano Liçi do të kthehet menjëherë në bankat e shkollës, që nga dita e hënë…

Read More

Ministria e Bujqësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është identifikuar asnjë vatër e re dhe asnjë rast i ri me gripin e shpendëve. “Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, edhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër. AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera…

Read More

Një 53 vjeçar në Tiranë është arrestuar për përndjekje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 53 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe“, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Nesër pritet të ketë ndryshime të disa ministrave në kabinetin e tretë qeveritar të kryeministrit Edi Rama, raporton A2CNN. Sipas të dhënave, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve. Megjithatë, pritet që këto ndryshime të zyrtarizohen ditën e hënë nga kryeministri Edi Rama.

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manza”, vihet në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar në Itali, për trafikim të narkotikëve. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit: Romario Frati, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i…

Read More

Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë. “Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” u citua të ketë thënë, Leonid Pasechnik. “Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu,” tha ai. Rusia nisi aksionin e saj ushtarak në Ukrainë në fund të shkurtit, duke thënë se po vepronte në mbrojtje të republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk…

Read More

Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë. Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë me rregulla në këtë shtet. Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do të mund të drejtojnë automjetet e tyre në këtë shtet edhe me patentat që kanë marrë në vendin tonë. Kësaj pengesë, e cila ka kushtëzuar shqiptarët prej shumë vitesh, i ka dhënë fund Bundestagu. Të gjithë qytetarët…

Read More

Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive përballë Spanjës, përtej rezultatit, kuqezinjtë e Edy Reja u shfaqën shumë solid, luajtën si të barabartë përballë një prej ekipeve më të mira në botë. Edy Reja, në konferencë për shtyp, u ndal te kjo përballje, ku sigurisht rezultati i rri “ngushtë”. Tekniku italian u analizoi edhe te paraqitjen e disa individëve si Armando Broja, i “ngacmuar” nga gazetarët:https://www.youtube.com/embed/LSfYJMILCCM E shikoni Spanjën si kampione bote dhe a jeni të kënaqur që e vutë në vështirësi Spanjën? – Bëmë një paraqitje shumë të mirë në tërësi ndaj Spanjës. Fola me trajnerin Luis Enrike pas ndeshjes dhe…

Read More

Në Ukrainë kanë vdekur dymbëdhjetë gazetarë që kur shpërtheu lufta një muaj më parë, raportoi prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova të shtunën në mbrëmje në Facebook. “Dhjetë gazetarë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve”, shtoi Venediktova. “T’i thuash botës të vërtetën për agresionin e Putinit është e tmerrshme, 12 gazetarë kanë vdekur tashmë në luftë”, shkroi ajo. Sipas Venediktova, gazetarët u vranë nga ushtria ruse. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Sipas hetimeve të deritanishme, janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj. Venediktova tha se gazetarët e huaj që u…

Read More

Rita Ora dukej shumë e bukur me një veshje ngjyrë rozë, teksa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills të shtunën. Këngëtarja 31 vjeçe, zbriti në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë, që theksonte siluetën e saj. Ylli i muzikës me origjinë shqiptare, pozoi pranë të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail. Për aksesorë, Rita zgjodhi një çantë të vogël rozë të markës “Chanel” dhe një palë vathë me të njëjtën ngjyrë. Waititi ishte veshur me një…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sot nga Tepelena se do të garojë në zgjedhjet për kreun e PD-së, duke shprehur bindjen se me të në krye kjo forcë politike do ti fitojë zgjedhjet. Duke iu përgjigjur interesimit të demokratëve të asaj dege nëse problemet me SHBA-në e pamundësojnë fitoren përballë Edi Ramës, Berisha tha se në të njëjtën pozitë ishte edhe në vitin 1998, por shtatë vjet më vonë erdhi sërish në pushtet. “Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Bunkerizimi i Partisë Demokratike nuk mund të bëhej kurrë. Duke iu referuar largimit të dyerve të blinduara në PD, krizës dhe situatës në selinë blu, Berisha tha në një takim në Tepelenë se asnjë demokrat nuk mund të ndihet përgjegjës për vendimin e 9 shtatorit, pasi Lulzim Basha nuk pyeti njeri. “Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD-së dha dorëheqjen për zhvillimet siç e tha vetë ai nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës, Gjirokastrës, apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo…

Read More