Author: tirana

Ecja është padyshim një stërvitje perfekte dhe ndikon shumë mire tek ne. Madje, sipas studiuesve të Universitetit të Harvardit, ecja sjell edhe pesë përfitime shëndetësore për të cilat ndoshta shumë pak mund të jenë të vetëdijshëm. Ecja është lëvizja që bëjmë pothuajse që në vitin e parë të jetës sonë dhe është një “ilaç mrekulli bërës” për shëndetin tonë. Ecja, sipas ekspertëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit, është ndoshta ushtrimi më i përsosur për të ndihmuar në humbjen e peshës, uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, rritjen e kujtesës dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, kancerit dhe…

Read More

Pas asaj humbjeje dëshpëruese dhe të hidhur ndaj Maqedonisë së Veriut e cila i kushtoi eleminimin nga gara për Kupën e Botës Katar 2022, Italia ka një ndeshje tjetër përpara ku do të luajë kundër Turqisë. Pas një bisede të gjatë me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gavrina, Roberto Mancini duket i bindur për të vijuar aventurën e tij në krye të përfaqësuese “azzurre”. Kjo tregohet edhe nga të gjitha të dhënat e tjera, duke filluar që nga statusi i Mancini: “Punojmë për të ardhmen” dhe deri te diskutimi i bërë përpara ekipit: “Turqia duhet të jetë një…

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku i ka dërguar një letër Arben Krajës, i cili është drejtues i SPAK-ut me qëllim për të marrë informacion në lidhje me hetimet që po bëhen për inceneratorët. Përmes kësaj shkrese, nënkryetarja e PD-së kërkon informacion mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa thekson se beteja do të vijojë deri në vendosjen e drejtësisë. “Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi…

Read More

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë publik një super lajm për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi. Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, vetë ambasadorja amerikane deklaron se vizat turistike tashmë nuk do të jenë më 3-vjeçare, por do të zgjaten për një periudhë 10-vjeçare. “Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni…

Read More

Ditën e djeshme, qytetarë të shumtë nga disa shtete të botës kanë dalë në shesh për të protestuar kundër luftës. Si ç’mund të shihet edhe nga pamjet, ata kanë bërë thirrje për paqe në shumë gjuhë të botës dhe kanë përcjellë mesazhet e tyre në mbështetje të Ukrainës. Protestuesit bënin vazhdimisht thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Protesta pati para parlamentit në Londër, në Bierut, Moldavi dhe në Uashington.

Read More

Një 42-vjeçar në qytetin e Fierit rezulton i zhdukur që prej dy ditësh. Sipas policisë së këtij qyteti, personi i zhdukur është shtetasi me iniciale J.P, 42-vjeç. Kallëzimi në polici është bërë nga bashkëshortja e tij, shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier e cila duke qenë e shqetësuar për mungesën e bashkëshortit të saj, ka shkuar drejt komisariatit të policisë për të denoncuar zhdukjen e 42-vjeçarit. Mësohet se ai është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Sipas uniformave blu, po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Read More

Një shtetas shqiptar ka vrarë një biznesmen italian në shtetin fqinj. Sipas mediave italiane, identiteti i viktimës është Tommaso Dini, 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen. Mësohet se ai është goditur disa herë me thikë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës. Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar i quajtur Ilir Leba, 48-vjeçar, biznesmen, pasi akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë. Pasi ishte goditur me thikë nga shqiptar, biznesmeni italian u shtrua në spital po nuk mundit t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë. Ata që kanë qenë dëshmitarë të skenës kanë thirrur menjëherë ndihmë. Burri…

Read More

Gjatë ceremonisë së mbrëmjes së djeshme të çmimeve “Oscars”, pati edhe situata të paparashikuara. Një incident i pakëndshëm ndodhi mes Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Teksa ky i fundit ishte duke modeurar mbrëmjen, ai nisi të bënte shaka edhe me disa nga emrat më të njohur të industrisë së filmit që ishin prezent në ceremoni. Rock përmendi edhe gruan e aktorit Will Smith, Jada Pinkett Smith, me të cilën bëri shaka për rënien e flokëve duke i thënë se mezi pret ta shohë në filmin. “G.I. Jane 2”, duke iu referuar filmit i cili ishte prodhuar në vitin 1997…

Read More

Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë. Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia. “Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook. Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën. Pamje nga takimi…

Read More

Në shtetin grek duket se pandemia po shkon drejt përfundimit ndërsa mësohet se edhe shpërthimi i fundit i “Omicron 2” është nën kontroll. Duke marrë parasysh edhe një sërë faktorësh, si kushtet e favorshme epidemiologjike të kombinuara me mbulimin e kënaqshëm me vaksinim të qytetarëve (85% në të rriturit dhe 90% në popullatën mbi 60 vjeç) apo edhe ndryshimi i stinës dhe i motit, u mundësojnë kompetentëve të nisin me vendimet e tyre rikthimin në normalitet. Kjo do të bëhet për të gjithë dhe jo vetëm për ata që janë vaksinuar. Gjithashtu, kura terapeutike për pacientët me Covid po pasurohet me pilulat antivirale të kompanisë…

Read More

Policia ka arrestuar një shtetas 57-vjeçar me akuzën se i ka vënë qëllimisht zjarrin kullotave në qytetin e Orikumit. Policia bën me dije se ky person është me iniciale L.H, banues në Orikum dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 57-vjeçari ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra, njofton policia. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, dhe…

Read More

Gjatë një interviste të dhënë për “The Economist”, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur për situatën e luftës ku ndodhet vendi i tij. Ai po ndihmohet edhe nga vende te tjera perëndimore për t’i bërë ballë Rusisë por ka veçanërisht lavdëroi kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe Mbretërinë e Bashkuar për reagimin e saj në këtë konflikt. Ai theksoi se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues.” Kur u pyet nga një gazetar nëse Johnson ka dërguar më shumë armë sesa presidenti francez Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson…

Read More