Kur vjen puna tek lidhjet, secili nga ne dëshiron të ketë një marrëdhënie paqësore dhe të shëndetshme. Por fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë kështu. Gjithsesi, është e vërtetë se gratë shpesh janë më të prirura të mohojnë problemet dhe të japin më shumë shanse. Nëse vëreni se partneri juaj po i bën këto gjëra të renditura më poshtë, atëherë do të thotë se nuk ka mjaftueshëm interes për ju. Prandaj është e rëndësishme t’i jepni drejtim gjërave në kohën e duhur, para se të jetë shumë vonë. Ju fajëson për problemet tuaja Dihet që të gjithë janë përgjegjës për veprimet…
Author: tirana
Tashmë i rikthyer në Partinë Demokratike së bashku me Komisionin e Rithemelimit, ish-kryetari i demokratëve, Sali Berisha, si duket mendon që ta vazhdojë rrugëtimin e Foltores nëpër rrethe. Sipas njoftimit që vjen nga zyra e tij e shtypit, thuhet se Berisha do të udhëtojë për në Jug të vendit gjatë ditës së nesërme (e diel). Pritet që në orën 11:00 ai të zhvillojë një takim me demokratët e Tepelenës dhe më pas, dy orë më vonë është thënë se do të udhëtojë për në Përmet. Theksojmë se këto janë takimet e para që Berisha zhvillon në bazë që kur Gjykata…
Dikur, 2 ish-konkurentet e “Përputhen”, Jasmina dhe Melisa kanë qenë shoqe mjaft të ngushta me njëra-tjetrën. Madje, dyshja shoqëroheshin shumë shpesh me njëra-tjetrën dhe nuk kursenin as postimet në rrjetet sociale. Por, prej disa kohësh tashmë, miqësia mes tyre ka marrë fund, aq sa Jasmina edhe e ka bërë bllok Melisën në “Instagram”. Kjo është pohuar nga vetë Jasmina në një intervistë të dhënë për “Prive”. “Kë nga Përputhen e ke bllok?”, u pyet Jasmina nga gazetarja. “Kam Melisën”, ishte përgjigjja e saj, teksa ka bërë të ditur dhe arsyen se pse: “Melisa nuk u tregua korrekte për diçka qejfi…
Kuqezinjtë janë duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë kundër Spanjës ku nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Përballja mes dy skuadrave përfaqësuesëve po luet aktualisht në “RCDE Stadium” në qytetin e Barcelonës në Spanjë. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur në paqe me rezultatin 0-0. Disa nga momentet më kryesore të pjesës së parë: Ferran Torres jep sinjalin e parë në portën e Etrit Berishës në minutën e 5-të, me gardianin shqiptarë që pret gjuajtjen e spanjollit. Po ashtu edhe Gavi do të provonte t’i afrohet portës së Berishës me një ritëm shumë të shpejtë, por bllokohet në…
Vetëm 2 javë përpara se Joe Biden të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, një skandal që lidhej me të birin shpërtheu kudo në media dhe rrjete sociale. Një grumbull emailesh që detajojnë marrëdhëniet e biznesit të djalit të Bidenit, Hunterit, të injoruar prej kohësh dhe të hedhur poshtë si një fushatë e mundshme dezinformimi rus, më në fund po pranohet si e vërtetë , mes shenjave se ato janë pjesë e një hetimi të mundshëm për mashtrim tatimor dhe pastrim parash. “Për momentin mendoj se ka çështje të tjera që janë shumë më të ngutshme, si pushtimi i Ukrainës dhe…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë zhvillimit të provave zyrtare për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1. Makina Haas e pilotit gjerman, Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë sesionit të dytë, ku për pasojë është përplasur me muret mbrojtëse të pistës. Si ç’shihet edhe nga pamjet, aksidenti ishte i fortë, pasi makina u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse, gjë që detyroi komisarët e garës të nxjerrin flamurin e kuq dhe të ndërpresin provat zyrtare. Momente ankthi dhe paniku kanë përshkuar të gjithë të pranishmit atje por edhe gjithë adhuruesit e…
Në deklaratën e tij të fundit, presidenti amerikan, Joe Biden ka qënë i ashpër me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në fjalimin e mbajtur sot në Varshavë para pak minutash, Biden paralajmëroi Putinin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s.” Më tej gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan theksoi ndër të tjera se “swifti dhe kostot e ndëshkimeve” janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin. Ndërkaq, Biden tha se të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një…
Deputetja demokrate e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka zbuluar një sërë detajesh rreth aksionit opozitar pas largimit të Bashës dhe vendimit të gjykatës për njohjen e statutit të Berishës. Ajo tregoi se si po zhvillohen aktualisht bisedat mes dy palëve të PD-së për bashkimin dhe garën për kryetarin e ri. Sa i përket çështjes së fundit, Vokshi u shpreh se Berisha ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e garës, e bashkë me të, edhe Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri. Sa deputetë të Bashës e mbështesin 9 shtatorin? Vokshi: Nga 9 shtatori, deri sot që…
Mbrëmjen e sotme, kodrat e fshatit Mimias në Berat janë përfshirë nga flakët. Konkretisht, zjarri ka rënë në pyllin me pisha që është në këtë zonë. Në fillim, flakët janë pikasur nga banorët e zonës të cilët menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit me frikën se mos zjarri përhapet drejt bllokut të fiqve dhe vreshtave të cilat ndodhen shumë pranë pyllit me pisha. Sakaq, punonjësit e Repartit të MZSh-së Berat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës ka bërë që ata të punojnë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për ta vënë zjarrin nën kontroll,…
Ditën e sotme, deputetja demokrate, Albana Vokshi e cila njëheresh është edhe anëtare e Grupit të Rithemelimit të PD-së ka dhënë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në “News24” ku tregoi disa nga detajet që përshkuan takimin e ndodhur dje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Teksa fliste për këtë çështje, Vokshi u shpreh se ajo ishte një bisedë shumë miqësore mes Berishës dhe Alibeajt megjithëse të dy kishin mendime ndryshe për disa tema. “Ishte më tepër gëzim i demokratëve, i anëtarëve të PD. Në bisedat tona, në diskutime, ishte veprim rutinë, vendim…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar së fundmi një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” në “News24” se ajo kishte në plan që të largohej nga politika aktive, ndërsa bashkëshorti i saj, Ilir Meta të merrte edhe një mandat të dytë si President i Republikës. Por këto plane sipas saj, u prishën për shkak të dështimit të Lulzim Bashës dhe faktit që opozita nuk u shpall dot fituese në zgjedhje. Megjithatë, Kryemadhi paralajmëroi se Meta do të rikthehet sërish në politikë dhe madje këtë herë do të jetë më aktiv se kurrë, ndikuar kjo nga…
Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Spanjës në një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet në stadiumin e Espanyol-it. Pritet që kjo sfidë të mos jetë e lehtë për kuqezinjtë tanë duke marrë parasysh që luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë. Tranjeri Reja ka zgjedhur që në krye të ofensivës të vendosë Armando Brojën i cili ka ndryshuar edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë. Talenti kuqezi që do veshë numrin 9 ndërsa më parë ka mbajtur numrin 17. Nga debutuesit e Shqipërisë, mesfushori Kristjan Asllani do të mbajë fanellën me numrin…