Qeveritë që po përpiqen të mbrojnë votuesit e tyre nga rritja e kostove të energjisë elektrike dhe karburantit duke u bashkua rreth një ideje të thjeshtë: të ndihmojnë njerëzit të blejnë naftë më të lirë! Këtë javë Rishi Sunak, kancelari i Britanisë, uli tarifën e karburantit me 0.05 paund (0,07 dollarë) për litër, e cila është në fakt një ulje prej 9% brenda vitit duke shënuar kështu për një vit – më e larta ndonjëherë. Nga 1 prilli, Franca do të reduktojë 15 cent (0,16 dollarë) për litër taksat e karburanteve për katër muaj. Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë…
Author: tirana
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, një dëshmitar okular ka rrëfyer se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Lviv-it në Ukrainë. Më tej, Këshilli i qytetit ka konfirmuar se janë dëgjuar tre shpërthime, ndërsa thuhet se shënjestra ishte një kullë komunikimi në qytet. Kujtojmë se Livi ndodhet afër kufirit me Poloninë dhe ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse, Ky qytet është një nga vendet ku njerëzit po shkojnë për të shpëtuar.
Një pjesë e mirë e burrave tërhiqen shumë nga femrat e forta por ndodh shpesh që shumë prej tyre e barazojnë fjalën “e fortë” me “të pavarur” dhe “të vetë-mjaftueshme” dhe ata janë veçanërisht të intriguar. Megjithatë, ka gjasa që pas kësaj të fshihet frika për të mos qenë të dashur, sepse përkufizimet e këtyre fjalëve duket se nënkuptojnë se një grua e tillë nuk ka nevojë për një burrë. Më poshtë po sjellim tre llojet e grave të cilat meshkujt preferojnë t’iu qëndrojnë larg edhe pse i duan: Grua e fortë Kjo është gruaja që ka një bërthamë të…
Sipas prestigjozes italiane “la repubblica”, mbi 1100 civilë janë kanfirmuar të vrarë Ukrainë që nga 24 shkurti kur Rusia nisi ofensivën e saj për pushtimin e vendit. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka përditësuar një raport së fundmi ku thuhet se 1104 civilë janë vrarë dhe 1,754 janë plagosur. Ndërkaq, në mesin e më shumë se 1,100 civilëve që kanë humbur jetën, 167 janë gra dhe 51 fëmijë.
Sipas “Skynews”, Presidenti amerikan Joe Biden ka patur një ditë të ngjeshur ku ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake të cilat ishin pjesë e vizitave të tij europiane të programuara për këtë javë. Por, pas përfundimit të takimeve të tij zyrtare, Biden gjeti kohë të vizitonte edhe stadiumin kombëtar të Polonisë me qëllim për të takuar refugjatët e larguar nga lufta. Ai u takua gjithashtu edhe me kuzhinierin Jose Andrés dhe vullnetarë në Varshavë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë një deklarate për mediat, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se e njeh shumë mirë presidentin rus, Vladimir Putin. Vuçiç tha se i di mirë mendimet e Putinit dhe se sipas tij, mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë ka qenë një vendim i drejtë. “Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin”, u shpreh ai. Mes të tjerash, Vuçiç theksoi se…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov kanë zhvlluar një takim së bashku ku kanë folur për situatën e luftës në Ukrainë. Pas takimit, ky i fundit ka treguar disa detaje rreth asaj se çfarë u diskutua mes tyre. Reznikov u shpreh se ka “optimizëm të përmbajtur” pas takimit të mbajtur me presidentin Biden, ndërsa në qendër të diskutimit ishin edhe nevojat e ushtrisë së vendit të tij. Ndërkohë, presidenti Joe Biden dhe sekretarët e tij të shtetit dhe të mbrojtjes, Antony Blinken dhe Lloyd Austin, u takuan me ministrat…
Vetë ylli i Argjentinës dhe 7-herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi ka mjaft pasiguri për të ardhmen e tij me përfaqësuesen argjentinase pas përfundimit të Kupës së Botës së këij viti në Katar. “Pleshti” po kalon një sezon të vështirë në nivel klubesh, megjithatë ai tundi një herë rrjetën në përballjen e së premtes pasi skuadra e tij mundi Venezuelën 3-0 në kualifikueset e Kupës së Botës. Në një deklaratë që dha pas ndeshjes me Venezuelën, ylli i futbollit shpjegoi se ai do të duhet të rivlerësojë gjërat pas Kupës së Botës në Katar: “Nuk e di se…
Apeli i Papa Françeskut ka qënë i qartë dhe i prerë, lufta në Ukrainë duhet të ndalet menjëherë. Ati i Shenjtë ka theksuar se shumë qytetarë të pafajshëm ukrainas po vuajnë pasoja të rënda. “Shpresojmë dhe lutemi që kjo luftë e turpshme për të gjithë ne, për mbarë njerëzimin të përfundojë sa më shpejt, është e papranueshme. Çdo ditë shton më shumë vdekje dhe shkatërrime”, u shpreh ai.
Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të 47-vjeçarit, të identifikuar me iniciale A. Gj. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje. “Më datë 26.03.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. Gj., 47 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se nga të dhënat paraprake duket se kemi të bëjmë me një minë detare, e prodhimit sovjetik. Ministria tha se po merren masat për largimin e saj nga Bosfori, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo mina të tjera që lundrojnë në këto ujëra. Nuk dihet se si ka përfunduar kjo minë detare në Bosfor, por pak ditë më parë, ekspertët turq vunë alarmin se minat e vendosura nga Ukraina dhe Rusia në Detin e Zi mund të vinin deri në Turqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën sëfundmi. #SONDAKİKA…
Presidenti i SHBA Joe Biden është takuar ditën e sotme me dy ministra ukrainas në Varshavë. Ky është takimi i parë i presidentit amerikan ballë për ballë me zyrtarë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të zhvillohet edhe një takim mes sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe sekretarit të Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.