Një tjetër gjeneral rus, i quajtur Yakov Rezantsev, raportohet se është vrarë gjatë një sulmi në afërsi të qytetit jugor Kherson. BBC citon për lajmin ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës. Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë – oficeri më i lartë i vrarë nga Ukraina. Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit. Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të…
Author: tirana
Në rrjetet sociale janë publikuar dy foto të Lulzim Bashës në një aeroport. Faqja satirizuese “Brryli Broadway”, shkruan se kryetari i dorëhequr i partisë më të madhe opozitare është larguar në Amsterdam. Megjithatë, këto pamje duhen marrë me rezerva pasi nuk dihet sa aktuale janë, edhe pse Lulzim Basha dhe familja e tij janë të lidhur ngushtë me Holandën. Basha dhe bashkëshortja, Aurela, kanë studiuar dhe jetuar në Holandë. Aurela Basha është dhe nënshtetase holandeze. Kujtojmë se, edhe përse ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD Lulzim Basha është deputet i kësaj force politike dhe anëtarë i strukturave më të…
Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë. Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj po përpiqeshin të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po lëviznin. A dramatic Sky News report from sieged town of Chernihiv in Northern Ukraine: shelling and escape of the filming crew, short interview with a wounded driver. And…
Shumë ekspertë e analistë tregu po mbështesin idenë se çmimi i një fuçie naftë mund të kapërcejë shumë shpejt pragun e 200 dollarëve. Kuotimi i arit të zi mori një tjetër hov pas lajmit se ishin sulmuar depot e naftës në Arabinë Saudite. Edhe pse flakët që pushtuan objektet e naftës së “Saudi Aramco” pas goditjes nga rebelet Huthi, janë vënë tashmë nën kontroll, situata në tregje nuk është stabilizuar krejtësisht. Në bazën e luhatjeve të çmimit, qëndrojnë më shumë tensionet gjeopolitike. Agresioni rus në Ukrainë dhe sanksionet e rrepta te perëndimit i kanë komplikuar ndjeshëm eksportet e kolosëve rusë…
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Dilaver Idrizin, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Megjithëse ka dëgjuar të gjithë versionin bazuar në dëshmi të familjarëve, i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues. Ai ka thënë se nuk e ka hedhur bashkëshorten nga kati i tretë i apartamentit ku jetonin me qera në zonën e Babrrusë. “Unë e dua bashkëshorten time”, ka thënë ai duke treguar itinerarin e ditës dhe duke mohuar aktet e dhunës. Sipas tij, gjatë një konflikti banal me bashkëjetusen, e kishte goditur me një shpullë. Nga ana tjetër ka dëshmi që…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të vendosin këtë të dielë nëse do të shmangin rutinën, ose nëse do të përpiqen të eliminojnë vështirësitë me të cilat do të përballen. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos e thyeni ligjin. Ka gjasa të përballeni me mosmarrëveshje në familje. Këshillohet të mos nxitoheni me veprimet tuaja. Demi Mos neglizhoni këshillat e personave tuaj të afërt, mbi të gjitha rekomandimet nga persona me më shumë eksperiencë se ju. Shmangni shakatë e papërshtatshme dhe alkoolin. Në mbrëmje mund të përfshiheni në punët e shtëpisë. Binjakët Rrezikoni të humbisni kontrollin e emocioneve gjatë kësaj të…
Zv.minstrja e Bujqësisë Ermira Gjeci njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me gripin e shpendëve në vend. Gjeci theksoi se nuk ka asnjë vatër të re dhe se po vijon groposja e shpendëve që kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit. Sipas zv.ministres situata paraqitet e qetë, ndërsa AKU vazhdon me kontrollet në të gjithë vendin. “Në lidhje me situatën gjatë 24 orëve nuk kemi pasur konfirmimi për asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin vazhdon procesi i groposjes së shpendëve të ngordhur. Nga kontrollet e…
Deputeti Flamur Noka deklaroi se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u largua nga detyra disa ditë para përplasjes së 8 janarit. “Që nga sot do rikthehesh në krye të detyrës!”- u shpreh Flamur Noka teksa një dorë e mbante mbi supin e rojes së PD. Pëllumb Matraku deklaroi para protestës së 8 janarit se vendosi të largohet nga detyra pasi nuk i pelqenin reagimet që po ndodhin mes demokratëve. ”Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam…
Flamur Noka teksa ka inspektuar heqjen e dyerve te blinduara në PD ka komentuar para gazetarëve dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili miratoi statutin e Berishës. Ndaj tij Gazmend Bardhi vetëm pak orë para vendimit hodhi akuza se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit që ka ndikuar në marrjen e vendimit dhe fakti se vetë Zhukri ishte në konflikt interesi me Sali Berishën. Por për Nokën kjo nuk ka asnjë lidhje, ndërsa bëri të ditur se edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin. ‘Në rast se zoti Zhukri është takuar me një kriminel të rrezikshme është…
Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, falë edhe bashkëpunimit me OSHEE-në, janë administruar informacione policore operative se në Malësi të Madhe po ushtrohej veprimtaria e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në mënyrë të jashtëligjshme. Strukturat e Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe OSHEE-në, Malësi e Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bitcoin”. Në kuadër…
Një përfaqësi e grupit të Rithemelimit mbërritën në selinë e PD-së këtë të shtunë. Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe ish deputeti Klevis Balliu hynë në ambientet e PD dhe thanë se po priten ekspertët për të hequr dyert e blinduara. Noka ka deklaruar se do duhet një kohë e gjatë për të çmontuar dyert e blinduara. “Do çblindohet do kthehet nga bunker në shtëpinë e demokratëve siç ka qenë. Po presim ekspertët për çblindimin e saj cdo demokrat është në shtëpinë e tij kjo është e padiskutueshme të gjithë të punojmë për tu bashkuar e për tu përballur me…
Gianni De Biasi është padyshim trajneri më i suksesshëm në historinë e kombëtares së Shqipërisë nisur nga fakti që kuqezinjtë për herë të parë mbërritën në finalet e një Europiani, pikërisht nën drejtimin e italianit. Megjithatë, rruga deri në Francë 2016 nuk ka qenë e lehtë dhe tekniku De Biasi para ndeshjes miqësore së Shqipërisë ndaj Spanjës ka treguar në një intervistë për median katalanase “Ara”, se disa prej lojtarëve që i afroi në kombëtare i gjeti nëpërmjet internetit pasi nuk kishte një arkivë specifike për ta, ndërsa shtoi se ndeshja kundër Serbisë është edhe eksperienca e tij më e…