Author: tirana

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një tjetër shtetrrethim në kryeqytetin e Ukrainës. Nga ora 20:00, banorët do të urdhërohen të qëndrojnë brenda deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se zëvendëskryeministri i Ukrainës ka thënë se për sot janë rënë dakord për 10 korridore humanitare, të cilat do t’i lejojnë qytetarët të largohen të sigurt nga disa nga qytetet e rrethuara.

Read More

Udhëtimi i kthimit ndihet më i shkurtër, sepse e ju e dini më mirë se sa kohë ju është dashur për të shkuar atje, dhe pikërisht një studim i botuar në vitin 2015 e vërteton këtë, duke vënë në dukje se efekti i kthimit nga një udhëtim është thjesht një iluzion i trurit tuaj që rishikon të kaluarën, në vend që të përjetojë lëvizjen e kohës në momentin që jeni duke udhëtuar. Një studim i vitit 2016 i botuar në revistën ”Hippocampus” hedh pak më shumë dritë mbi atë se çfarë mund të bëjë truri për të zvogëluar kohën e…

Read More

Një pjesë e madhe e matësve të shpejtësisë arrin deri në 230-260 kilometra në orë, edhe pse makinat nuk janë projektuar për të arritur një shpejtësi të tillë. Po pse është vendosur një kilometrazh i tillë, për makinat e zakonshme? Kjo është një praktikë e kompanive të automjeteve që prodhojnë kilometrazhe në seri për automjete të ndryshme. Nëse arsyetojmë, kompanive do t’u kushtonte më shumë nëse prodhojnë një matës shpejtësi për çdo makinë. Përtej kostove, kjo ka edhe një arsye që lidhet me psikologjinë. Pasja e një kilometrazhi të lartë e bën më sportive një makinë të avashtë, të paktën…

Read More

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë 47-vjeçari Gerti Selimaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”. Sjellim në vëmendje se në vitin 1998, në lagjen lagjen “Pavarësia”, Vlorë, 47-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E.…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni” dhe Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët. Njoftimi i policisë së Tiranës: Finalizohet operacioni…

Read More

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se që nga muaji Janar kur nisi programi i qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja që zgjerohen me fëmijë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes. “Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes 40,000 lekë për fëmijën e parë. 80,000 lekë për fëmijën e dytë 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, ka shkruan Rama.

Read More

Një skandal i madh ka ndodhur dje në Kosovë teksa mësohet se janë konfliktuar me njëra-tjetrën dy zyrtaret e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bëhet fjalë për Alba Morinën dhe Maki Bajramin, njëkohësisht gazetare të Kanal10 dhe Klan Kosova. Siç raporton Sporti.info, dy punonjëset e Federatës kanë goditur me karrige njëra-tjetrën. Ngjarja e turpshme ka ndodhur para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës U-17 kundër Gjermanisë U-17, e vlefshme për futbollin e femrave. Një ngjarje e turpshme që tregon edhe njëherë tensionin që ekziston në komunitetin e futbollit të Kosovës para zgjedhjeve për president të FFK-së.

Read More

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysmë viti në krizë dhe është përaparë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”. Shkaku i krizës: Berisha i përjashtuar si “non grata”. Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij “persona…

Read More

Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë luftës së ashpër që po zhvillohet në vend. Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët. Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si BE në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurosië do të zgjedhë të hënën Kryetarin e ri të saj. Në njoftimin e KLP-së bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më datë 28 mars, ora 11 në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programi OPDAT. Mësohet se kandidati i vetëm në këtë garë është Alfred Balla, i cili aktualisht ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit. Balla është zgjedhur me vendimin Nr.19/2018, datë 08.02.2018 nga Kuvendi i R.Shqipërisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Ai…

Read More

Tensionet në Partinë Demokratike u rikthyen sërish ditën e djeshme pas vendimit të Gjykatës Civile të Tiranës për të regjistruar ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të organizuar nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha.Kështu sipas këtij vendimi, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit ndërsa ndryshon vula dhe logo. Drejtuesit e PD, duke nisur nga kreu i Komanduar Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dolën kundër me një ankimim ndaj këtij vendimi ndërsa gjyqtarin e çështjes e konsiderojnë në konflikt interesi.Deputeti Edmond Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit u shpreh në RTSH se vendimi i…

Read More

Gjatë natës biznesit të kandidati demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati iu vendos lëndë plasëse. Përmes një reagimi Partia Demokratike ka dënuar sulmin ndaj pronës së Bushatit. Gjithashtu PD u kërkon organeve u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati. Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike,…

Read More