Kryetari i bashkisë së Matit Agron Malaj, fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë Matin.Një prej destinacioneve të kësaj jave që ia vlen të vizitohet është edhe Ura e Vashës, e ndërtuar në fillim të shek.XVIII shërben për lidhjen e dy brigjeve të lumit Mat.“Dikur ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për kalimin e karvanëve që vinin nga Durrësi dhe përshkonin itinerarin Tiranë-Shkallë Tujani-Qafë Murrizi- Guri Bardhë- Ura Vashës- Klos- Dibër. Ura është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djadhtë dhe një dritare shkarkuese.Ajo është e gjatë për rreth 11 m dhe…
Author: tirana
Natën mes të shtunës dhe të dielës, në orën 2 akrepat do të zhvendosen një orë përpara. Si në çdo vit, ndryshimi i orës ndodh të dielën e fundit të muajit Mars, dhe do të qëndrojë në fuqi deri në 30 Tetor, kur do të rikthehet ora diellore. Pra do të fitojmë një orë më shumë dritë, dhe do të flejmë një orë më pak. Ndryshimi i orës prej disa vitesh ka qenë pjesë e diskutimeve në nivel evropian dhe pas konsultimit publiK të vitit 2018, deputetët votuan një rezolutë për t’i dhënë fund ndryshimit të orës stinore duke nisur…
Është përfolur shumë kohët e fundit që këngëtari Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje. Madje, këto spekulime se dyshja e famshme janë bashkë u përforcuan edhe më shumë pas bëjes virale të një videoje ku shihen të e tyre dy në një dasmë në Amerikë. Për këtë gjë, ka ardhur së fundmi edhe reagimi i moderatores nga Kosova e cila e ka shoqëruar edhe pak me ironi atë që është përfolur në media. Ajo ka folur për këtë në emisionin e saj “Prive”, në rubrikën ‘E vërtetë e pavërtetë.” Në insertin e përgatitur, thuhet se mes tyre…
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dy shpërthimet e njëpasnjëshme që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqendrën e veriut. Uniformat blu bëjnë të ditur se rreth orës në derën e supermarketit në pronësi të Florenc Markut në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse. Njoftimi i plotë: Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se që prej fillimit të luftës janë regjistruar mbi 70 sulme ndaj spitaleve në Ukrainë. Sipas OBSH-ja mendon se edhe sulmet ndaj institucioneve shëndetësore janë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne. Bazuar në të dhëna zyrtare të OBSH-së, mësohet se sulmet në institucionet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë kanë shkaktuar të paktën 71 viktima dhe 37 të plagosur. “Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor dhe në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Republika e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë dominim të motit të kthjellët. Por herë pas here parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të fundit të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se rezistenca e trupave të tij i kishte dhënë Rusisë “goditje të fuqishme”. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka bërë thirrje që Moska të negociojë përfundimin e luftës, por paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga territori sovran. “Mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: ne duhet të flasim, të flasim me kuptim, urgjentisht dhe me drejtësi”, ka thënë ai. Ndër të tjera Zelenskyy vazhdoi të pretendonte se më shumë se 16,000…
Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen që lamë pas nga dy shpërthime të fuqishme. Raportohet paraprakisht se shpërthimet, dyshohet me eksploziv, janë dëgjuar në dy lokacione të ndryshme në qytet në orët e para të mëngjesit. Mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth ores 02.20 të natës dhe i dyti vetëm 10 minuta më pas. Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës dhe është në pronësi të ish-kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Mësohet se objekti në pronësi të tij është me kohë i lëshuar me qera. Ndërsa shpërthimi i dytë është vendosur në…
Borti i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë. Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë. Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën u mblodh sërish sot për herë të dytë në ambientet e selisë blu. Ish-lideri i PD, Sali Berisha mbërriti në ambientet e selisë rreth orës 20:00, pas vendimit të Gjykatës, e cila legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Në mbledhjen e zhvilluar të premten mbrëma, Sali Berishë është ulur në vendin ku dikur ulej Lulzim Basha, ndërsa deputetë dhe mbështetës të tjerë qëndrojnë në krah.
40 persona personel të shërbimit të urgjencës paraspitalore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku bëjnë pjesë mjekë, infermierë dhe shoferë të autoambulancave që shkojnë në banesa, nuk kanë përfituar shpërblimin Covid në bazë të VKM 207 të datës 10.3.2020 ku vendosej – 1. Dhënie e shpërblimit mujor, në masën 125 000 (njëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për personelin mjekësor, specialistë të shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga Covid 19. Mjekët që u ankuan në emisionin…
Pas protestës së serbëve të Kosovës, të mbajtur sot në Mitrovicë Veriore dhe Graçanicë, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka bërë apel që të ruhet qetësia. Ai, nëpërmjet një videoje, të publikuar në Facebook, në gjuhën serbëve u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, duke thënë se suspendimi i gjyqtares serbe në veri, nuk është marrë nga ai. Ai ka thënë se për pezullimin e Liliana Stefanoviç e ka marrë vesh nga mediat. Kurti ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të mos i besojnë Beogradit, pasi askush në institucionet atje nuk kujdeset për të drejtat dhe mirëqenien…