Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka vizituar sot trupat amerikanë ushtarakë, të cilët punojnë me aleatët në krahun lindor të NATO-s në Poloni. Nga pamjet e publikuara nga mediet e huaja duket se presidenti Biden është ulur në një tryezë bashkë me ushtarët amerikanë për të shijuar pica. Pamjet të sjellin në mendje një botë paqësore, ku nuk ka armë, as luftë me presidentin amerikan që ha pica, bën shaka dhe nxjerr selfie me ushtarët.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu ku është pritur nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij. Siç shihet më pamjet e siguruara në oborrin e selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, Gent Stazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Mimoza Hajdarmataj. Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 49-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Fitnete Rexha” në kryqytet, ku shtetasi Sh.L, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 24.03.2022, në rrugën “Fitnete Rexha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i…
Kandidatja e PS për bashkinë e Shkodrës më 6 mars Majlinda Angoni është emëruar sërish në krye të Prefekturës së Bashkisë Shkodër. V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. lajmi në përditësim
I shpallur në kërkim pasi një ditë më parë vrau nnjë mace, ngjarje që u publikua dhe me video, Vlash Marku ka guxuar të sfidojë Policinë e Shtetit! Me biçikletë si është afruar në Bashkinë e Tiranës dhe ka vendosur një shishe me lëndë djegëse poshtë makinës në pronësi të Bashkisë Tiranë. Marku ka ndezur zjarrin, por duke qenë në një zonë të mbikëqyrur nga kamerat, ngjarja është pikasur shpejt dhe flakët janë shuar pa shkaktuar dëme materiale. Por, autori është larguar. Për herë të dytë, ai u ka shpëtuar prangave të policisë. 47-vjeçari rezulton të ketë qenë i dënuar…
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique foli në konferencë për shtyp para përballjes së nesërme që Furia e Kuqe ka ndaj Shqipërisë në RCDE Stadium. Kombëtarja iberikase rikthehet të luajë një ndeshje në Katalonjë pas plot 18 viteve dhe trajneri Luis Enrique thekson se do të tentojnë që takimin e nesërm ndaj kuqezinjve ta kthejnë në një festë ndërsa shtoj se në momentin që grumbullon lojtarët, nuk mendon më pas për moshën e tyre duke i konsideruar të gjithë të barabartë. “Mendoj se stadium nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam…
Një 28-vjeçar ka shkuar i plagosur me armë zjarri në Vlorë. Bëhet me dije se i plagosur me armë zjarri në pjesën e kofshës është Klodian Dule. Burime për media bëjnë me dije se 28-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje për të hequr plumbin.
Rusia ka filluar të mobilizojë përforcime ushtarake për të dërguar në Ukrainë, ndërsa humbjet e saj në luftë vazhdojnë të rriten “Tani kemi indikacione se ata po tërheqin forcat nga Gjeorgjia,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti sipas rregullave bazë të vendosura nga administrata Biden. “Trupat ruse që janë të vendosura në Gjeorgji. Nuk kemi një numër të saktë.” Mijëra trupa ruse janë stacionuar rregullisht në pikat ushtarake nga Gjeorgjia në Siri e në Taxhikistan. Shumë prej tyre janë brigada të pushkëve të motorizuara që ekspertët i konsiderojnë të aftë për luftim dhe…
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u lirua gjatë ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye prane familjes se tij. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kërkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelen, me vendim te formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 sëbashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022, që nga hartimi i testeve e deri në vlerësimin e tyre, këtë vit do të angazhohen 920 mësues nga e gjithë Shqipëria, prej të cilëve 120 janë certifikuar këtë vit. Gjatë një ceremonie të organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u dorëzoi certifikatat mësuesve të rinj hartues dhe vlerësues. Gjatë fjalë së saj ministrja tha se procesi i Maturës Shtetërore është një hallkë shumë e rëndësishme që tregon performancën e sistemin arsimor.
Një makine në afërsi të bashkisë Tiranë është tentuar që t’i vihet flaka mbrëmjen e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën me dije se një person ende i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë makinës e cila ka qenë e parkuar. Njoftimi i policisë Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se: Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, ku një 82-vjeçar ka varur veten. Sipas informacioneve të policisë, familjarët gjetën shtetasin me iniciale K.G. të vetvarur. Mësohet se ai jetonte vetëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:40, në fshatin Fushëbardhë, Gjirokastër, pranë banesës së tij, është gjetur nga të afërmit, i vetvarur shtetasi K. G., rreth 82 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.