Author: tirana

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka zbuluar bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Për këdo për ata të cilët vuajnë pak nga juridiksioni. Nuk është një vendim i formës së prerë. Do jetë gjykata që të vendosë përfundimisht në aspektin juridik. Ky është sqarimi në aspektin juridik. Lidhur me atë çka u komunikua, sëbashku me kolegët e mi, sekretarin e përgjithshëm. Tani po ju them, Berisha pretendionte se vendimi i gjykatës është finali, sipas tij ka zëruar gjithçka. Vendimi i tij ishte që, pretendonte bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë. PD ka lindur si parti në…

Read More

Një incident ka ndodhur gjatë konferencës së Kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit tha se asnjë person non grata nuk mund të mbrojë interesat e PD. Por në këtë moment një simpatizante e Berishës i ka ndërprerë fjalën. Kjo detyroi sigurimin të ndërhyjë dhe ta largojë. ‘PD ka lindur si parti pro perëndimore dhe ka përqafuar vlerat dhe standardet e orientimin amerikane europian. Kjo është një nga vlerat thelbësore të kësaj partie. Nëse e mira e demokratëve për t’i rifuqizuar duke respektuar në mënyrë strikte këto vlera, ajo se çfarë i thash Berishës ishte kjo “PD30…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat nga selia blu se Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm. Lideri historik i PD tha se kjo parti është në betejë me Edi Ramën pasi vendi po shkatërrohet çdo ditë. Ndër të tjera Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të udhëheqë protestat qytetare për rritjen e çmimeve. “U bë një valë protestash. Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqet nga PD. Le të thotë ai çfarë të dojë. Spanja ishte në rrugë e tëra.”-tha Berisha.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm, të “Grupit të Miqësisë mbi Përgjegjshmërinë/Llogaridhënien”, referuar agresionit rus në Ukrainë. Ministrja Xhaçka u shpreh se situata në Ukrainë, më shumë sesa një dënim, kërkon përgjegjësi. Ministrja Xhaçka theksoi se përgjegjësia ka të bëjë me dakordësimin e së vërtetës: se për një kohë të gjatë bota nuk ka arritur t’i kërkojë Rusisë llogari. “Sado e pakëndshme që mund të jetë, ne jemi këtu për shkak të zgjedhjeve të Putinit, por edhe për shkak të vendimeve tona. Mbajtja e Rusisë…

Read More

Sali Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me Enekelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në Selinë e PD “Çfarë u bisedua, unë shkova takova u shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të…

Read More

Pas takimit me grupin Bashës në selinë blu, Sali Berisha ka thënë se çdo demokrat duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkojë PD pas krizës që kaloi dhe vendimit që tha gjykata duke legjitimuar komisionin e Rithemelimit. “U bëj thirrje demokratëve në vend t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen këto ditë për interesin më të madh të vendit, të kombit, shoqërisë shqiptare. Sot Partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimet…

Read More

Në praninë e 4935 delegatëve dhe militantëve të shumtë të pranishëm në Air Albania, Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi zyrtarisht me votim të fshehte kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, me propozim të 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shkarkuar për thyerje të rënda të statutit të PD-së dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj Jo vetëm kaq. Kuvendi shkarkoi gjithashtu të gjithë kupolën drejtuese të partisë dhe e ka zhveshur nga funksionet edhe kryesinë që ishte në fuqi, me argumentin se nuk janë zgjedhur konform statutit. Pro shkarkimit…

Read More

Komisioni i Konkurrencës njoftoi se në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK”, ka vendosur te gjobise tre kompani. hand of a farmer giving fertilizer to young baby plants seedling in germination sequence on fertile soil with natural green background “– Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a)…

Read More

Një 58-vjeçar me iniciale V.M. është shpallur në kërkim nga policia pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet duke keqtrajtuar një kafshë. Sipas policisë V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush rezulton i dënuar më parë për vrasje. Njoftimi i policisë Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Read More

Dashi Është e nevojshme të vini rregull në marrëdhëniet aktuale. Në fakt, gjatë kësaj të shtune do të ndiheni të lodhur. Nëse do të kontrolloni disa dokumente të vjetra, mund të gjeni diçka të rëndësishme. Nuk rekomandohet t’i besoni një kolegut tuaj një plan me shumë vlerë për ju. Demi Është dita e duhur për të menduar seriozisht për të ardhmen. Nëse nuk i keni përcaktuar saktësisht qëllimet tuaja, duhet ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket marrëdhënieve personale, duhet të mendoni një plan strikt. Tregohuni të sinqertë me veten dhe me atë që…

Read More

Sali Berisha është futur në selinë e Partisë Demokratike. Pritet që ish-kryeministri të ketë një deklaratë për shtyp. Më herët në PD mbërritën anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj ata janë duke zhvilluar një mbledhje me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj si dhe Sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi. Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Read More