Author: tirana

Ndodh shpesh që humori ynë për seks të ndikohet nga faktorë të ndryshëm në jetën tonë të përditshme. Puna, detyrimet e shumta dhe stresi i kapjes së tyre shpesh na bëjnë të harrojmë seksin pavarësisht nëse jemi beqarë apo në një lidhje. Padyshim që ka burra dhe gra, të cilët pavarësisht se çfarë ndodh në jetën e tyre, tek ta mbeten të shtuara jo vetëm dëshira erotike dhe disponimi seksual, por fjalë për fjalë ata nuk i largojnë dot kurrë nga mendja ato dhe janë gjithmonë të gatshëm për lidhje dashurie. Yjet kanë një shpjegim edhe për këtë. Konkretisht, janë…

Read More

Tashmë ka kaluar një muaj që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka shkaktuar mijëra viktima, ka bërë miliona refugjatë të largohen nga vendi dhe ka shkatërruar qytete, por pavarësisht dëmeve të mëdha shkruan “la repubblica”, forcat e armatosura të Ukrainës kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë një rezistencë të fortë. Kujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës. Kjo konsiderohet si ofensiva më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila nënkuptoi mundësinë e përshkallëzimit në një luftë bërthamore nëse Perëndimi do të ndërhynte. Më poshtë po ju tregojmë…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka paralajmëruar një tjetër aksion në zyrat e Kadastrës në vend. Kjo deklaratë e ministrit vjen një ditë pas operacionit të kryer në Kadastrën e Sarandës, ku u vunë në pranga katër zyrtarë. Në fjalën e tij, ministri Manja falënderoi qytetarët për denoncimet, ndërsa tha se asnjë zyrtar nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë. Pa dhënë shumë detaje, ministri tha se ka një super proces siç e quajti ai, ku po hetohet për abuzimet me pronat kryesisht në bregdet. Manja theksoi se hetimi është i shtrirë në…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive, gjatë procesit të monitorimit sistematik të përmbajtjeve të transmetuara, ka identifikuar së fundmi dhe raste të shkeljeve etike në programe. Çdo rast është shqyrtuar në referencë me kërkesat e ligjit dhe të Kodit të Transmetimit dhe AMA ka qenë në komunikim me OSHMA-të për problematikat e vërejtura. Për AMA-n, liria e veprimtarisë audiovizive dhe hartimi i katalogëve të larmishëm programorë, nuk ka lidhje me përmbajtje të papërshtatshme, që cenojnë dhe dinjitetin e pjesëmarrësve në emisione si dhe të ndjekësve. “Në ligjin ku flitet për detyrimet e OSHMA-ve, mes të tjerave thuhet dhe që duhet ‘të mos…

Read More

Sot janë përcaktuar të gjitha datat e çerekfinaleve të ndeshjeve në kompeticionet europiane të Champions League, Europa League dhe Conference League. Champions League Chelsea-Real Madrid (Ndeshja e parë në datën 6 prill, e kthimit në 12 prill) Manchester City-Atletico Madrid (Ndeshja e parë në datë 5 prill, e kthimit në 13 prill) Villareal-Bayern Munich ( Ndeshja e parë 6 prill, e kthimit në 12 prill) Benfica-Liverpool (Ndeshja e parë në 5 prill, e kthimit në 13 prill) Të gjitha ndeshjen do të luhen në orën 21:00 *Gjysmefinalet Fituesi i Manchester City-Atletico Madrid me fituesin e Chelsea-Real Madrid Fituesi i Benfica-Liverpool…

Read More

Në qytetin e rrethuar të Mariupolit situata humanitare vazhdon të përkeqësohet pasi edhe Rusia nga ana e saj vijon të bllokojë dërgimin e ndihmave humanitare. Këtë e deklaroi vetë kryebashkiaku i këtij qyteti i cili është tashmë thuajse i kthyer në gërmadha. Qyteti strategjik port ka qenë i rrethuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz. Shumica e qytetit tani është në rrënoja. “Situata është vërtet e ndërlikuar. Është një krizë humanitare,” tha Vadym Boychenko. “Një pjesë e qytetit është e pushtuar nga forcat ruse, por ushtarët tanë ende…

Read More

Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës, raporton Kossev, transmeton Express. Sipas këtij mediumi lokal, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit. Edhe në këtë protestë po marrin pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve është prezent. Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë./ Express

Read More

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se një person i cili po priste për të marrë shërbim në këtë spital është konfliktuar për radhën dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin. Për pasojë, e lënduar nga ky incident ka mbetur edhe një punonjëse e spitalit e cila ka marrë dëmtime të lehta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.

Read More

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit, ka arhdur edhe reagimi i Kryetari të Komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se do të paraqesin ankim lidhur me këtë vendim të gjykatës dhe shtoi se ka autorizuar gjithashtu edhe kallëzim një penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shkak se nuk kanë qenë të pranishëm në seancën ku është marrë vendimi. “Do të jap përgjigje. Jemi njohur nga mediat me një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri. Kushdo që njeh edhe nga mediat si zhvillohen gjyqet për mua është një vendim në nivelet e……

Read More

Këtë të premte, edhe operatori kombëtar hekurudhor i Finlandës u shpreh se duke filluar që nga e hëna, do të pezullojë të gjitha shërbimet midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut në Rusi, duke mbyllur kështu një nga rrugët e fundit të transportit publik drejt Bashkimit Evropian për rusët. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, operatori “VR” ishte urdhëruar nga shteti se nuk ishte më e përshtatshme për të drejtuar shërbimin hekurudhor, “Kështu që ne po pezullojmë trafikun për momentin,” mësohet të ketë thënë kreu i trafikut të pasagjerëve, Topi Simola. Ndërkaq, kujtojmë se trenat nga Rusia për në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki,…

Read More

Mësohet se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është e mundur që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për katër nga gjashtë pikat që kanë qenë në fokus të negociatave mes tyre. Presidenti turk e dha këtë detaj ndërsa fliste rreth krizës Ukrainë-Rusi në kthim nga samiti i NATO-s. Bazuar në citimin që i bën transmetuesi turk “TRT”, presidenti turk ka shtuar po ashtu se mosmarrëveshjet territoriale mbeten.

Read More

James Rogers, i cili është një ekspert gjeopolitik deklaroi se Rusia është duke zbatuar planin B në luftën e saj kundër Ukrainës. “Është shumë e qartë se Putini dhe regjimi i tij kanë dështuar në objektivat e tyre fillestare ushtarake”, deklaroi ai për “Sky News”. Sipas mendimit të Rogers, plani B i Rusisë mund të përfshijë përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve me raketa për të mposhtur rezistencën ukrainase, duke shkaktuar terror mbi popullsinë në një përpjekje për t’iu afruar më shumë Kievit. 'It's very clear Putin and his regime has failed in their initial military objectives'James Rogers, from the Council…

Read More