Author: tirana

Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arritur të vejë në pranga një 21-vjeçar i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin e ditës së djeshme në dalje të kryeqytetit, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, në këtë ngjarje mbeti i vdekur një 57-vjeçar. Ky i fundit ishte duke lëvizur me një motorçikletë në momentin kur është përplasur nga i riu me makinë dhe ka humbur jetën në vend. Njoftimi i policisë: “ P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të një qendre tregtare, është përplasur me një…

Read More

Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar “Varrezat e Dëshmorëve”. Nga sa është mundur të mësohet, aty janë thyer pllakat e mermerit të më tepër se 20 varreve tek “Varrezat e Dëshmorëve”. Pas konstatimit të rastit, policia ka nisur menjëherë një hetim për të zbuluar autorët e këtij akti të paprecedentë. Njoftimi i policisë: Korçë – Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Korçë, në “Varrezat e Dëshmorëve”, janë konstatuar të dëmtuar disa varre. Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave…

Read More

Gjykata Civile e Tiranës ka marrë vendimin të regjistrojë statutin e Berishës i cili doli nga Kuvendi i 11 Dhjetorit duke pranuar kështu kërkesën e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet e statutit të partisë. Seanca gjyqësore nisi sot në orën 10.30 ku u duskutua rreth statutit të miratuar më 11 dhjetor në Këshillin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Theksojmë se në këtë Kuvend u shkarkuan drejtuesit e PD-së, ndërsa Grupi i Rithemelimit miratoi edhe statutin e ri. Gjyqtari që kishte në shqyrtim çështjen ishte Agron Zhukri, i cili fillimisht nuk pranoi të merrte përsipër atë…

Read More

Mësohet se një foto e Princeshës Diana u shit në ankand në SHBA për 18,306 dollarë. Kjo foto ishte cilësuar më parë nga një tabloid britanik si e papërshtatshme për botim. Por çfarë tregon fotografia? Fotoja bardh e zi ka përmasa 20×25 cm dhe është realizuar në fillim të viteve ’80. Siç mund ta shihni vetë, fotoja tregon princeshën në një shtëpi malore, ndoshta në Francë, duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa është mbështetur në gjunjët e një të riu, rreth të njëjtës moshë, i cili po lexon një libër. Më konkretisht, në plan të parë shfaqet një fytyrë dhe një shishe uiski, por më e çuditshmja…

Read More

Shkrim nga Ngozi Okonjo-Iweal, “Project Syndicate” Lufta në Ukrainë po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore. Ne në Organizatën Botërore të Tregtisë, një institucion i bazuar në sundimin e ligjit dhe i krijuar për të ndihmuar në krijimin e paqes, e shohim dhunën si diçka të urryer për parimet tona themelore. Ndaj i bëjmë jehonë thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres për ndalimin sa më parë të gjakderdhjes, dhe dëshirojmë një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të konfliktit. Por, edhe pse mbetemi të tronditur nga imazhet tronditëse dhe tragjike të qyteteve të Ukrainës që ndodhen nën…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për fyerje ndaj aktivistes Evi Kokalari. Salianji ka marrë një dënim me gjobë e cila kap vlerën prej 50 mijë lekësh. Në fakt, gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Po ashtu, Salianji vijoi më tej ku tha se, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë “Agimi i Artë”, i financuar nga qarqe antishqiptare. Kaq mjaftoi që Kokalari të ngrinte një padi ndaj Salianjit dhe tashmë mësohet…

Read More

Nga sa raporton “Skynews”, të paktën 300 civilë kanë mbetur viktimë e bombardimit të Teatrit të Dramës në Mariupol, javën e shkuar. Në këtë godinë strehoheshin me qindra civilë dhe reagimet qenë të ashpra kundër Rusisë pas goditjes, edhe pse në dy anët e ndërtesës ishte shkruar me shkronja të mëdha ruse fjala “fëmijë”. Kjo ishte bërë që pushtuesit ta dinin që në godinë strehoheshin ndër të tjerë edhe fëmijë, por si duket kjo nuk e ka penguar pushtuesin që të godasë. Ndërkaq, vetëm ditën e sotme Këshilli i qytetit të Mariupol-it deklaroi se si pasojë e sulmit humbën jetën…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Opinion” ka patur një debat të fortë mes anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole dhe deputetes Mesila Doda. Gjatë diskutimit që po zhvillohej mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Doda tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë. Por, kjo deklaratë e deputetës nuk i la shije aspak Godoles, e cila u shpreh se kjo gjë tregonte se ku kishte arritur shoqëria shqiptare. Nga ky moment, filluan edhe replikat më pas me njëra-tjetrën. Pjesë të shkëputura nga debati:…

Read More

Qeveria do të akordojë një fond prej 28 miliardë lekësh për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Kjo u tha sot nga Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahmiaj në komisionin e Ekonomisë, teksa është duke u shqyrtuar momentalisht buxheti për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve. Mes të tjerash, ministrja Ibrahimaj deklaroi se shpenzimet buxhetore jo prioritare janë shkurtuar me 16 miliardë lekë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. “Shpenzimet buxhetore jo prioritare janë shkurtuar me 16 miliardë lekë. 28 miliardë lekë për të…

Read More

“Blutë” e Krujës kanë finalizuar me sukses një operacion policor të koduar “LED 2”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike. Për rrjedhojë, në pranga kanë rënë 2 persona. Sipas asaj që raporton policia e qarkut të Durrësit, në sajë të këtij operacioni u zbuluan 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, ndërsa janë sekuestruar 17.1 kg kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura,…

Read More

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për Operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku ka vendosur të rrëzojë kërkesën për të. Kujtojmë se OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues. Gjithçka ka nisur pas kërkesës së një subjekti, Edlir Hysenaj. Në kuadër të aktit normative numër 1 të datës 31 janar 2020, Hysenajt i’u sekuestrua një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Read More

Sot është dita 29-të e luftimeve dhe prej afro një muaji Ukraina po përjeton makthin e agresionit rus. Këta të fundit nuk kanë kursyer gjatë kësaj periudhë as civilët ku qindra qytetarë dhe fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën. Ndërkaq, “Independent” raporton se një prokurore ukrainase ka bërë disa akuza të rënda ndaj pushtuesëve. “Forcat ruse përdorin përdhunimin si mjet lufte”, u shpreh prokurorja, Iryna Venediktova , duke akuzuar ushtarët e Moskës për përdhunimin e një gruaje në një shtëpi pranë Kievit. Ushtarët, vijoi më tej prokurorja Venediktova, hynë në shtëpinë në Brovary, në periferi lindore të kryeqytetit, ku vranë…

Read More