Qeveria do të akordojë një fond prej 28 miliardë lekësh për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Kjo u tha sot nga Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahmiaj në komisionin e Ekonomisë, teksa është duke u shqyrtuar momentalisht buxheti për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve.
Mes të tjerash, ministrja Ibrahimaj deklaroi se shpenzimet buxhetore jo prioritare janë shkurtuar me 16 miliardë lekë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve.
“Shpenzimet buxhetore jo prioritare janë shkurtuar me 16 miliardë lekë. 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Presim rritje të të ardhurave me 10 miliardë lekë. Rritja e inflacionit do të sjellë një kërkesë më të ulët të konsumit. Rritja ekonomike do jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve” theksoi Ibrahimaj.
