Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për Operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku ka vendosur të rrëzojë kërkesën për të.
Kujtojmë se OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues.
Gjithçka ka nisur pas kërkesës së një subjekti, Edlir Hysenaj. Në kuadër të aktit normative numër 1 të datës 31 janar 2020, Hysenajt i’u sekuestrua një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.
