Author: tirana

Goditet sërish një tjetër rast i mitëdhënies në Rinas, ndërsa policia ka proceduar penalisht një shtetas 18-vjeçar. Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit edhe 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në përfundim të veprimeve për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi L. H., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Ky shtetas u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një…

Read More

Sipas asaj që njofton “BBC”, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nënshkruajnë një marrëveshje së bashku për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG), me qëllim që të zëvendësohen importet ruse. SHBA-ja ka vendosur të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub LNG deri në fund të vitit. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shtetet europiane po përpiqen që ta reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse. Ndërkohë, BE-ja është zotuar të reduktojë përdorimin e gazit rus me dy të tretat gjatë këtij viti nëpërmjet importeve nga vendet e tjera dhe rritjes të energjisë së…

Read More

Sot është shënuar dita e 29-të e luftës në Ukrainë, ku rusët vazhdojnë bombardimet nëpër disa qytete dhe po e çon këtë vend drejt një shkatërrimi. Por sipas “Wall Street Journal”, Britania e Madhe pretendon se ka zbuluar mercenarët rusë synojnë të eleminojnë Presidentin e Ukrainës. Bazuar në raportin e tyre, Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj grupit të quajtur “Wagner”, i cili thuhet se po planifikon vrasjen e  Volodymyr Zelenskyy-t. Nga sa kuptohet, ekzekutorët e grupit të përzgjedhur paraushtarak “Wagner” e cila është e lidhur me rrethinat e Putinit, u kthyen në Ukrainë me synimin për të vrarë…

Read More

Ambiciet e Spanjës në pokerin që luhet për energjinë janë të mëdha. Por për këtë lipset bashkëpunimi me Francën. Maroku dhe Spanja nuk janë vende mike, por janë të varura ekonomikisht nga njëra tjetra. Edhe Algjeria, që sapo u vizitua nga kryeministri Pedro Sánchez nuk është vërtet një nga vendet partnere të këtij vendi europian. Por me sulmin e Putinit ndaj Ukrainës dhe fundin e Nord Stream 2 gjithçka shihet ndryshe. Për Spanjën kanë ndryshuar disa gjëra sa i përket gjendjes së re gjeostrategjike. Kontaktet e saj ekonomike tradicionalisht të mira me vendet arabe dhe botën afrikano-veriore, parqet e shumta…

Read More

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Turqi. Një video që po qarkullon në rrjet, tregon një mësues i cili dhunon nxënësit e vet duke i qëlluar ata me shuplakë në kokë. Pamjet janë bërë tashmë virale dhe dallohet që mësuesi nuk di të trajtojë një orë mësimi me ata nxënësit të vegjël duke e patur të pamundur të ruajë qetësinë. Videoja është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe në të shihet mësuesi teksa kalon pas secilit fëmijë dhe e godet fort në kokë. Esenler’de bir cemaate ait olduğu iddia edilen öğrenci yurdunda çocuklara şiddet uygulandı: pic.twitter.com/elfJjD8vaw— İstanbulPost (@istpost)…

Read More

Policia e Milotit ka vënë në pranga një 53-vjeçar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. I arrestuari është A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot. Sipas uniformave blu, në tokën e cila ishte në pronësi të këtij shtetasi, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim…

Read More

Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja Vesa Luma ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ditari i saj personal, të cilin e mbante në vitin 1999, vit ky kur po zhvillohej lufta në Kosovë. Ajo ka zgjedhur të ndajë një moment mjaft të vështirë, ku situata ishte shumë dramatike dhe ndërhyri NATO. “Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kanë nal rrymën”, ishte pjesa që artistja kishte shkëputur nga ditari dhe e kishte shpërndarë në…

Read More

Sot jemi në ditën e 29-të luftës në Ukrainë dhe disa imazhe të publikuara të cilat i shikoni më poshtë, tregojnë pjesë nga ajo çka po ndodh në atë vend. Njerëz që i japin lamtumirën e fundit të dashurit të tyre, edhe pse pak, ndërsa vajtojnë pranë varrit të tij. Disa të tjerë që largohen nga Ukraina, mes tyre shumë fëmijë në sytë e të cilëve sheh gjithashtu lot. Këto pamje kaq të trishta flasin më shumë se fjalët. Kujtojmë se pushtimi dhe terrori i ushtrisë ruse nisi më 24 shkurt në Ukrainë.

Read More

 Duket se Donaldi dhe Bora kanë harruar të kaluarën dhe janë kthyer sërish bashkë edhe pse jo publikisht. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se dyshja është takuar në shtëpinë e moderatores, pasi poshtë banesës së saj afër Kondrës së Diellit është parkuar një makinë tip “Benz” ngjyrë blu, e cila sipas burimit është e Donaldit. Nuk është e sigurtë nëse ky është takimi i parë mes tyre, apo ka pasur edhe takime të tjera.

Read More

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, si dhe ndaljen e menjëhershme të luftës. Rezoluta, e cila është miratuar më 24 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka siguruar 140 vota në të mirë të saj nga 193 në total. Katër shtete – Siria, Bjellorusia, Koreja Veriore dhe Eritrea – i janë bashkuar Rusisë me votë kundër dhe 38 shtete kanë abstenuar. Rezoluta “kërkon ndalje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse kundër Ukrainës, në veçanti për sulmet kundër civilëve apo…

Read More

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës me akuzën se i ka vënë zjarrin një zone të pyllëzuar në fshatin Koçanaj. Sipas burimeve policore, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja). Njoftimi i plotë i policisë: I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve,…

Read More

Ministria e Mbrojtjes britanike tha këtë mëngjes se Ukraina ka arritur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të kryeqytetit të Kievit. Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha: “Kundërsulmet ukrainase dhe kthimi i forcave ruse në linjat e tepërta të furnizimit, i kanë lejuar Ukrainës të ripushtojë qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të Kievit.

Read More