Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi gjykata njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha iu drejtua me një mesazh demokratëve, për bashkim. “Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është një dhe vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë“, tha Berisha.
Author: tirana
Grupi i Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte të 25 marsit. Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit. Mesa duket grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës do të vijojnë në selinë e PD mbledhjen e tyre. Grupi i deputetëve ka shkuar në katin e dytë të godinës së PD-së, ku pritet të zhvillojnë mbledhje në një nga sallat.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Luigi Soreca, dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Monica Merino, vizituan Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe Kopshtin “Ismet Nanushi” të rikonstruktuar së fundmi dhe që përbëjnë investimet më të mëdha të Programit “BE për Shkollat” deri më sot. Godinat e shkollës dhe kopshtit të vjetër u shkatërruan tërësisht nga tërmeti i vitit 2019 dhe u rikonstruktuan në kontekstin e Programit “BE për Shkollat”. 810 nxënës, 120 fëmijë që ndjekin kopshtin dhe 40 mësues janë rikthyer tashmë në ambientet e reja të shkollës. Deri më sot, ky është investimi më i…
Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, demokratët kanë filluar nga puna. Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediet pas shpalljes së vendimit të Gjykatës u shpreh se do të ankimojnë vendimin dhe e cilësoi atë në nivelet e një skandali.
Pas vendimit të ditës së sotme të gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha u komunikoi një mesazh të gjithë demokratëve të cilëve u theksoi nevojën për bashkim. “Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është një dhe vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë“, deklaroi Berisha. Sakaq, më herët dha një deklaratë edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso i cili…
Nga Paul Krugman, “The New York Times” Rritja e çmimeve do të vijë edhe për pak se të ndalojë dhe më pas të ulen. Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që çmimet e naftës, grurit dhe mallrave të tjera të rriten. Rritja e kostos së strehimit një vit më parë nuk është pasqyruar ende në inflacion. Prandaj, rrugës ka ende inflacion për t’u rritur. Rezerva Federale, megjithatë, beson se inflacioni i lartë do të jetë një fenomen i përkohshëm. Për më tepër, Fed beson se mund të ulë inflacionin relativisht pa dhimbje të mëdha ose siç quhet ndryshe: Ulje e…
Këtë të premte, Policia Kufitare e Qafë Thanës në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, kanë bërë të mundur arrestimin e 51-vjeçarit A.Sh. me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Mësohet se 51-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve. Njoftimi i Policisë: Falë bashkëpunimit të Policisë Kufitare me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës…
Gjatë një deklarate të tij, kryetarja e ekipit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Ukrainë deklaroi se vëzhguesit kanë siguruar informacione për varreza masive në qytetin e Mariupolit. Mësohet se një prej tyre mund të përmbante rreth 200 trupa. “Ne kemi marrë informacion për varret masive që ndodhen atje,” u shpreh Matilda Bogner për mediat e huaja. Bogner tha gjithashtu se kishte marrë informacion për ushtarë rusë që vrasin civilë në makina gjatë evakuimeve dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të një sërë zyrtarëve ukrainas, disa prej të cilëve edhe janë marrë…
Një telefonatë e përgjuar e cila është publikuar në rrjet po bën xhiron e botës. Në të dëgjohet një gjeneral rus, i emërtuar edhe si ‘kasapi i Mariupolit’ i cili është duke qortuar një oficer të thjeshtë për mos prerjen e veshëve të një ushtaraku që ishte kapur duke mos veshur uniformën e tij siç duhet. Gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, i cili është duke mbikëqyrur rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit, dëgjohet teksa bënte një thirrje private për ti shtrembëruar fytyrën dhe goditur me shishe një ushtar i cili kishte veshur uniformën gabim. Në videoklipin e publikuar, Mizintsev qortoi oficerin e…
Pas shpalljes së vendimit të gjykatës paraditen e sotme e cila njohu statutin e Berishës dhe kuvendin e 11 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar lëvizjen e parë duke deklaruar se do të zhvillojë një mbledhje. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00, në selinë pranë TVSH-së.
Këngëtarja Nora Istrefi është një prej artisteve më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar feston sot ditëlindjen e saj të 36. Nora ka lindur më 25 mars të vitit 1986 dhe sot ajo mbush plot 36-vjeç. Që në çastet e para pas mesnate, këngëtarja ka marrë shumë mesazhe dhe urime nga miq, shokë dhe familjarë. Sigurisht që mes tyre ka qenë edhe motra e vogël, Era, e cila është një yll ndërkombëtar tashmë në muzikë. Përmes një fotoje në “Instastory”, Era shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen mes tyre për gaz e cila pritet që tashmë të lehtësojë varësinë e Evropës nga gazi rus. Në sajë të kësaj marrëveshjeje, SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit. “Faleminderit për mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës dhe pavarësisë nga Rusia. Angazhimi juaj për të na dhënë 15 bcm shtesë LNG këtë vit është një hap i madh në këtë drejtim. Evropa do të punojë për të siguruar kërkesë të qëndrueshme për…