Pas vendimit të ditës së sotme të gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha u komunikoi një mesazh të gjithë demokratëve të cilëve u theksoi nevojën për bashkim.
“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është një dhe vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë“, deklaroi Berisha.
Sakaq, më herët dha një deklaratë edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso i cili tha se në mbledhjen e sotme do të merren vendime të rëndësishme.
