Author: tirana

Krim të neveritshëm e cilëson kryeministri Edi Rama shpërthimin që ndodhi këtë të premte në një depo nafte në qytetin saudit të Jeddah. Sulmi u mor përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit. Rama, në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter” shkruan se Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla. “Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë…

Read More

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të rimblidhet sot në orën 20:00 në PD. Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi. Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë. Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.

Read More

Rusët kanë nxituar të grumbullojnë antidepresantë, pilula gjumi dhe kontraceptivë mes produkteve të tjera që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, treguan të dhënat e publikuara të enjten, me njerëzit që blejnë ilaçe në vlerën e një muaji në vetëm dy javë. Megjithëse sondazhet zyrtare sugjerojnë se shumica e rusëve mbështesin vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, mediat sociale, intervistat dhe të dhënat anekdotike sugjerojnë se shumë rusë janë shqetësuar nga ashpërsia e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi në përpjekje që ta detyrojnë atë të tërheqë forcat e saj. Shumë marka…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy fëmijët e vegjël të motrës. Mediat greke bëjnë me dije se një 42-vjeçare shqiptare ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e motrës në zonën e Egaleos dhe në një moment ka dalë në ballkon dhe ka hedhur mbesën dhe nipin nga ballkoni dhe më pas është hedhur dhe vetë. Policia greke bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 10.10. Shqiptarja hodhi nga ballkoni nipin e saj 5 vjeç dhe mbesën 2 vjeçe dhe më pas është hedhur dhe…

Read More

Ministria e Shëndetësisë beri te ditur se gjate 24 oreve te fundit janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr Shqipërinë nga “lista e zezë” sa i përket udhëtimeve në vendin tonë për shkak të Covid-19. Në njoftimin e Ambasadës së SHBA për qytetarët thuhet se Këshilli i Udhëtimit për Shqipërinë ka hedhur udhëzimin nga “mos udhëtoni”, në “rimendojeni edhe një herë”. Ndër të tjera thuhet se janë ulur infektimet në vend dhe se rreziku për t’u prekur nga COVID-19 dhe për të zhvilluar simptoma të rënda mund të jetë më i ulët nëse personat janë të vaksinuar plotësisht me një vaksinë të autorizuar nga FDA .

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit të Matt Polombos për Xhorxh Soros. Ai ka zbuluar takimin etij të parë me Xhorxh Soros në vitin 1992, deri në momentin e përplasjes mes tyre. Berisha tha se në 92-n Soros u afrua në ndihmë të Shqipërisë, por sipas tij këto qëllime fshihnin diçka tjetër, që ishte izolimi i shoqërisë civile, të cilat duhet të mbaheshin nën kontroll. Më tej Berisha theksoi se autori Matt Polombo ka arritur të shfaqë anën tjetër të Xhorxh Soros, duke e cilësuar atë si një betejë mes daviti dhe Golias. “Jemi sot këtu…

Read More

Shtatzënia shoqërohet me kushte specifike që kërkojnë monitorim më të afërt. Presioni i lartë i gjakut (i ashtuquajturi hipertension) është një nga këto gjendje. Ka disa lloje të hipertensionit gjatë shtatzënisë. Hipertensioni kronik: Hipertensioni kronik konsiderohet presioni i lartë i gjakut që shfaqet para shtatzënisë ose deri në javën e 20-të të shtatzënisë. Preeklampsia: Preeklampsia shfaqet kur hipertensioni zhvillohet pas javës së 20-të të shtatzënisë dhe shoqërohet me shenja të akumulimit të proteinave në urinë, dëmtimit të veshkave, mëlçisë, gjakut dhe trurit. Preeklampsia e patrajtuar mund të çojë në komplikime të rënda si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Hipertensioni…

Read More

PD ka depozituar në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë ankimin ndaj gjyqtarit Agron Zhukri. Ky i fundit vendosi sot të njohë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit. Vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë. Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit…

Read More

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, tashmë zyra e tij duket se nuk ruhet nga askush. Ndaj dhe një mbështetës i Sali Berishës, Arbër Kola, ka gjetur mundësinë dhe ka hyrë në zyrën e kreut të PD për të bërë dhe një foto me këmbë mbi tavolinë. “Mes gjithë atyre librave ishte edhe një tabelë shumëzimi që e kishte mbuluar pluhuri”, ka shkuar ai në rrjetet sociale. Ndërkohë më herët teksa kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj po mbante fjalën e tij në selinë e PD, një prej mbështetëseve të Sali Berishës i ka ndërprerë fjalimin duke thirrur me…

Read More

Nga Rexhep Qosja Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për të: për energjitë e tij, për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, të tejpërtej dëgjuara. E di se me atë panegjirik nuk do ta shpëtoj prej veprimit…

Read More

Komisioni i Rithemelimit me Berishën në krye shkuan në selinë e PD-së pak më parë duke zhvilluar një konferencë për shtyp aty. Por, para se të bëntë këtë, Berisha zhvilloi një takim në njërën prej zyrave me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Në foton e mësipërme shihet momenti i takimit mes tyre, për të cilin Berisha tha se shkoi i qetë dhe se në atë moment ai i kishte kërkuar Alibeajt që të dorëzonin partinë pasi vendimi i gjykatës ishte final. Nga ana e tij, Alibeaj zbuloi më vonë se i kishte…

Read More