Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se një person i cili po priste për të marrë shërbim në këtë spital është konfliktuar për radhën dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin. Për pasojë, e lënduar nga ky incident ka mbetur edhe një punonjëse e spitalit e cila ka marrë dëmtime të lehta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.
