Ditën e djeshme, Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati është shkarkuar nga ky post nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ndërkohë, mësohet se në vend të tij është vënë Anisa Kaltanji. Kujtojmë se Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet e 25 Prillit edhe pse ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë. Po ashtu, ai dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet. Sakaq, pasi mori detyrën si Drejtor i Postës Shqiptare, Ervin Bushati bëri një…
Author: tirana
Në fakt, Lulzim Basha nuk ka patur dalje publike në media që prej dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, por faktikisht, siç bëri të ditur dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ai ka qenë në takime me demokratë ne zona të ndryshme të vendit. Sot kanë qarkulluar disa foto të cilat janë bërë në ambientet e një lokali në Ndroq, ku ish-kryedemokrati Basha shihet duke biseduar me antarë të Partisë Demokratike. Në fakt edhe në tekstin e dorëheqjes, Basha theksoi se ai do të vazhdojë të kontribuojë për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë PD-në…
Thuhet se trupat ruse kanë humbur rreth 16,400 personel që prej 24 shkurtit kur nisi lufta e deri sot më 26 mars. Ky informacion është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Gjithashtu, raportohet se armiku i Ukrainës ka humbur 575 tanke, 1,640 transportues të blinduar, 293 sisteme artilerie, 91 MLRS, 51 sisteme luftarake kundërajrore, 117 avionë, 127 helikopterë, 1,131 automjete, 7 anije/varka, 756 tanke operacionale UAV dhe karburant, niveli, 19 njësi pajisje speciale dhe 2 sisteme të lëvizshme SRBM. Ministria vëren se të dhënat janë duke u përditësuar. Llogaritja është e ndërlikuar nga intensiteti i lartë i…
Gjatëparadites së kësaj të shtune, banorët e lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë dalë në protestë për shembjen e banesave të tyre. Ndër të tjera, ata kanë firmosur edhe një peticion me anë të të cilit i kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kyebashkiakut Erion Veliaj të rishikojnë projektin për ndërtimin e pallateve të reja duke insistuar që ato të rindërtohen në të njëjtin vend. Ndërkohë, ka disa banorë të cilët kërkojnë që të mos shemben banesat e tyre. Qytetarët presin zgjidhje nga qeveria për problemet e tyre dhe paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të dalin…
Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve njofton se në vendin tonë janë regjistruar 69 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Po ashtu, bazuar në këtë raport bëhet me dije se nga 1,046 testime, të infektuar kanë rezultuar 36 qytetarë në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë. Sakaq, në të gjithë territorin e vendit janë 497 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14…
Më herët, presidenti amerikan Joe Biden foli nga Polonia dhe bëri një koment mbi presidentin rus Vladimir Putin duke e quajtur këtë të fundit një kasap. Pas kësaj, ka ardhur menjëherë një reagim nga Kremlini ku thotë se të tilla deklarata reduktojnë mundësitë për negociata dhe qetësimin e situatës. Sipas agjencise së lajmeve “Tass”, ndërsa i përgjigjej komenteve të bëra nga presidenti amerikan në Poloni, Kremlini theksoi se deklarata të kësaj natyre zbehin çdo mundësi për të rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërkohë, kujtojmë se këtë të shtunë, pasi vizitoi refugjatët ukrainas në Poloni, që Presidenti i Shteteve të Bashkuara…
Duke ecur javën e kaluar nga stacioni Thames në Limehouse, parakalova dy gra që po ecnin në të njëjtën mënyrë. Gjuha që ato flisnin, ishte e pagabueshme. Ato ishin ruse. Ndonëse i pabindur brenda meje, u befasova nga përgjigja ime spontane, që dilte në sipërfaqe para se të mund ta mendoja; Armiqësia drejt dy grave të pafajshme! “Ato nuk duhet të flasin kaq me zë të lartë,” dëgjova veten duke thënë nga brenda. “Jo në rusisht!” I mposhta ndjenjat shpejt. Ato nuk kishin asnjë lidhje me vrasjen masive që presidenti i tyre po kryen mbi një komb vëlla. Ato ndoshta…
Vetëm pak çaste mëparë është njoftuar se një zjarr ka rënë në ish-NSHN e qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se zjarri është regjistruar te materialet e skrapit dhe shkak i rënies së tij thuhet se është bërë një shkëndijë në vendin ku po punohej. Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të neutralizuar flakët dhe vendosur në kontroll situatën.
Përmes një komunikimi publik, kryebashkiaku i Chernihiv deklaroi se rusët e kanë shkatërruar tërësisht qytetin dhe dhe se deri më tani janë vrarë të paktën 200 civilë. Më tej, ai shtoi se prej ditësh ata ndodhen të izoluar në Chernihiv dhe se ushtria armike ka shkatërruar një nga pikat kyçe për banorët e këtij qyteti, urën mbi lumin Desna. “Është shumë e lehtë të shohësh dëmet, thuajse i gjithë qyteti është i shkatërruar”, u shpreh kryebashkiaku. Gjithastu, ai vijoi më tej duke theksuar se evakuimet janë të pamundura pasi qyteti është i rrethuar. Ai tha se në qytet mungon energjia…
Së fundmi, këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka qenë në Barcelonë ku po merr pjesë me para-festivalin e Eurovision. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se ndihet shumë e kënaqur nga pritja që i është bërë në Spanjë, por nga ana tjetër ka përmendur edhe komentet bullizuese nga publiku shqiptar në lidhje peshën e saj. Përmes një postimi në “Instastory” Ronela tregoi ndër të tjera se një pjesë e mirë e fansave të saj në Barcelonë e dinë përmendësh tekstin e këngës së saj. Por kjo nuk ndodh me publikun shqiptar tha ajo, duke shkruar se këtu njerzit e quajnë “lopë…
Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim për çmimet e karburanteve në vend duke e shtrenjtuar më shumë atë. Për pasojë, çmimi i naftës është shtrenjtuar me 12 lekë më shumë duke shkuar në 245 lekë litri, nga 233 lekë që ishte. Ndërkohë, veç naftës është shtrenjtuar po ashtu edhe gazi, i cili ka pësuar një rritje të ndjeshme duke arritur në shifrën rekord 110 lekë për litër. Me ndryshimet e fundit në treg të bëra nga vendimet e Bordit, gazi shtrenjtohet me 17 lekë më shumë pasi jo më larg se ditën e djeshme shitej për 93 lekë…
Rusia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi dhe për rrjedhojë, po mendon të nxjerrë në shitje rezervat e saj të arit të cilat kapin një vlerë prej 140 miliardë dollarësh. Thuhet se për shkak të gjendjes aspak pozitive të kohëve të fundit, kjo rezervë ari në Rusi mund të shitet me çmime të arsyeshme. Kujtojmë se shteto rus ka furnizimin e pestë më të madh të arit në botë, me më shumë se 2,300 ton ar të ruajtur në kasafortat e Bankës së Rusisë në Moskë dhe Shën Petersburg. Presidenti Vladimir…