Në fakt, Lulzim Basha nuk ka patur dalje publike në media që prej dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, por faktikisht, siç bëri të ditur dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ai ka qenë në takime me demokratë ne zona të ndryshme të vendit.
Sot kanë qarkulluar disa foto të cilat janë bërë në ambientet e një lokali në Ndroq, ku ish-kryedemokrati Basha shihet duke biseduar me antarë të Partisë Demokratike.
Në fakt edhe në tekstin e dorëheqjes, Basha theksoi se ai do të vazhdojë të kontribuojë për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë PD-në më të madhe dhe fituese.
