Gjatëparadites së kësaj të shtune, banorët e lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë dalë në protestë për shembjen e banesave të tyre.
Ndër të tjera, ata kanë firmosur edhe një peticion me anë të të cilit i kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kyebashkiakut Erion Veliaj të rishikojnë projektin për ndërtimin e pallateve të reja duke insistuar që ato të rindërtohen në të njëjtin vend.
Ndërkohë, ka disa banorë të cilët kërkojnë që të mos shemben banesat e tyre. Qytetarët presin zgjidhje nga qeveria për problemet e tyre dhe paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të dalin sërish në protestë.
