Ditën e djeshme, Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati është shkarkuar nga ky post nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ndërkohë, mësohet se në vend të tij është vënë Anisa Kaltanji.
Kujtojmë se Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet e 25 Prillit edhe pse ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë. Po ashtu, ai dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet.
Sakaq, pasi mori detyrën si Drejtor i Postës Shqiptare, Ervin Bushati bëri një sërë shkarkimesh të disa zyrtarëve me eksperiencë shumë vjeçare në këtë institucion, dhe thuhet se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të tij.
Emrat e disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare që janë shkarkuar nga Bushati:
Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti
Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti
Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti
Elidon Ormeni – Drejtor Auditi
Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë
Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse
Evis Brari – Drejtoreshë Finance
Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore
Hipokrat Biba – Drejtor Juridik
Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes
Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë
Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës
