Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Albana Vokshi tregon detajet e takimit mes Berishës dhe Alibeajt, çfarë u tha

19:30 / March 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vokshi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, deputetja demokrate, Albana Vokshi e cila njëheresh është edhe anëtare e Grupit të Rithemelimit të PD-së ka dhënë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në “News24” ku tregoi disa nga detajet që përshkuan takimin e ndodhur dje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Teksa fliste për këtë çështje, Vokshi u shpreh se ajo ishte një bisedë shumë miqësore mes Berishës dhe Alibeajt megjithëse të dy kishin mendime ndryshe për disa tema.

“Ishte më tepër gëzim i demokratëve, i anëtarëve të PD. Në bisedat tona, në diskutime, ishte veprim rutinë, vendim që gjykata duhet ta kishte marrë 30 ditë më parë. Komisioni i Rithemelimit si vendimmarrës në PD, shtuar edhe shkarkimin e Bashës si kryetar dhe të kryesisë, edhe de-juro dje mori ligjërisht zë me vendimin e gjykatës, Ishte një vendim që u përcoll me kënaqësi. Ndjej keqardhje për deklaratën e zotit Alibeaj. Statuti ishte miratuar, komisioni i Rithemelimit ishte miratuar, ishte një moment që të shuheshin debatet dhe të kapërceheshin dhe situatat të qetësohej. Gjykatësit iu drejtua një opresion i paprecedent dhe nga zoti Bardhi. Ne kemi mesazh bashkimi. Duhet të hedhim pas të shkuarën. Duhet të nxjerrim mësim nga e shkuara, jo vetëm në muajt e fundit por në vite e fundit. Duhet të jemi bashkë pa përjashtime. Zoti bardhi dhe Alibeaj janë jurist dhe janë shumë të mirë, por mund të kemi të drejtën për të ankimuar. Por zoti Alibeaj nuk është palë, s’ka të drejtë që të apelojë. Qëllimi jonë ishte për të biseduar në mënyrë miqësore.”, theksoi Vokshi.

Mund të na thoni disa nga prapaskenat e takimit mes Berishës dhe Alibeajt dje?

Vokshi: Përderisa ishte pa media, ishte një takim që mbase duhet të ruhen detajet për mos tu bërë publike. Një pjesë, besoj se dhe zoti Berisha dhe Alibeaj e kanë bërë publike, një pjesë të asaj çka u diskutua. Ajo që mund të thekson se përtej mendimeve të ndryshme, për disa aspekte organizative të strukturave të PD, njohjes së komisionit apo kryesisë, komandimeve të bëra nga Lulzim Basha, pjesa tjetër ishte miqësore. Ka qenë një bisedë e bërë në terma miqësore. Pavarësisht se kishte çështje të ndryshme. Takimi ishte miqësor. Më kanë thënë se fjalimi i zotit Alibeaj nuk ishte miqësor, ndaj ndjej keqardhje. Duhet të kishte zbutje të toneve. Ata janë të ftuar për të qenë pjesë e procesit të rinogranizimit të PD Ne duhet të jemi bashkë. Ky është mesazhi që kemi dhënë.

Sa deputete të Bashës e mbështesin 9 shtatorin?

Vokshi: Nga 9 shtatori, deri tani që flasim, unë di të them se shumë pak kanë qenë në mbështetje të zotit Basha. Kemi qenë disa deputetë që e kemi kundërshtuar vendimin e zotit Basha, dhe e kemi konsideruar përçarës. Por që nga 9 shtatori e më tej, kanë bërë që një pjesë e deputetëve, edhe ata që kanë mbështetur Bashën, të jenë përkrahës të lëvizjes së Foltores, apo të mbështesin komisionin e Rithemelimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.