Author: tirana

Pas vizitës në Europë javën e kaluar, Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka lënë pas bisedat me udhëheqësit europianë. Siç ka mësuar BBC, Biden po zhvillon një bisedë telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë. Javën e kaluar, Biden ishte në Bruksel dhe Poloni. Në kryeqytetin e Belgjikës ai mori pjesë në një samit të NATO-s dhe u takua me të gjithë udhëheqësit personalisht. Në Poloni, Biden vizitoi një qendër refugjatësh.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Giknuri deklaron se Presidenti i ri do të duhet të jetë një figurë që qëndron mbi palët. Në një intervistë për mediat, Gjiknuri nënvizon se kandidatura për President nuk duhet të ketë ambicie politike dha ta përdorë zyrën e Presidencës për interesat e tij politike sikurse ishte rasti i z. Meta. Gjiknuri shprehet se Meta ka qenë një President i mirëfilltë politik, me axhendë politike në shërbim të opozitës dhe në shërbim të interesave të tij pas detyrës së Presidentit për t’u rikthyer në politikë. Sekretari i Përgjithshëm thekson se edhe pse PS ka…

Read More

Rusia duket se është e gatshme të bëjë dy lëshime kryesore për luftën në Ukrainë. Thirrjet që Ukraina të “denazifikohet” që nënkupton ndryshimin e regjimit mund të mos kërkohen më nga Moska. Katër persona i thanë gazetës “Financial Times” se Kremlini është gjithashtu i përgatitur ta lëjë Kievin të bashkohet me Bashkimin Europian nëse Kievi braktis përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka treguar se mund ta pranojë një gjë të tillë. Gjithmonë e më shumë po besohet se Rusia mund të ketë hequr dorë nga pushtimi total i Ukrainës dhe tani është fokusuar në ndarjen…

Read More

Nga data 1 Prill nis ndarja e bonusit të paketës sociale për pensionistët si dhe indeksimi i pensioneve. Të gjithë të moshuarve, që në total janë 675 mijë do t’iu indeksohet pensioni në masën 3.3 %. Paralelisht po nga 1 Prilli, kush tërheq pensionin do të marrë edhe bonusin prej 3 mijë lekësh, i vlefshëm për tre muaj rresht. Por kush janë pensionistët që do të përfitojnë? Në total përfitues të paketës së rezistencës janë 441 mijë individë. Por në këtë shifër përfshihen edhe kategoritë në nevojë. Në total fondi për indeksimin dhe paketën e rezistencës kap shifrën e 8.5…

Read More

Së shpejti do të nisë vlerësimi psiko-social fillestar për çdo mësues në sistemin arsimor. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për ndalimin e dhunës në shkollë dhe trajtimin e çdo rasti specifik me në fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin. Njoftimi i Kushit: Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që: – së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Patrik Sadikaj një gazetar i njohur e njekohesisht i punesuar në zyren e shtypit të PD u largua nga puna prej të vetequajturit Komisoni të Rithemelimit, organ folklorik e politik njekohesisht mbushur me lloj lloj figurash që këtë parti të madhe e bënë të vogel shpesh, në numra e në vlera, me veset, memecllekun e akraballekun që i karakterizon. Kudo flasin për bashkim pasi qene per muaj zërat linçues të perçarjes! Të lodhur nga urrejtja, të venitur nga perçarja dhe egersia e saj deshem të beson në iluzionin e bashkimit. Profesoresha që kendon motin , që kontribut…

Read More

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të martën pasi Rusia tregoi se do të reduktojë sulmin e saj në pjesë të Ukrainës. Zhvillimet lehtësuan frikën e furnizimit me energji që çoi në rritje të çmimeve të naftës në fillim të këtij muaji. Nafta amerikane ra me 6.4% në 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, humbi 5.4% në 106.43 dollarë për fuçi. Pas bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të martën, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev…

Read More

Një 16-vjeçare rezulton të jetë zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i të miturës, A. K., 46 vjeç i cili ka bërë denoncim në polici. Sipas uniformave blu 16-vjeçarja është larguar ditën e djeshme nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. “Më datë 28.03.2022, shtetasi A. K., 46 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij e mitur, shtetasja M. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, bën të ditur policia.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona ndërsa një tjetër po hetohet pasi janë përfshirë në një sherr me thika. Më pranga janë vënë M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe S. S., 39 vjeç. Ndërkohë po punohet për kapjen e M. Xh., 27 vjeç i dyshuar për veprën penale tentativë vrasje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Autorja e emisionit të njohur “Përputhen”, Olsa Muhameti është aksidentuar me makinën e saj të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instastory, ku ka treguar se e kanë përplasur dy studente. Sakaq, Olsa ka zbuluar se të pranishmit në aksident nuk janë interesuar për ngjarjen, por e pyesin për të ditur informacion rreth emisionit. “Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që “Përputhen” tani është në sezonin e tretë dhe në moderim vazhdon të jetë…

Read More

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga afërsia e Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë. Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë. Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin konfirmoi “për të reduktuar rrënjësisht, aktivitetin ushtarak”, sipas medias shtetërore RIA. Masa…

Read More

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë ushtarët e plagosur rusë që duken të tmerruar. Këto pamje thuhet se janë marrë derisa atyre u jepeshin “medaljet e trimërisë për rolin e tyre në pushtimin në Ukrainë”, përcjell Telegrafi. Trupat e plagosur u ulën në heshtje në një rresht karrigesh me rrota ndërsa zëvendësministri rus i mbrojtjes Alexander Fomin përshëndeti përpjekjet e tyre për luftë. Por me gjithë entuziazmin e gjeneralkolonelit, ushtarët e rinj – shumë të cilëve u mungonte një gjymtyrë – dukeshin të tronditur dhe plot dëshpërim. Pamjet e transmetuara nga Channel One i kontrolluar nga Kremlini treguan se Fomin deklaronte…

Read More