Author: tirana

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë është arrestuar ditën e sotme në qytetin ne Gjirokastrës. Burime të policisë bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, së bashku me 3 të tjerë (të arrestuar më parë) janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej tyre. Njoftimi i plotë i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i…

Read More

Italianja “la repubblica” shkruan se numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës ka arritur në 145. Ky lajm u konfirmua edhe nga vetë Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërsa sa i përket fëmijëve të plagosur nga sulmet ruse, numri i tyre ka shkuar në 222. Megjithatë, këto të dhëna nuk janë përfundimtare, bën me dije prokurori i përgjithshëm.

Read More

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe ai rus Sergei Lavrov janë takuar së bashku në provincën lindore kineze të Anhui. Mësohet se kryediplomati rus, Sergei Lavrov do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan ku gjithashtub të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Këto bisedime vijnë pasi Afganistani po vuan një krizë ekonomike dhe humanitare e cila është përkeqësuar ndjeshëm nga ndërprerja e ndihmës financiare pas marrjes së pushtetit nga Talibanët. 🇷🇺🇨🇳 Foreign Ministers Sergey Lavrov and Wang Yi meet in Tunxi, China#RussiaChina 🤝 pic.twitter.com/tMaLlQmn0z— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia)…

Read More

Sipas asaj që shkruan “BBC”, një sulm i ndodhur në periferi të Tel Avivit në Izrael u ka marrë jetën pesë personave të cilët janë qëlluar për vdekje. Raportohet se sulmi ndodhi në “Bnei Brak”, e cila është një nga zonat më të populluara hebreje të vendit. Në fakt, ky është sulmi i tretë vdekjeprurës brenda një jave. Bazuar në burime të cilat ndodhen në vendngjarje, personi i armatosur i cili shkaktoi sulmin dhe mori 5 jetë njerzish u qëllua për vdekje nga policia. Autoritetet izraelite të sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të…

Read More

Gjatë ditës së sotme pritet që deputeti socialist Alqi Bllako t’i paraqesë Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe të vihet përballë akuzave që i janë bërë si një qytetar i thjeshtë. Alqi Bllako po dorëzon mandatin e tij të deputetit pasi SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest për të duke e akuzuar si të përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Në një postim të tijin të bërë dje, Bllako shkruan se një proces i drejtë do të provojë pafajësinë e tij, ndërkohë që nga ana tjetër, SPAK argumenton se deputeti ka përfituar para në vlera…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, pas përplasjes me armë në qytetin e Elbasanit është bërë i mundur arrestimi i bujshëm i një emri të njohur në krimin shqiptar, Nuredin Dumanit i cili rezultoi i përfshirë në përplasje. Ndërkohë, sot kanë dalë detaje të reja nga prangosja e bujshme e Nuredin Dumanit, i cili u kap nga policia mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Policia njofton: Rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, u bë lokalizimi dhe kapja e Nuredin Dumanit i cili njihet si një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë. Gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier. Pas përplasjes me armë zjarri në Papër të Elbasanit, Dumani mbeti i plagosur dhe më pas kishte shkuar në Fier për t’u strehuar. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia, në momentin e arrestimit Dumani ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat dhe i plagosur.

Read More

Mbrëmjen e djeshme, plehrave në qytetin e Vlorës u është vënë flaka çka ka shkaktuar një tym të konsiderueshëm i cili është përhapur në qytet. Mësohet se mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar i mbuluar totalisht nga tymi. Ndërkaq, pasi u është vënë zjarri plehrave janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja, të cilat aktualisht po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

Read More

Pak ditë më parë, reperes sl njohur shqiptare, Melinda Ademi i ndodhi një incident ku një fans e tërhoqi nga këmba teksa ajo po këndonte. Ky incident ka ndodhur në koncertin që artistja po mbante në Vjenë të Austrisë dhe fansi nl fjalë kishte qenë në gjendje të dehur. Menjëherë pas atij momenti, menaxheri i reperes ka reaguar duke goditur fansin. Sakaq, së fundmi ka ardhur dhe një reagim i reperes lidhur me këtë. Ajo kërkoi ndjesë duke sqaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se personi në fjalë ishte i dehur dhe se kishte përjetuar momente të frikshme.…

Read More

Konflikti mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka sjellë disa vrasje dhe atentate. Dy të fortët, njëri tashme i arrestuar fillimisht kanë qenë bashkëpunëtore, por më pas miqësia e tyre u shndërruar në armiqësi të betuar. Miqësia e tyre është prishur fillimisht me vrasjen e Klevis Kapllanit dhe më pas të Bujar Çelës. Prishja e miqësisë Dumani dhe Talo Çela duket se kanë prishur miqësinë mes tyre, çka ka bërë që ky i fundit dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Klevis Kapllanit, shokut të ngushtë të Nuredin Dumanit, ngjarje që ndodhi më 15 Shtator të 2020 Për hakmarrje, 37-vjeçari Dumani…

Read More

Në mënyrë të pazakontë, Policia e Shtetit ka lajmëruar pak momente më parë për një konferencë për mediat pas mesnate. Në një njoftim të shpërndarë në grupin WhatsApp policia bën të ditur se në orën 01:00 të natës do të dalë për një konferencë për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Njoftimi i policisë Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat. Ju ftoj të vini për ta ndjekur. Ndjesë për orën e vonë.

Read More

Avokati i njohur Adriatik Lapaj një prej aktivistëve pjesëmarrës thuajse në çdo protestë kundër rritjes së çmimeve ka reaguar pas tubimit të sotëm ku një grua përzuri nënë Lizën e cila u bë e njohur gjatë protestave kundër shembjeve te “5 Maji”. Lapaj distancohet nga ky veprim teksa thekson se një person i paidentifikuar ka cenuar krenarinë e të gjithëve duke i shkelur nënë Lizës të drejtën dhe lirinë për të protestuar. Ai shprehet se e dënon fort këtë sjellje ndërsa shton se kushdo qoftë zonja e shkaktoi atë incident i ka fyer të gjithë. “Nënë Liza simbol rezistence! Sot…

Read More